Arbana Xharra: Evropa injoron Thaçin
Faqja 1 e 1
Arbana Xharra: Evropa injoron Thaçin
Evropa injoron Thaçin
Nga Arbana Xharra
Prej se është zgjedhur kryeministër në mandatin e fundit, nuk mbaj mend të ketë pasur vizitë apo të jetë ftuar diku në Evropë në ndonjë takim zyrtar. Është më se e qartë se Hashim Thaçi nuk e gëzon simpatinë e evropianëve sikur disa vjet më parë, dhe nuk duhet analizë e thellë për të kuptuar pozicionin që ka tash ai, karshi opinionit ndërkombëtar.
Nuk i dolën skandalet e njëpasnjëshme gjatë tërë vitit që lamë pas, të cilat u kurorëzuan me vjedhjen e votave, por i prishi marrëdhëniet edhe me dy organizatat më të rëndësishme financiare botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar(FMN) dhe Bankën Botërore (BB), pasoja të cilat do t’i shohim vetëm më vonë. Përkundër ideve proevropiane që promovon Thaçi, ai është duke u injoruar nga vendet më të fuqishme evropiane.
Edhe pse zyrtarisht luan me letra të Evropës, Kosova nuk është duke lëvizur asnjë hap drejt saj. Nëse qëndrueshmëria e një shteti dhe rruga drejt integrimit e ka shtyllën bazë zhvillimin ekonomik, të cilin Kosova mund ta ketë nga investimet perëndimore, tash për tash jemi në “kolaps” të rëndë. Prej se Hashim Thaçi është në pushtet, asnjë investitor serioz evropian nuk ka ardhur për të investuar në Kosovë.
Edhe ata pak investitorë potencialë për të investuar ikën prej nga kanë ardhur. Disa prej tyre, si RWE-ja gjermane dhe CEZ, grup kompani këto me renome botërore, ikën të dëshpëruara vitin e kaluar, duke pritur të nisë projekti për ndërtimin e termocentraleve të reja “Kosova e Re”, i cili as që ka nisur.
Kryeministri mund të arsyetohet se shkaktar i mosardhjes së investitorëve evropianë ka qenë kriza financiare, por kjo nuk qëndron, sepse Kosovës ia kanë mësyrë investitorët turq.
1. Konzorciumi turko-amerikan “Bechtel & Enka” e fitoi tenderin me vlerë prej 924.8 milionë dollarë (700 milionë euro) për ndërtimin e autostradës Morinë-Mrdar.
2. Konsorciumi turko-francez “Limak& Lion” mori me koncesion për 20 vjetët e ardhshëm aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
3. Kompania “Limak” ka shprehur interesim për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.
4. Disa kompani nga Turqia kanë tërhequr dokumentacionin e parakualifikimit për tenderin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) e ato janë: “Turkcell”, “Turkish Chamber of Comerce”, “Calik Telecom”.
Në mesin e shumë kompanive të huaja, kompanitë nga Turqia dominojnë për shprehje të interesit në tenderin për blerjen e PTK-së. Pos investimeve, edhe bashkëpunimi politik ka qenë dukshëm i orientuar nga Turqia. Në mars të këtij viti, kryeministri u nis për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të homologut turk Recep Tayyip Erdogan, me ç’rast mori pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve.
Kryesuesi i Unionit Turk të Shkëmbimit të Odave dhe Mallrave (TOBB), Rifat Hisarciklioglu, organizoi konferencë për marrëdhëniet tregtare me Kosovën.
Është premtuar se volumi tregtar mes dy vendeve, që momentalisht është 300 milionë dollarë, do të rritej në 1 miliard brenda një viti.
Përveç kryeministrit, edhe lidershipi kosovar ka “zgjedhur” Turqinë për t’i zhvilluar vizitat pothuajse të vetme zyrtare në rajon.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, sivjet i shoqëruar nga një delegacion i lartë i FSK-së realizoi një vizitë zyrtare katërditore në Turqi, ku zhvilloi disa takime me përfaqësues të ushtrisë turke. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ditë më parë priti në një takim 46 diplomatë të rinj të Republikës së Turqisë.
Duke i parë këto trende ekonomike, nga të cilat është duke ecur Kosova në dhjetë vjetët e fundit, ka shumë mundësi që të krijojmë varshmëri ekonomike të orientuar nga Azia e jo nga Evropa, nga e cila janë orientuar të gjitha shtetet fqinje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit
» Arbana Xharra:Misioni i Ri i LDK-së
» Arbana Xharra:Tempulli i analfabetëve
» Arbana Xharra:“Bac u kry”, të gjithë po ikin
» Arbana Xharra:UDB-ashët dhe “patriotët”
» Arbana Xharra:Misioni i Ri i LDK-së
» Arbana Xharra:Tempulli i analfabetëve
» Arbana Xharra:“Bac u kry”, të gjithë po ikin
» Arbana Xharra:UDB-ashët dhe “patriotët”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi