Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Papa Gjon Pali II do shenjtërohet të dielën. Historia e murgeshës tek e cila bëri mrekulli

Shko poshtë

Papa Gjon Pali II do shenjtërohet të dielën. Historia e murgeshës tek e cila bëri mrekulli Empty Papa Gjon Pali II do shenjtërohet të dielën. Historia e murgeshës tek e cila bëri mrekulli

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 7:40 pm

Shkruar nga TemA

Papa Gjon Pali II do shenjtërohet të dielën. Historia e murgeshës tek e cila bëri mrekulli


Papa Gjon Pali II do shenjtërohet të dielën. Historia e murgeshës tek e cila bëri mrekulli Papa-xhon-pali
Një murgeshë franceze, me sytë e mëdhenj e me një buzëqeshje të ngrohtë, pritet të jetë në Vatikan të dielën: Marie Simon- Pierre, 50 vjeç, do të jetë aty, kur Papa Gjon Pali i II të shpallet nga pasuesi i tij si shenjtor.
Gjysëm milion pelegrinë e më shumë se 50 krerë shtetesh (mes tyre dhe presidenti Topi, sipas agjencisë ANSA) do jenë në ceremoni. Në mënyrë të pavullnetshme, motër Maria do jetë ylli i kësaj ceremonie. Ajo është personi tek i cili kisha katolike është e bindur se Papa Gjon Pali ka bërë një mrekulli.
Në vitin 2005, murgesha nga Aix-en-Provence, vuante nga simptoma shumë të rënda të sëmundjes së Parkinsonit. Ajo ishte diagnostikuar në vitin 2001 nga kjo sëmundje. Krahu e këmba e majtë e saj dridheshin. Pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, i cili po ashtu kishte këto dridhje, trupi i murgeshës u shkatërrua. Ajo thotë: Nuk mund të shihja, mu zhduk gjithçka.
E shkatërruar, ajo kërkon që të lirohet nga detyra e saj si infermiere. Por nëna e madhe e murgeshave i tha që të mbahej: “Gjon Pali nuk e ka thënë akoma fjalën e tij,” i tha ajo.
Të dyja u lutën së bashku për ndërmjetësimin e Gjon Palit tek Zoti.
Pas një gjumi çuditërisht të qetë, murgesha u ngrit të nesërmen sikur kishte lindur për herë të dytë. Dhimbjet dhe të gjitha simptomat e Parkinsonit ishin zhdukur. Një mjek pohoi shërimin e saj.
Ekspertët e kishës, mjekët e shkencëtarët hetuan për këtë rast dhe Vatikani njohu karakterin mbinatyror të këtij shërimi.
Por murgesha Marie thotë se nuk kërkon që kamerat të drejtohen tek ajo, por tek Krishti.
Papa Gjon Pali II do shenjtërohet të dielën. Historia e murgeshës tek e cila bëri mrekulli Murgesha-marie
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi