Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Floresita Bossi:Tradhëtia

Shko poshtë

Floresita Bossi:Tradhëtia Empty Floresita Bossi:Tradhëtia

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 3:37 am

Floresita Bossi:Tradhëtia 224709_209684389056883_100000459708475_729280_4992941_n

Floresita Bossi:Tradhëtia

Tradhëtia është një veprim i ulët, por edhe një “lloj arti”, ku është shumë e vështirë të arrihet prefeksioni.

Është shumë e vështirë që të bësh që njëriu me të cilin jeton përditë të mos shikojë ndryshimet e shkaktuara nga një lidhje paralele e fshehtë, por ekzistojnë disa “rregulla të arta” edhe për të gjithë ata që tradhëtojnë.

Revista italiane “Vanity Fair” publikoi sot ato rregulla që sipas saj duhet të ketë çdo tradhëti perfekte.

Rrjetet shoqërore – Rrjetet shoqërore si Facebook apo të tjerë janë fatale për të gjithë ata që tradhëtojnë. Asnjëherë nuk duhet bërë një koment, sado i vogël në faqen e të dashurit apo të dashurës paralele. Rrjete të tilla janë të suksesshme vetëm në rikthimin e kontakteve me ish-të dashur të vjetër.

Kujdes në veshje – Argumenti që japin të gjithë ata që tradhëtojnë është se nuk mund të “hash të njëjtin ushqim të gjithë jetën”. Por, ky rregull nuk shërben për veshjen.

Ndryshimi i papritur dhe i vazhdueshëm në veshje mund të bëjë partnerin që të dyshojë, ndërsa i duhet kushtuar gjithmonë kujdes parfumit dhe aromave, sepse janë një prej elementëve kryesorë që bëjnë që një tradhëti të zbulohet.

Kur “tradhëtojnë” paratë – Zakonisht, të gjithë i dinë të ardhurat që ka partneri i tyre, por nga ana tjetër, një lidhje paralele ka nevojë për të ardhura shtesë.

Sipas “Vanity Fair”, është e këshillueshme që të gjithë ata që tradhëtojnë t’i deklarojnë fitime më të ulta bashkëshortit apo bashkëshortes së tyre, për të mos u rrezikuar që të zbulohen.

Ideja e ambienteve private – Tradhëtia nuk është më e tillë nëse ajo nuk mbetet private. Frekuentimi i ambienteve publike me partnerin e dytë është shumë i rrezikshëm.

Ndonëse oraret e gruas apo të bashkëshortit dihen mirë, nuk mund të parashikohet kurrë se cili person i njohur mund të dalë përpara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi