Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mr.sc.REZEHANA HYSA:Padrejtësitë në peshojë-OPINION

Shko poshtë

Mr.sc.REZEHANA HYSA:Padrejtësitë në peshojë-OPINION Empty Mr.sc.REZEHANA HYSA:Padrejtësitë në peshojë-OPINION

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 7:16 pm

Mr.sc.REZEHANA HYSA:Padrejtësitë në peshojë-OPINION 22177_108594319156385_8150207_n

Mr.sc.REZEHANA HYSA:Padrejtësitë në peshojë-OPINION

Nëse Reka dhe klika e tij donte ti bëj nder Ministrit aktual të mbrotjes gjegjësisht ta punësojë kushërirën e tij në nivel akademik prej kryqit kuq le ti hapte konkurs tjetër



Rezehana Hysa,studente e vitit 1996 e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës, pedagoge e diplomuar dhe asistente e Fakultetit Pedagogjik prej vitit 2002,ndërsa me zyrtarizimin e saj, më 2004 me marrëdhënie të rregullt pune nga komisioni amë për themelimin e Universitetit në thirjen asistente e re,në departamentin e pedagogjisë me kohë të pacaktuar ndërsa prej vitit 2007 magjistër i shkencave pedagogjike në Universitetin e Prishtinës.

Prej datës 8.4.2009 më janë marrë kompetencat prej vendit te punës gjegjësisht prej zgjedhjeve lokale të 2009 me preteks se procedura ime është në rizgjedhje ndërsa prej 22.5.2009 dhe i riaktivizuar prej datës 24.08.2009 më është ngritur procedurë disiplinore pa kurfarë baze ligjore për gjoja sulm fizik dhe dëmtim të pronës së Universitetit, duke u bazuar në disa njohtime dhe deklarata të 2008 dhe të devalvuara si protokol të shkruajtura kryesisht nga shefi i departamentit të pedagogjisë dhe ish dekanja e fakultetit filozofik si:nuk i dorëzon silabuset,nuk e respekton orarin e punës,prej 60 studentëve në kolokfium kanë kaluar vetëm 6,nuk e dorëzon raportin mujor edhe pse rrogën e merr në rregull,nuk i mban ushtrimet duke u mbështetur në fakte që mungojnë, etj.për të cilat absolutisht nuk e kam pasur idenë për to.Gjatë procedurës disiplinore drejtorisë së rektoratit dhe senatit disa herë i jam drejtuar me ankesa në lidhje me procedurën jashtë ligjore të komisionit disiplinor por fatkeqësisht ankesat e mia kanë shkuar në vesh të shurdhët. Prej momentit kur më është ngritur procedurë disiplinore, në zyrën time të punës kam pasur shumë dokumenta të mia personale me peshë nëpër fiokat e zyrës,fati i së cilave edhe sot e kësaj dite ka mbetur nën hije.

Kësisoj,me datë 29.12.2009 organet e USHT-së e nxorën vendin tim të punës për të 7 herë në rizgjedhje,që rizgjedhja nënkupton avansim në rastin konkret avansim prej thirjes asistente e re në thirjen asistente.Vlen të përmendet se ky konkurs në vazhdimësi ka qenë i hapur prej 2007 dhe i përsëritur në çdo 6 muaj deri në dhjetor të 2009. Edhe pse i kam plotësuar kushtet si de fakto poashtu edhe de jure,prej 2007 gjegjësisht si me notë mesatare 9 të studimeve themelore 9 posdiplomike 10 në lëndët që kam aplikuar me titull shkencor magjistër i shkencave pedagogjike me eksperiencë 5 vjeçare akademike deri në 2007,me pjesmarje nëpër konferenca,tribuna me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar,me punime shkencore të publikuara dhe të recenzuara si mbrenda ashtu edhe jashtë vendit,me eksperienca si koordinatore të projekteve nëpër organizata të ndryshme joqeveritare që kanë ndikuar në ngritjen time profesionale dhe shkencore etj.mirëpo organet e USHT e gjegjësisht shefi i departamentit dhe ish dekanja e fakultetit ne vend që ta realizonin konkursin deri në fund ato për kapriçiot e tyre shkruani njohtime dhe deklarata tendencioze në çdo 2 ditë me qëllim që ta prolongonin e procedurën e konkursit.

Gjatë procedurës së konkursit të datës 29.12.2009 e cila de jure zgjatën 6 muaj kam tentuar disa herë te dekani aktual i fakulteteit filozofik dhe organet e tjera të Universitetit se deri ku është procedura e konkursit, si dhe cili është komisioni recenzues që është e drejtë e ime legjitime dhe një ndër pikat e konkursit intervistë me komisionin recenzues,por fatkeqësisht asnjëherë nuk kam marë kurrfarë përgjigje konkrete prej tyre.

Kësisoj duke më mbajtur 2 vjet në procedurë disiplinore e cila de jure zgjatën 6 muaj, pa kurfarë baze ligjore (ngase me ligj për marrëdhënie pune,procedura disiplinore ngrihet së pari thiren palët në konflikt,dëgjohen pastaj komisioni disiplinor vendos a ka elemente te ngritjes së procedurës disiplinore apo jo,gjë që për rastin konkret nuk është zhvilluar një ecuri e tillë),gjegjësisht në akuzë të rrejshme dhe duke e mbajtur procedurën e konkursit në diskrecion të plotë nga ana e organeve të USHT-së,me datë 13.04.2011 pa kurfarë njohtimi nga USHT-ja më është ndërpre marrëdhënia e punës ndërsa rastësisht unë e kam kuptuar me datë 7.6.2011. Po në të njëjtën ditë më është dhënë një vendim i datës 23.6.2010 i nënshkruajtur nga Agron Reka dhe i bazuar nga këshilli i rektoratit se unë nuk i plotësoj kushtet në rizgjedhje në thirjen asistent.

Pyes organet e USHT dhe rektorin Reka se çfarë kushte duhet të plotësojë një akademik në rizgjedhje, pas 10 vjet pune permanente, dhe mbajtjen e mijëra orëve akademike, në një konkurs i cili është përsëritur 7 herë në çdo 6 muaj, dhe me notë mesatare 9 të studimeve themelore,9 posdiplomike,10 në lëndët që kam aplikuar,me mbi 30 punime shkencore të publikuara dhe të recenzuara si mbrenda ashtu edhe jashtë vendit,me pjesmarje nëpër konferenca,tribuna me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, në cilësinë e koordinatores së Sistemit të Bolonjës për USHT,që Sistemi i Bolonjës është trend në Europë dhe më gjërë, ku USHT-ja në kuadër të këtij projekti fitoi mediatekë me vlerë 50.000 euro ndërsa profesorët morën njohuri të sofistikuara mbi sistemin e transferit të kredive ECTS-së, ndërsa në rolin e koordinatores së projektit të mësuarit dhe të nxënit kreativ,studentët e vitit të III-IV, të departamentit të pedagogjisë i mësuan teknikat dhe teknologjitë më të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies e shumë e shumë të tjera.

Nëse Reka është zgjedhur në postin e rektorit jashtë procedurës ligjore dhe nëse dekani aktual i fakultetit në 2004 ka krijuar marrëdhënie pune me referat negativ dhe referatin e parë pozitiv e pati pikërisht në konkursin e datës 29.12.2009 kur e ushtronte postin e dekanit dhe nëse shefi i departamentit të pedagogjisë një palo njeri në moshën mbi 50 vjeç gjegjesisht në vitin 2006 u bë asistent në USHT ndërsa në 2011 inordinar dhe nëse Myqereme Rusi për ti forcuar pozicionet e veta e solli vajzën e vet me diplomën e Stara Zagorës,nuk do me thënë se ata janë Kameleon të Universitetit Kësisoj USHT-ja nuk është pronë e Agron Rekës dhe klikës së tij i cili duke u mbështetur në këshillin e rektoratit me datë 23.6.2010 dhe duke më mbajtur 2 vjet në akuzë të rejshme në të ashtuquajturën procedurë disiplinore pa kurfarë baze ligjore dhe me një dispozitiv shumë qesharak të nënshkruan një vëndim se unë nuk i plotësoj kushtet në rizgjedhje pas 10 vjet përvojë pune,për ta sjell kushërirën e Ministrit aktual të mbrotjes prej kryqit kuq pa asnjë ditë përvojë akademike.

Me çfarë të drejtë ligjore Reka bëhet Zot i Universitetit,i cili në seancat gjyqësore nëpërmjet avokatit të USHT-së prononcohet se punëdhënësi është ai i cili vendos se cilin ta pranon dhe cilin ta largon prej pune.I bëj thirje Rekës dhe klikës së tij se ky vend pune ka qenë i imi dhe me kohë të pacaktuar për rreth 10 vjet dhe se ky konkurs ka qenë për rizgjedhje,prandaj le ta konsulton ligjin për arsim superior që shumë mirë i precizon kriteret për zgjedhjen në thirjen asistent, dhe njëkohësisht të mos e shtrembëron të vërtetën dhe gënjeshtën ta shfrytëzon si alibi se inspektoriati i arsimit në proçesverbalin e tij krahas vërejtjeve të tjera ka bërë vërejtje kundra meje. Inspektoriati i arsimit,vërejte i ka bërë USHT-së citoj vërejtjen e inspektoriatit të arsimit: se prej 2004 deri më 2010 nuk është realizuar procedura e rizgjedhjes së Rezehana Hysës.Prandaj këtu shihet qartë se kush është fajtor për prolongimin e procedurës së rizgjedhjes.

Reka në kuadër të Universitetit ka mësimdhënës dhe persona të pa kualifikuar në lëminë përkatëse,prandaj i sugjeroi le të mer masa adekuate ndaj tyre dhe jo ndaj meje që jam e lëmisë përkatëse dhe me eksperiencë 10 vjeçare permanente po në atë vend pune,ndërsa Ministri aktual i mbrotjes në kuadër të benefit që e posedon këto eksperimente le ti bënte në ndonjë Universitet tjetër shtetëror në Maqedoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi