Doli nga shtypi libri i Viktoria Xhakos "Zemër e ngrirë"
Faqja 1 e 1
Doli nga shtypi libri i Viktoria Xhakos "Zemër e ngrirë"
Doli nga shtypi libri i Viktoria Xhakos "Zemër e ngrirë"
Me këtë rast kam nderin ta Uroj dhe dëshiroj suksese mikes Viktori!
Viktoria Xhako me pseudonimin letrar Zhorzh Sand, është lindur më 09. 10. 1950. Ka patur prirje për letërsinë që në moshë fare të re. Ka kryer Universitetin e Tiranës në fakultetin Letërsi - Gjuhë shqipe dhe ka qenë mësuese letërsie në gjimnaz gjërsa emigroi familjarisht në vitin 1999. Vëllimi poetik "Zemër e Ngrirë" është botimi i saj i parë.
Kopertina: Piktori OTAVIO OSCAMP
Shtëpia botuese "Bota Shqiptare"
Shtypur në shtypshkronjen "Edlora"
Tiranë,2011
MALLIN , PSE E BERE DALLGE?
Eshtra të thara në varr dekompozuar,
Shpirtra që vuajnë të enden në ferr,
Makthe që frymën ta zënë papushuar,
Kufijtë e besës i shkelën për tmerr.
Në netët e ftohta të dimrit të gjatë,
Fare pakëz zjarr kërkoj të ngroh gjymtyrët.
Dy bredha ngërthyer mbi mermer të ftohtë,
Përjetësisht tunden në përqafim të thyer.
Gjumin tënd të qetë unë ruaj pas derës,
Endrrat vrapojnë, vrapojnë çmendurisht.
Rrugët e thyera shtruar gurë çakëll,
Të mprehta u ngulen brinjëve sërish.
Pasqyrën nxirre nga xhepi i shqyer,
Lëmo buzëqeshjen, stoli varfanjake.
Lidh kollaren, të lutem, lidhe shtrënguar,
Pastaj hidh pështymën në çdo kthesë shkalle.
Mos vajto sërishmi, ti, për lotin tim,
Lëre të pafajshmin të rrëshqasë ngadalë.
Unë të thashë, të thashë jam pa kthim,
Mallin e zhuritur pse e bëre dallgë?
E enjte 9 dhjetor 2010 ora 01:30
PERSE ME THE.......
Përse më the të vij tek ti,
Mbështjellë fort në mallin tënd?
Si t`i kaloj këto humnera,
Kur rrugët janë të prera keq?
Sa ngrohtë më mban kjo pelerinë,
Zërat e jetës më ftojnë nga larg.
Pena mbi fletë dridhet mendueshëm,
Mëdyshje, mëdyshje më djegin zjarr.
Valsi i ëndrrës dorën zgjat tek ti,
Në udhëkryq më thyhen vargjet.
Trishtimin përcjell fëshfërimë e erës,
Vrapo, kërko krahë, fluturoji brigjet.
Kënga e agimit më fton drejt yjësive,
Ftesa e saj egër kafshohet në zemër.
Guximin mbërthej me kopsa metali,
Ah, këto rrugë, qenkan të prera keq!
Përse më the se më pret, ti,
Të vij bashkë me agimin e bardhë?
Përse ma fshin ti, lehtë qerpikun,
Nga loti im i nxehtë valë?
Përse më fton, kur rrugë s`ka kund?
Ti, ëndrra ime, e bardhë, e bardhë?
Në tehun e jetës përpëlitesh fort,
Në të thella hone fundosesh ngadalë.
Përse më fton, kur rrugë nuk ka kund?
E diel 5 dhjetor 2010 ora 19:00
BLUJA E SYVE TE TU, D.
Shtatëmbëdhjetë të pafajshme pranvera
Tundte era mbi kaçurrelat e mi.
Melodia e qeshjes sime gazmore
Preku xhamat e barit ku rrije ti.
Në sy u pamë, çuditur, për një çast.
E kafenjta e syve më ngriu hutuar
Në detin blu të thellë të syve të tu.
Pastaj fluturoi mjaft e turbulluar.
Sërishmi u ktheva tek i qeti bar,
Por sytë blu kishin nisur udhëtimin.
Treni i jetës i çonte larg me vrap
Duke m`i lënë zemrës pritjen, trishtimin.
Kalërova unë në ajrin e ngrirë,
Me krahë të thyer, me ëndrra të vrara.
Gaforreditët ma copëtonin zemrën.
Blun` e thellë kërkoja, ikte përpara.
Kanxhat ditëgaforre më morën me vete.
Më zhytën, më nxorën në të çuditshme skela.
Çdo frymëmarrje blunë kërkonte me etje.
....................................................................
...Befas vezulloi kur më ikën pranverat.
Shpërthyen vullkanet, u thyen horizontet,
Çelën petalet e luleve në dëborë.
Yjtë e qiellit sytë m`i veshën dritë.
Zgjova agimet me zemrën ëndërr në dorë.
Sytë laj çdo ditë me blunë qiellore.
I fshi me petalet e lules dashuri.
I lutem lëndinës për pak vend të blertë,
Të mbjell aty sërishmi lastarin e ri.
Po ti, D. a më njohe?
E martë 21 dhjetor 2010 ora 00:30
HESHTJE KANCEROZE
Ra, u thye, u zhduk greminave,
I bardhi kristal i dashurisë.
Ditët zvarriten jetëlëpira
Nga derë e hapur e vetmisë.
Ra, u thye kristali i bardhë,
Embëlsisht, paqësisht, qetësisht.
Çdo ditë mërzia fshinte sytë.
Qielli zbriste poshtë çdo ditë.
Në dorë prita ciflat e mprehta,
Sytë e përlotur fshiva pastaj.
Kanceroze, heshtje shekullore.
Dukshëm buisën gjurmët pas saj.
Ciflat më prenë, më dogjën si prushi,
Të zbehtat faqe dhunuan ato.
Vazhdat e gjakut, gulshe të dhimbjes,
Si kancer mbeten, nuk fshihen dot.
Kërkojmë tani një lot të pastër,
Imazhet turbull notojnë aty.
Rrëshqet, tretet ky lëng i ftohtë,
Unazash kobre na lidhi të dy.
E martë 12 tetor 2010 ora 22:30
E martë 11 janar 2011 ora18:10
GJITHKUND FLLAD BLU
Shtyhet vjeshta pa kuptuar,
Dimri portën hap kanat`,
Struket ëndrra e mërdhirë,
Zverdhur ethesh, e pafat.
Vërma dorën përmbi zemër.
E dëgjon si rreh nga pak?
Regëtin në muzg të mbrëmjes,
Përpëlitet mbushur gjak.
Hidhmi duart përmbi supe.
A i ndien? Janë bosh.
Boshësi në muzg të mbrëmjes,
Do të tretet tokës s´ftohtë.
Hidhmi sytë përmbi flokë.
I shikon? Argjend janë.
Fijezat në muzg të mbrëmjes,
Do të treten më ngadalë.
Lërma puthjen përmbi ballë,
Buzënxehtën, flladi im.
Pastaj krahët kthe ngadalë,
Kur të shkoj gjumit pa zgjim.
Do të shkoj pa lamtumirë,
Nuk ta them, nuk ta jap dot.
Shpirt e trup jam veç dëshirë,
Zhytur në oazin plot.
Kur të zgjohem kopshtit tim,
Luleve, kur t`u marr erë,
Në aromën kundërmuese,
Ji ti, flladi im pranverë!
Do shijoj freski parajse,
Do prek dorën ledhatare,
Do nuhas blu – flladin tënd,
Që më kthen në yll të zjarrtë.
Do pres natën kur të zbresë,
Kur të fshihen yjtë reve,
Do kërkoj dritaren tënde,
Sytë e tu blu të thellë.
Do nxjerr zemrën kraharorit,
Zjarrin të ta hedh në deje,
Kur t`mbështjell me dritën time,
Në sup hëne do fle qetë.
Nata do të jetë e imja,
Do lundroj tek ti pa fund,
Si dikur në blunë e thellë,
Që shoh sot, që ësht` gjithkund.
Kur të zgjohesh në mëngjes,
Sytë kur të hapësh fort,
Do ta ndiesh puthjen time,
Po nuk do më shohësh dot.
E hënë 10 janar 2010 ora 20:30
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dolen nga shtypi dy libra të Viktoria Xhakos
» Sëshpejti del nga shtypi vëllimi i dytë i Viktoria Xhakos "TAKOHEMI NË QIELL"
» DOLI NGA SHTYPI LIBRI ME TREGIME, “HERBARE NJERËZORE”
» Doli nga shtypi libri i dytë Silvana Berkit
» Doli nga shtypi libri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT"
» Sëshpejti del nga shtypi vëllimi i dytë i Viktoria Xhakos "TAKOHEMI NË QIELL"
» DOLI NGA SHTYPI LIBRI ME TREGIME, “HERBARE NJERËZORE”
» Doli nga shtypi libri i dytë Silvana Berkit
» Doli nga shtypi libri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi