Doli nga shtypi libri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT"
Faqja 1 e 1
Doli nga shtypi libri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT"
Doli nga shtypi libri i Agim gashi "EPOKA E NDERIT"
Njoftoj lexuesit, miqët dhe mbarë adhuruesit e poezisë sime se më 14.07.2011, doli nga shtypi libri im i tretë "EPOKA E NDERIT".
Ky libër bashkë me librin e botuar para një muaji nga nga shtëpia botuese "LULU" nga Amerika do të promovohen në Biblioteken Kombëtare në Prishtinë duke filluar nga ora 12. Ftoj miqët që sipas mundësisë të marrin pjesë duke ma madhështuar promovimin e librave të mi.
Dy fjalë për librin "Epoka e Nderit":
Libri në fjalë për redaktor ka Sylejman Alin,
Koordinator është Mentor Thaqi,
Ballinën e pregatiti Ismail Rexhepi,
Realizimin kompjuterik e bëri Ibrahim Tolaj.
U shtyp në shtypshkronjen A-print
Botoi Shtëpia botuese SAGA në Prishtinë.
Ja dy recensionet nga Agim Gjakova dhe Ali Podrimja
POEZIA E AGIM GASHIT
Nga Agim Gjakova
Poezia e Agim Gashit, këngëtar dhe poet, e shkruar në frymë popullore, tenton ruajtjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë, për travajat që ka kaluar kombi shqiptar, për të tanishmen emigruese dhe gjithë ç‘i përket dinjitetit të njeriut. Gashi përpiqet të ruaj e zhvillojë më tej aspektet poetike të kësaj fryme, duke e joshur vargun me figura të goditur, me ndjenjë të çiltër, me gëzime e hidhërime, me mall e përlotje.
Përmbajtja e larmishme, temat e ndryshme, sidomos motivet e poezive të Gashit të bëjnë për vete për sinqeritetin e shprehjes, për preokupimet e poetit për gjithçka që është shqiptare, duke filluar nga ndjenjat e mirësisë, dashurisë, bujarisë... e deri tek ato të dhimbjes, zemërimit... që kombi shqiptar, që Kosova e tij të jetë më e mirë, më e begatë, më njerëzore, më fisnike, që jetohet në paqe e lumturi, që njeriu i Kosovës, dhe përgjithësisht shqiptar, të gdhihet me dinjitet e krenar.
Në poezinë e tij Gashi nuk përton të vërë në spikamë edhe krejt shtrembërimet shoqërore e politike që kanë ndodhur e po ndodhin në mjedisin shqiptar, në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë në Kosovë. Në poezinë „Unë me lumin bisedoj“, një poemë krejtësisht ngjethëse për motivet e saj, për mënyrën e shtjellimit, për shfryrjen e ndjenjave e të tjera aspekte, shihet qartë se autorit i dhemb gjithçka që nuk shkon mbarë, në mënyrë të veçantë parashtrimet politike në Kosovë, në vendlindjen e tij, për të cilën e ka marrë malli, dhe është i gatshëm të japë jetën.
Trajtimi me kaq patos i motiveve e termave të ndryshme i shton shpirtit poetik të mjedisit tonë një vlerë të pamohueshme, pasi ngërthen idealin, që ka nisur të zbehet mjaft, atë ideal që e mban në jetë një komb, që e shtyn përpara të ecë në rrugën e zhvillimit.
Libri mund të them se ngërthen një vlerë të duhur se nxjerrë në dritë disa aspekte të krijimtarisë dhe përbën një provë për shpirtin shqiptar, duke qenë i ndërthurur edhe me vlerë shkrimi, shprehjeje dhe gjuhe të duhur.
Edhe sot e kësaj dite në letërsinë botërore gjen shembuj të botimeve të poezisë me frymë popullore, qofshin ato të autorëve të njohur, apo të panjohur, sepse vlera e tyre hyn në piedestalin e kulturës kombëtare.
AGIM GASHI - ZË QË LËVIZTE DHE GURIN
Nga Ali Podrimja
Me rapsodin Agim Gashi i kishim rënë poshtë e lart Europës dhe kishim mbajtur gjallë diasporën tonë në kohën kur shfaqej UÇK-ja dhe kur radhët shtrëngoheshin. Ishte një kohë kur besonim në fitoren e popullit tone. Ushtonin sallat përplot dëgjues dhe kur në sytë e tyre rridhnin dhe lot.
Ditë të tëra kishim udhëtuar dhe zgjuar mendjen e fjetur se vinte dhe një ditë për shqiptarët, pa marrë parasyshë se ku ata frymonin.
Mbaj mend shumë takime të dhembshme, por zëri i Agimit ishte ajo fuqi që njeriun tonë e zgjonte dhe e qitte në udhën nga duhej ecur. Shpesh Azem Shkreli ishte parë në tribuna, ku nuk mungonte dhe ndonjë këshillë e tij. Kam përshtypjen se Europës i dilte gjumi dhe çështjen shqiptare e shihte ndryshe. Ne shqiptarët nuk ishim të vetmuar. Na mbante gjallë kënga. Agimi ishte një tenor i vërtetë. Këngët e tij na kujtonin kohën epike, atë fishtiake, besonim në atë që na vënte në lëvizje. Ka vite që Agimin nuk e kam parë, por kënga e tij më ndjek kudo dhe gjithnjë.
Faleminderit miku im për këngën burrërore…
Ditë të tëra kishim udhëtuar dhe zgjuar mendjen e fjetur se vinte dhe një ditë për shqiptarët, pa marrë parasyshë se ku ata frymonin.
Mbaj mend shumë takime të dhembshme, por zëri i Agimit ishte ajo fuqi që njeriun tonë e zgjonte dhe e qitte në udhën nga duhej ecur. Shpesh Azem Shkreli ishte parë në tribuna, ku nuk mungonte dhe ndonjë këshillë e tij. Kam përshtypjen se Europës i dilte gjumi dhe çështjen shqiptare e shihte ndryshe. Ne shqiptarët nuk ishim të vetmuar. Na mbante gjallë kënga. Agimi ishte një tenor i vërtetë. Këngët e tij na kujtonin kohën epike, atë fishtiake, besonim në atë që na vënte në lëvizje. Ka vite që Agimin nuk e kam parë, por kënga e tij më ndjek kudo dhe gjithnjë.
Faleminderit miku im për këngën burrërore…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "Epoka e nderit"
» Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT!
» Libri i ri "Epoka e nderit"
» Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje
» Agim Gashi:Epoka e nderit
» Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT!
» Libri i ri "Epoka e nderit"
» Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje
» Agim Gashi:Epoka e nderit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi