Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RUZHDI BERISHA - RUDI:TE URA

Shko poshtë

RUZHDI BERISHA - RUDI:TE URA  Empty RUZHDI BERISHA - RUDI:TE URA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 12:06 am

RUZHDI BERISHA - RUDI:TE URA  227860_207643722602787_100000714825950_605088_6639055_n
RUZHDI BERISHA - RUDI:TE URA  173264_100000714825950_8262697_n
RUZHDI BERISHA - RUDI:TE URA

- I-

Ngjyrat nuk i dalloj fare
As errësirën nuk e dua
Ah sa i dua lotët e tu
Sa dua te ngjitëm lartë ne male

Tek ura e gurit te bardhë
I kemi shkruar një letër
Kemi gdhendur edhe ne gurë
Një dashuri te vjetër

Zana e maleve na ka takuar
Ne pas bukurisë u hutuam
Harruam për çka ishim aty
Nga dashuria u afruam

U ndalem te lisi afër rruge
U puthnim nga dashuria
Ajo ishte dita e fundit
Qe të dyve na mori vetmia



E kujtimeve

- II-

Kujtimi
Dhembja dhe dashuria
Loti dhe ëndrra janë vetëm dashuri

Ah ku mbeti dashuria qe kisha dikur
Ku mbetën dallëndyshet
Qe fluturonin në qiell
Po kujtimet
E dielli
Ah

Ah sa kujtime shkrova deri me tani
E sa lot ka derdhur për liri
Po ku mbeti fjala e shkruar
Për kënd shkruaj poezi
Ah ende nuk e di
Do mbesin kujtim
Ne raft për ty
Ah po aty
Do jen
Aty

Aty me gjeni deri natën vonë
Me qirinjtë e ndezur qe bëjnë dritë
Nga dhoma e errët me flladin e saj
Aty unë për ty do qajë
Po aty afër teje
Do qëndroj i shkruar
Kur te merr malli
Mundesh me më lexuar
Aty për ty
Unë po vuajë

26 . 04 .2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi