Topalli në Konferencën Ndërkombëtare Obstetrike-Gjinekologjike
Topalli në Konferencën Ndërkombëtare Obstetrike-Gjinekologjike
Topalli në Konferencën Ndërkombëtare Obstetrike-Gjinekologjike
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Obstetrike-Gjinekologjike. Kjo Konferencë ku merrnin pjesë ekspertë në zë të kësaj fushe vendas dhe të huaj, u fokusua në rritjen e ndjeshmërisë dhe përfshirjes së opinionit publik për problemet që lidhen me shëndetin e nënës dhe të fëmijës si një domosdoshmëri për shëndetin e familjes dhe të shoqërisë.
Topalli iniciatore e vendosur për ndërgjegjësim të shoqërisë në mbrojtje të shëndetit të nënës, gruas dhe fëmijës si dhe mbështetësë e fuqishme e programeve lidhur me ketë problematikë vlerësoi këtë konferencë, si një mundësi e mirë për shkëmbimin e eksperiencave të specialistëve tanë me ata të huaj për të përballuar sfida si këto.
Topalli u shpreh se, takime të tilla i shërbejnë rritjes së ndërgjegjësimit të grave që, me anë të kontrolleve në kohën e duhur, të mundin sëmundjen e shekullit.
Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ndër të tjera u shpreh: “Rritja e cilësisë së jetës, të nënës dhe fëmijës është themelore dhe sa më shumë të bëjmë në këtë drejtim në fakt e kemi bërë për familjen, për shoqërinë në tërësi dhe për kombin tonë. Unë jam e ndërgjegjshme se të gjithë ju që përballeni çdo ditë me këtë sëmundje, me raste të vështira, nuk mund ta përballoni të vetëm këtë betejë, për të rritur cilësinë e jetës dhe të jetëgjatësisë, pa mbështetjen e shtetit dhe të faktorëve të tjerë të shoqërtisë sonë.
Në betejën e përditshme dhe ndër sfidat më të vështira dhe delikate, më të komplikuara është beteja që gratë, nënat ndeshen me betejën e kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës.
Është një sëmundje që është kthyer në një virozë stinore dhe në opinionin e shqipëtarëve është fatale.
Kjo për shkak të mungesës së edukimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë në tërësi. Unë në këtë sallë njoh shumë zonja, doktorë, profesorë, të cilët ndihmojnë gratë në betejën e tyre.
Unë personalisht jam e ndërgjegjshme se kemi shumë punë për të bërë në edukimin dhe në rritjen e ndërgjegjësimit e shoqërisë, të grave në veçanti për të arritur depistimin në një shkallë më të gjerë dhe për ta kthyer atë në një realitet.
Në fund të fundit sëmundja e kancerit nuk është fatale nëqoftëse atë e kapim në fazat fillestare. Sa herë që flitet për sëmundjen e grave mendohet se është fundi i jetës. Nuk mund të jetë e nuk është kështu!
Nënat, gratë, më shumë se për vetën e tyre, mendojnë për fëmijët e familjet e tyre. Është detyre ime, jo thjesht si Kryetare e Kuvendit, por si grua, si nënë , për të bërë atë çfarë duhet bërë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo komunë, në çdo bashki folur dhe bashkëbiseduar me grate, për ta kapur në fazën fillestare këtë sëmundje që merr proporcion të frikshëm nëse nuk kapet në fazën fillestare.
Unë besoj se lufta kundër kancerit të gjirit, të qafës së mitrës tek gratë duhet konsideruar si një kryqëzatë që do ta bëjmë bashkë me profesorë, doktorë, politikanë, shoqëria civile dhe media”, tha Topalli.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Topalli mund të zgjidhet presidente
» Topalli: Vaksinoni Edi Ramën
» Lajme nga Republika e Shqipërisë
» Topalli prezantoi të arriturat e parlamentit
» Topalli për Kosovën, reagojnë serbët
» Topalli: Vaksinoni Edi Ramën
» Lajme nga Republika e Shqipërisë
» Topalli prezantoi të arriturat e parlamentit
» Topalli për Kosovën, reagojnë serbët
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi