Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Faqja 1 e 1
Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Nga Asllan Dibrani
Nga festat e shumta të krishterëve, përkatësisht të besimtarëve katolikë, pas Kërshëndellave, që paraqesin lindjen e Jezu Krishtit, festa e Pashkëve është pa dyshim më e madhja, që paraqet ringjalljen e Krishtit. Pra, Pashkët janë festim i kthimit në jetë të Krishtit pas kryqëzimit të tij, përkatësisht festimi më i shenjtë ndër festat e mëdha krishtera.
Pra, Kreshmët paraqesin përgatitjen për ngadhënjimin mbi të keqen, kurse Pashkët paraqesin fitoren mbi mëkatin, dashurinë mbi urrejtjen. Kjo e vërtetë mund të zbatohet edhe në realitetin tonë shoqëror. Bile, dihet se Kosova kohën e Kreshmëve e kaloi në Kalvarin e vet mbi vuajtje e sakrifica për të arritur deri te dita e shumëpritur me shekuj - dita e lirisë dhe e gëzimit - Dita e Pavarësisë.
Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Kjo e kremte u manifestua edhe ne mesin mërgimtarëve anembanë shteteve të Evropës, ku ma shumë ku ma pak, po kësaj here patëm rastin ta përcjellim meshën kushtuar Pashkëve në Shtutgard të Gjermanisë. Të dielën pikërisht në ora 12 ishte fillimi i meshës. Ishe relativisht një ditë me diell dhe e qetë. Shumë qytetarë kishin ikur në piknikë dhe vizita ma të largëta. Ajo qetësi mbretëronte në qytetin e Shtutgardit mbi 800 mijë banorësh. E kundërta e qetësisë ishte në afërsinë e Kishës Shqiptare, që ishin tubuar me qindra njerëz me ju bashkuar kësaj të kremteje të madhe. Nga larg binin në sy grumbuj njerëzish duke biseduar, duke i zgjatur duart njëri - tjetrit në urimet e tyre në shenjë respekti për festën e pashkëve.
Ishin tubuar me qindra njerëz me ju bashkuar kësaj të kremteje të madhe
Aty bien në sy familje, burra, gra, fëmije, të rinj e të reja , njerëz të moshuar të shoqëruar njeri me tjetrin. Ishte kënaqësi e veçantë t'i shohësh njerëzit të bashkuar sikur të ishin një familje e lëre ma që aty ishin mbi 500 veta. Në mungesën e vendit një pjesë e të ardhurve edhe nga qytete ma të largëta 200 e 300 km edhe nga Zvicra mbetën jashtë sallës.
Urimi për Pashkët: Filloreta Musolli pranë besimtareve me këngë kishtare |
Aty nuk munguan edhe shumë shqiptar të besimit islam qe kishin ardhur tu urojnë festën vëllezërve të vet ditën e pashkëve dhe të jenë bashkëpjesëmarrës për këtë feste, madje pati edhe intelektualë që dhanë mesazhe dhe sugjerime dhe e gjykuan rastin e ekstremizmit islamik nga qarqe te huaja e sidomos nga shtete arabe me veprimet e tyre antishqiptare përmes njerëzve të dresuar si ekstremist islamik, siç ndodhi rasti i vrasjes në Aeroportin e Frankfurtit!
Mesazhet e disa intelektualëve shqiptar me përkatësi te ndryshme fetare
Nazmi Ahmeti intelektual dhe një shqiptar i aktiviteteve të shumta për çështjen shqiptare, pjesëmarrës ne këtë takim thekson se, ne kemi ardhur ta nderojmë trungun dhe themelin e të parëve, t'i shohim vëllezërit tanë të një gjaku, gjuhe dhe zakoni, ta rikujtojmë kohën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Ma tutje shprehet ta zbatojmë porosinë e nënës se madhe, Nënës Terezës me një mesazh që le të shërbejnë këto festa tona qe të mbretërojë lumturia, harmonia, mirëqenia, respekti ndër shqiptarë dhe gëzimi në shtëpitë tona, të bashkuar qofshim gjithmonë ndaj armiqve tanë që kishat tona në kohen e Skënderbeut na i shndërruan në xhamia dhe ma vonë ne kisha serbe që sot serbët po bëjnë propagandë si të tyre, a dihet se kur kanë ardhur këta ardhacakë në trojet shqiptare nga shkretëtirat e Rusisë!?...
Një familje që u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rastin e festës se pashkëve në Shtutgard |
Nxënësit e korit pranë famullisë shqiptare në Shtutgard ne ditën e pashkëve |
Nue Lekaj aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim tha se e përkrahu progresivitetin shqiptar në përforcimin e unitetit kombëtar, po ashtu i gjykoi disa gjëra qe nuk janë në interesin e shqiptarëve, pothuajse ishte identik me të deklaruarit e ma hershëm.
Patër Marian Lorenci përfaqësues i Misionit Katolik Shqiptar dhe i Kishës Shqiptare të Shtutgardit
Familja ma e gjerë nga Freiburgu i Gjermanisë qe u konvertua nga besimi islam në atë krishterë |
Aty pati edhe disa pjesëmarrës që diskutuan, po edhe një kor i fëmijëve shqiptar qe e shoqëronte meshën ndërkohë. Aty pati një familje qe u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë siç ndodhi edhe në Prishtinë në" Katedralen Nënë Tereza" në prezencën e Ipeshkvit të Ipeshkenise së Kosovë Im zot Dodë Gjergji, që u kthyen në fenë e të parëve të krishterë ma shumë se 22 veta.
Një familje u konvertua nga besimi islam në atë të krishterë nga Freiburgu i Gjermanisë me rastin e festës se pashkëve në Shtutgard
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard |
Edhe unë personalisht ju uroj këtë festë kudo që besimtarët shqiptarë qe ndodhen, le të jetë ky urim si mesazh i bashkimit për dashurinë dhe solidaritet për njëri-tjetrin, le të jetë një mesazh i kujtimeve tona qe kontribuon rilindësit tanë për ta ndërtuar shtetin tonë Shqipërinë, e që padrejtësisht Kosova dhe trojet tjera i mbeti brezit tonë ta përmirësojmë, atë padrejtësi shekullore që na e servuan të huajt në bashkëpunim me tradhtaret e vendit. Le të mbetet ky mesazh që ta fisnikërojë shpirtin tonë për respektin, dashurinë, harmoninë, solidaritetin për njëri-tjetrin në përpjekje drejt lirisë kombëtare të bashkuar, të jemi tri komunitet besimtare shqiptar myslimanë, të krishterë e ortodoksë unik dhe të lidhur me njëri - tjetrin. Le t’i gjejë kjo ditë e madhe shqiptaret në ditën e pashkëve ma unik se kurrë se armiku me njerëzit e pa ditur shqiptar po punojnë në dëmin e kombit prandaj t'i demaskojmë këta tipa duke punuar, shkolluar dhe ngritur vetëdijen kombëtare me qëllim të demaskimit të tyre ku do qe të jenë dhe kushdo qofshin në qeveri, institucion, organizatë apo i huaj, uniteti dhe bashkimi ynë do të jetë fitorja që kremtet tjera t'i festojmë të gëzuar dhe te lirë së bashku.
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard |
Pamje nga publiku në ditën e meshës në Shtutgard |
Dukagjin dhe Bekim Marleku ne percjelljen e meshes |
Familja nga Freiburgu i Gjermanisë qe u konvertua nga besimi islam në atë krishterë |
At Mariani në pagëzimin e fëmiut të kësaj familje |
Publiku gjatë ceremonisë së meshës |
Nue Lekaj aktivist, zyrtar ne komunë, ekonomist i diplomuar pjesëmarrës në këtë takim |
Pagëzimi i fëmijëve nga At Marian Lorenci |
Pjesemarres ne kete takim: Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif Rexhepi |
Pjesemarres ne kete takim Nazmi Ahmeti, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani, Dafina Hyseni Muhamet Idrizi dhe Hakif rexhepi dhe familja qe u konvertua ose te themi ma mire u rikthye në besimin e të parëve tanë |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Asllan Dibrani:U manifestua 28 nëntori dita e Flamurit kombëtar në Shtutgard të Gjermanisë
» Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë
» Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!
» Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!
» Asllan Dibrani:Mbrëmje poetiko-artstike në Shtutgard nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve shqiptarë në Gjermani
» Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë
» Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!
» Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!
» Asllan Dibrani:Mbrëmje poetiko-artstike në Shtutgard nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve shqiptarë në Gjermani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi