Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sërish triumfon Ardian Bujupi, hyn në top-treshën

Shko poshtë

Sërish triumfon Ardian Bujupi, hyn në top-treshën Empty Sërish triumfon Ardian Bujupi, hyn në top-treshën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 3:07 pm


Sërish triumfon Ardian Bujupi, hyn në top-treshën

http://www.rtl.de/cms/unterhaltung/superstar.html

Sërish triumfon Ardian Bujupi, hyn në top-treshën 23ardian-bujupiBahri Rashica



Supertalenti Ardian Bujupi arriti sërish të triumfojë. Ai pas një sfide, arriti të futet në treshën e më të mirëve të spektaklit për talentë të këndimit në Gjermani, “Deutschland Sucht Den Superstar” (“Gjermania kërkon Superyllin”).

Bujupit nuk iu tremb syri që në rrethin e parë të këndojë hitin e njohur “Here Without You” të 3 Doors Down, paraqitje që i la mbresa jurisë.

“Kjo ishte në përgjithësi një paraqitje e mirë. Ti nuk u bindesh ndjenjave të tua”, ishte vlerësimi i Fernanda Brandaos në juri.

Edhe performance e këngës “Fairytale” nga Alexander Rybak u prit me nota miradie nga juria, e sidomos nga Fernanda, e cila tha: “Kënga të është përshtatur vërtet shumë mirë. Ishte freskuese”.

Dhe kualifikimin Ardian Bujupi e siguroi me anë të paraqitjes fantastike në rrethin e tretë me këngën “Sex Machine” të James Brown, për të cilën u vlerësua nga legjenda gjermane Dieter Bohlen.

“Na ke emocionuar aq shumë me këtë këngë. Je i pakapshëm”, theksoi Boheln.

Garën në gjysmëfinale të emisionit të talentëve “Gjermania kërkon yllin” e siguruan pos Ardian Bujupit edhe Sarah Engels dhe Pietro Lombardi, ndërsa u eliminua Marco Angelini

Të shtunën që vjen, më 30 prill, Ardiaan Bujupi me dy këngëtarët tjerë do të takohen sërish në skenë. Cili/cila do të mungojë javën pasuese (më 7 maj), në finale, mbetet të shihet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi