Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Centat s'pikturohen n'germa

Shko poshtë

Valon Beqiri:Centat s'pikturohen n'germa Empty Valon Beqiri:Centat s'pikturohen n'germa

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 25, 2011 10:56 pm

Valon Beqiri:Centat s'pikturohen n'germa 215914_206046772752192_100000406115855_641554_7590151_n
Valon Beqiri:Centat s'pikturohen n'germa 186612_100000406115855_7562808_n
Valon Beqiri:Centat s'pikturohen n'germa

Më ka plakur kjo moshë, në qendër t'vëmendjes me probleme,
m'duhet ta urrej natën, kupto se mendimet me mbysin krejt,
plasi n'pagjumësi, mos më nënçmo, po mundohem vehten ta gjej,
edhe njëherë n'ditë mu ushqy, mjafton ta quaja jetën e drejt.

Sa herë shtirem se jam mirë, miliona ndjenja i'a varrosi jetës,
jam një element përbuzës i letrës, gjithnjë m'shajn si për okolla,
dikush m'qorton pse mësoj, me piskam ma bën jetën shkretëtirë,
asnjë cent s'pikturohet në germa, prandaj jam pasanik pa te holla.

Jam vlerë e qortimeve t'shpeshta, qu puno diçka e leje librin,
ato dreq shkrime gjuaji, a e din që nesër s'ke me pas bukë?
sdi pse hyn n'gjynah me mu, mjaft që dridhet bota ime n'çdo minutë,
a duhet ti mshoj shkelëm fakultetit, për me qit diçka n'lugë?

Nuk kanë fund këto dhimbjet e gjata, mendimet s'ja vlejn me jetu,
pasha Zotin fryma po më ndalet, shpesh e humbi vehten pa zgjidhje,
sillem qosheve të shtëpis, pres kjo heshtje rrugën t'ma tregoj,
e kam të veshtirë, lotët kur më dalin, a të duket si palidhje?


Mund të dukesh, por jo edhe të shihesh...?

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi