Gruaja shqiptare e mafiozit D'avanzo
Faqja 1 e 1
Gruaja shqiptare e mafiozit D'avanzo
Gruaja shqiptare e mafiozit D'avanzo
Drita D'avanzoGruaja shqiptare e mafiozit D'avanzo shokon Amerikën
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një televizion me audiencë prej 2.2 milion shikuesish ka nisur të transmetojë një reality show të çuditshëm: ndjek hap pas hapi jetën e grave, apo partnereve të personave të lidhur direkt me mafian në SHBA.
Publiku amerikan ndjek hap pas hapi dertet, gëzimet, shqetësimet, problemet, sfidat dhe inatet e grave besnike të bosëve të mafias, të cilat duhet në shumë raste të rrisin fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër të mbrojnë deri në fanatizëm dashurinë dhe besnikërinë
ndaj burrave të futur në burg.
Njëra prej tyre, quhet Drita dhe është shqiptare. Drita, është aktualisht një prej personazheve më të forta të këtij reality show. Ajo është bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të Leo D'avanzo, një mafioz italian që vitin 2001 është kapur nga FBI me akuzat
për pastrim parash, trafik droge, rrëmbim njerëzish, e vjedhje bankash.
Ai ndodhet aktualisht në burg, për herë të dytë, pasi në vitin 2001 prokurori i Long Island në SHBA arriti të bindë gjykatën për akuzat e vjedhjes me dhunë të një banke.
Ndërsa bashkëshorti i Dritës, një prej liderëve të një bande të lidhur ngushtë me mafian kolumbiane, vuan dënimin në burg, ajo është e detyruar të rrisë dy fëmijët e tyre:
Aleeya (9 vjeç) dhe Gizelle (3 vjeç).
Historia e pabesueshme e shqiptares së fortë
Drita është rritur nga një familje shumë tradicionale shqiptare nga veriu i Shqipërisë dhe iu desh të luftonte me të atin, një trainer futbolli, në mënyrë që të arrinte të martohej me një të huaj, për më tepër me një Italian mafioz!
Ajo u rrit ndryshe nga gjithë bashkëmoshataret e vet. I ati, një malësor tipik shqiptar, e rriti duke e trainuar në një skuadër futbolli në Long Island. E trainoi në atë mënyrë që çdo mashkull futbollist t'ia kishte frikën. Ajo nuk ishte e lejuar që të qante, për shembull! Nuk ishte lejuar asnjëherë nga i ati që të shfaqte dobësi apo feminilitet.
Sipas të gjitha mediave të lajmeve rozë në SHBA, ajo ishte trainuar aq mirë sa u thirr të luante me skuadrën kombëtare të futbollit në SHBA. Gjithçka ishte gati për këtë hap, por Drita njohu, në ato momente, atë që do të bëhej bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj...
Ajo e njohu në rrugë Lee dhe pas disa takimesh me të përfunduan të martuar. Gjithçka shkonte vaj derisa Drita ngeli shtatzënë me fëmijën e parë. Në atë moment, federalët
e shoqëruan Lee në burg me akuzën e vjedhjes me dhunë të një banke dhe e dënuan me 8 vjet heqje lirie.
Lee i premtoi besnikëri dhe dashuri të përjetshme, i premtoi madje edhe se nuk do ta braktiste asnjëherë dhe se nuk do ta linte më të vetme. Gjatë kohës kur burri i saj ishte në burg, Drita, e frikësuar se mos situata të tilla do të përsëriteshin, dhe në nevojë për të krijuar një pavarësi e siguri financiare hyri në disa kurse për kozmetikë dhe rezultoi
e suksesshme.
Lee doli nga burgu dhe së bashku nisën një jetë të re. Blenë një shtëpi të re dhe Lee madje u punësua ne një punë të rregullt. Por kjo jetë në vaj s'mund të zgjaste shumë... Lee u burgos sërish dhe u akuzua për herë të dytë. Atë herë me 5 vjet heqje lirie.
Për dashurinë me mafiozin
Aktualisht në programin reality show të gjithë audiencës iu bë një pyetjë e thjështë:
a duhet Drita, një grua e fortë, autoritare dhe e shpenguar të lejojë Lee që të shikojë
fëmijët e tij në burg? Në fakt, Drita dëshiron që vajza e saj e madhe, Aleeya të ketë një marrëdhënie të mirë me të atin.
Për këtë arsye ajo e çon të bijën shpesh në burg që të takohet me të atin *ndërsa vajza e vogël që është vetëm 3 vjeç nuk mund të hyjë në një ambient të tillë). Në fillim Drita i kishte thënë së bijës se babai i saj ishte larguar me punë, por më pas ajo vendosi t'i tregojë të vërtetën.
Gjithçka që dihet me siguri është se Drita ende e do babain e fëmijëve të saj, pavarësisht
se ai ndodhet në burg dhe pavarësisht akuzave të rënda që rëndojnë mbi të. Si Drita
ka dhe gra të tjera që po mbajnë frymën e audiencës amerikane në këtë reality show të
jashtëzakonshëm.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gruaja e parë shqiptare nudo?! (foto)
» Gruaja e parë shqiptare, kapitene në Ushtrinë Amerikane
» Gruaja shqiptare u masakrua në Itali, gjendet pa këmbë e pa dorë
» Xhevat Rexhaj: Faqja - Zemra Shqiptare - Vërtet është Shqiptare
» Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!
» Gruaja e parë shqiptare, kapitene në Ushtrinë Amerikane
» Gruaja shqiptare u masakrua në Itali, gjendet pa këmbë e pa dorë
» Xhevat Rexhaj: Faqja - Zemra Shqiptare - Vërtet është Shqiptare
» Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi