Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990)

Shko poshtë

Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990) Empty Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 1:40 am

Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990)

Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990) U1_NurieZekaj
Përgatiti: Sadik Krasniqi
Nurie Zekaj lindi më 11 mars 1967 në fshatin Raushiq afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “11 Maji“ (drejtimin e pedagogjisë) në Pejë. Ishte sdudente e vitit të tretë në Degen e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku humbi jetën tragjikisht me 23 prill 1990. Nuria u inkuadrua herët në Lëvizjen demokratike dhe ishte mjaftë aktive. Por me së shumti u shqua në Këshillin për pajtimin e gjaqeve (ishte njëra ndër nismëtaret e këtij aksioni humanitar). Kjo e re u muar edhe me krijime letare, sidomos me poezi, të cilat i botoi kohë pas kohe në revistat ''Zëri i rinisë'', ''Kosovarja'' si dhe ne gazetën e sdudentëve ''Bota sot''. Pas vdekjes iu botua libri me poezi ''Vesë a lot'' nga Shtëpa Botuese ''Buzuku'', i cili u ribotua në 20 vjetorin e vdekjes nën perkujdesjen e mikes së vet më të ngushtë Vera Kolëgjeraj.
Me këto poezi te nxjerruara nga libri i saj ''Vesë a lot'' e rikujtojmë Nurie Zekajn edhe pas 21 vjetësh, natyrisht me shumë mall dhe dhimbje...
PËRKUJTIM
NURIE ZEKAJ
PRANVERË E NDALUAR
(Poezi)
REFREN KËNGE
Ai këndon këngën e asaj nate pa yje
ulur në atë rrap
mua më bën refren në këngë
ai mori udhën e mërgimit
që të mos kthehet kurrë
mua në pritje më la
Ai nëse kthehet dikur
në shtratin e zemrës
a s´do të jam melodi e këputur
pyes heshtjen që më këput në shpirt
ZOG I PLAGOSUR
Mbi qepallën time
këngë e pakënduar
në këngën e pakënduar
zog i plagosur
në zogun e plagosur
fluturim i lënduar
mbi syri tim
qiell i përlotur
PA TITULL
Kur çdo gjë ishte jona
edhe shëtitja qeshja brengat
edhe emri sdudent
kur më bëhej se vetëm ne jemi
udhëheqeshim si donim
qeshja jonë qe ushqimi ynë
edhe lotët ishin tanët
po edhe ata kishin bukurinë e vet
mu si shiu pas diellit
ATËHERË
Atëherë kur vetës ia mbylla portën
ti shtrive duart nga unë
kur ngrita kokën nga qielli i mrrolur
vërejta jehonën e zërit tënd
atëherë kur numroja shkronjat e emrit tim
e vëraja se sot kam një më tepër
numëroj ,numëroj e zhdukem në numrin e fundit
të vetës sime.
LOT I PADERDHUR
Të ngrohtë të ruaj përherë
si mallin e zemrës
të kam ndryrë
si fjalën e pathënë
je vullkan im
që s´do të shpërthesh
SHOQES
(Akrostikë për Vera Kolëgjerajn)
Vezullimin e syve tu
Engjëjt e kanë zili
Renditen këto piktura në murin e dëshirës aty
A thua kjo e shtyri që vonë t´i ngjyrosin
këto me ngjyrën e quajtur trathti
Kalëro me inat nëpër të kaluarën
O hidhe pelerinën e ëndrrës dhe kthehu, kthehu!
Loze vallen e jetës
Ëmbël pa shtrëngim
Gjer atëherë kur
E ndjen se fatit i afrohesh
Ritmo lehtë nga ai
Atëherë do të gjesh forcë të garosh me peshë shekujsh
kthehu, kthehu pra
Jeto jo për Bibël e Kuran por për atë që e do....
PËR TY KOSOVË
Një sy s´do të më lërë të verbër
dritë më shumë do të ketë
ç´është një dorë për ty
krah yti u bëftë
një këmbë pa marrë hap
s´do të më bëjë
zemra hapa bën
mos të më qajnë për të vdekur
nëse s'bëhem fli për ty
shtatë pashë nën dhe fosilet do të mbesin.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi