Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Të lutem jeto

Shko poshtë

Valon Beqiri:Të lutem jeto Empty Valon Beqiri:Të lutem jeto

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 27, 2011 10:05 pm

Valon Beqiri:Të lutem jeto 186612_100000406115855_7562808_n

Valon Beqiri:Të lutem jeto

Rezervoj nervat e botës si shenjë nderimi,
ca sjellje prej klyshi i kursej për ditët e qumshtit,
më vdesin ndjenjat nën ombrellën e shpresës,
a del familje e lumtur kur ndahen zjarri prej prushit?

Shpesh humbem në shpellat e mistershme të ndërdijes,
një ditë,jam i detyruar ta provoj famën e jetës,
kur rrudhat do t'më lëshohen varur si një buzëqeshje,
një mirëqenie më e bukur,do t'mi fal këshilla vdekjes.

Qoshet e asfaltit,do ti puthi me këmbët vjetëruara,
pluhurin do ta përqafoj n'çdo lëvizje të syve t'mi,
si një kafshë endacake,do t'më duket bota mbeturinë,
në çdo cep t'rrugës do të ndalem,t'dukem si plak i ri.

Natën vonë s'do të kthehem në shtëpi,shtratin do ta lë,
do ta lë vetë,si një gjymtyrë e lënë anash pa kurajo,
momentet kur lodhja do t'ma pushtoj frymen e shpirtit,
do t'më kujtohet RINIA,diçka që m'thoshte...JETO


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi