Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Empty Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 28, 2013 8:32 pm

Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne
segmente te ndryshme!


Shkruar nga:
Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! 68947_161686007192439_5346475_n
Nga Asllan Dibrani, Foto-reportazh nga Q.K.SH në Shtutgart


Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! 1361892900-stuttgart






Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme!

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgart manifestoi pesë vjetorin e "Pavarësisë së Kosovës"në një atmosferë të ngrohtë familjare , nga e cila po sjellim një kujtim nga e njëjta ditë para pesë vitesh ishte organizatorja e cila tuboj rreth 5.000-6.000 veta në sheshin e Shtutgardit Mark-Platz me një frekuentim emocionesh të asaj dite qe u prit shpallja e "Pavarësisë së Kosovës nga Prishtina". Ishte momenti shekullor i sakrificave nga shqiptarët për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Qendra kulturore pas aktiviteteve të ndryshme kulturore ajo organizojë për çdo vjet manifestimin e kësaj datë të shenjtë për popullin shqiptar , një feste me vlera historike pas festës madhështore të Pavarësisë së Shqipërisë. Po edhe me 17 . 02 .2013 ishin tubuar shqiptarët e Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit me një atmosferë familjare, ku i dhanë një madhështi kësaj feste .

Manifestimin e moderoi znj. Gjylije Lecaj,njëherit edhe sekretare e Q.K.SHnë Shtutgard e cila fillimisht nga të pranishmit u përcoll himni kombëtar i përshëndeti pjesëmarrësit duke uruar përvjetorin e pestë të Pavarësisë së Kosovës dhe duke ftuar për fjalë përshëndetëse kryetarin e Q.K.SH. z Vitor Spaqi i cili pasqyroj një aktivitet të fokusuar të punës dhe avancim veprimtarie në segmente të ndryshme dhe të ngjeshura duke lënë gjurmë progresive nga kuadri i "Qëndresë Kulturore Shqiptare" nga Shtutgardi në fushën e kulturës .

Zoti Spaqi i përshëndeti të pranishmit i cili vlen te përmendet qe mos ti mbesim borgj, ka dhëne një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin dhe ngritjen e kësaj Qendëre, ku po dëshmohet me vet prezencën e një elite intelektualësh , profesorësh dhe njerëzve të Kulturës artit dhe muzike .Qendra Kulturore po zotohet me vlera të reja dhe aktivitete të veçanta,me çka do t'i prezantoj zoti Vitor Spaqi me sa vijon në fjalën e tij të rastit mesa vijon:









Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton

Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard në diskutimin e fjalës së rastit.
-Të nderuar trupa diplomatike të akredituar nga Republika e Kosovës (Konsull) z.Faket Kajtazi.

-Të nderuar dhe të respektuar veteran të luftës, së UQK-së.

-Të nderuara përfaqësua te shkollës plotësuese të gjuhës shqipe znja Zejnije Asllani zoti Zeqir Asllani dhe zonja Miradie Gash.

-Shumë i respektuar Pr.Dr. Sheqfqet Canhasi.

-I nderuar dhe i respektuar zoteri Zef Prenka, veprimtar i çështjes kombëtare.

-I nderuar dhe shumë i respektuar zotëri Xhafer Leci,veprimtar e çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

-I nderuar dhe shumë i respektuar Asllani Dibrani përfaqësues i "Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani", piktorë,veprimtar, publicist dhe gazetar .

-Shumë të respektuar ngërzit e artit te muzikës të sportit dhe të kulturës në përgjithësi.








Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_1

Pjesëmarrësit e takimit me rastin e manifestimit të pese vjetrit të Pavarësisë
së Kosovës nga Q:K:SH: në Shtutgard një minutë heshtje për dëshmoret e Kosovës!





Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_2


Të dashur bashkatdhetarë, anëtar të Q.K.Sh të Shtutgardit e dashur kryesi me lejoni që në cilinë e kryetarit pranë,Q.K.SH të Shtutgardit t'ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, që keni bërë, për të kremtuar së bashku këtë ditë të madhe, ku shqiptarët shumë shekuj dhe dekada, sakrifikuan edhe ma të shtrenjtën jetën e tyre qe njëherë dhe përgjithmonë të frymonin lirshëm në tokat e tyre! Të nderuar bashkatdhetarë, ky eveniment dhe të tjerat si kjo, nuk do ta kishin vlerën e vet po qe se nuk do te kishin përkujtuar të gjithë ata dëshmor që dhanë jetën në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin.

Sot edhe mbas 14 vjet pas luftës ende nuk dihet fati i 1800 personave familjarëve, vëllezërve dhe motrave tona, të zhdukur nga lufta ku shkaktar ishin kriminelet serb. Ne sot jemi këtu për të kremtuar se bashku ketë festë të madhe, dhe Q.K.SH e Shtutgardit pikësynim ka qe , në kuadër të këtyre aktiviteteve mërgatës tu bëjmë me dije se ende kemi gjysmën e territoreve në duart e shteteve okupuese e aspak demokratike siç është Serbja, Greqia e,Maqedonia dhe Mali i Zi. Të kujtojmë të kaluarën, të realizojmë të sotmen,dhe të përgatitemi për të ardhmen .

Ne kemi për detyrë edhe pse larg atdheut t'i ruajmë dhe t'i kultivojmë vlerat tona kombëtare shqiptare,dhe gjithmonë të bëhemi promotor i proceseve të globalizimit në përputhje me normat ndërkombëtare qe edhe shqiptaret të jenë përgjithmonë te lire dhe të bashkuar.

Të nderuar bashkatdhetar Q.K.Sh e Shtutgartit është relativisht e re por vetëm në 6 mujorin e vitit të kaluar kishte një serë aktivitetesh nga ma të ndryshmet si për shembull:

-Promovimin e Q.K.Sh me 5.maj 2012.

-Në korrik të vitit 2012 në bashkëpunim me klubin futbollistik "Besa" nga Feuerbachi u përfaqësuam në turnirin internacional të futbollit.

-Pastaj pason promovimi i librit "Në hap me Rugoven" i Autorit z. Adnan Merovci në Shtëpinë e Kulturës "Literatur-Haus 2" në Shtutgard.

-Me 14.Tetor.2012. ishte "Unioni i Shkrimtareve Shqiptar" nga të gjitha trevat që organizuam,orë letrare,dhe së fundi aktivitetin për 100- vjetorin e "Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë", qe u mbajt me 25.Nëntor në sallën ma të bukur të qytetit të Shtutgardit ne shtëpinë e Kulturës "Liederhalle".

-Unë i falënderoj të gjithë ata qe na ndihmuan dhe janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në forma të ndryshme për Q.K.Sh në Shtutgard.

-Sot kemi festë, jemi krenar që jemi të gjithë se bashku, dhe kështu të bashkuar dhashë zoti qe të afrohemi njeri me tjetrin të bëhemi një komunitet i rëndësishëm i qytet të Shtutgardit që të jemi shembull për integrim, por asnjëherë , asimilim!!!

Zoti e bekoftë Pavarësinë e Kosovës, zoti i bekoftë miqtë tan,zoti e bekoftë dhe e bashkoftë kombin tonë shqiptar me këto fjalë e përfundoj zoti Vitor Spaqi fjalën e vet me çka edhe e hapi tubimin solemn të kësaj feste.

-Pas këtij fjalën e morri Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi, i përshëndeti dhe të pranishmit në emër te Ambasadës së Kosovës dhe në emër te Konsultës ai përfshiu një historik të shkurtër të sakrificave dhe vlerave të familjes Jashari dhe ushtarakët qe dhanë kontributin e madh. Ai përmendi edhe mërgatën tonë qe ishte promotor i çështjes së Kosovës, ai u fokusua në rezultatet e përfaqësive diplomatike të Kosovës qe u hapën nëpër botë dhe e falënderoj me një theks të veçantë Shqipërinë , qe ishte një faktor shumë me rëndësi në procesin e Kosovës , përfundoj ndër të tjera zoti Kajtazi.
Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_3

Diskutuesit ne foto Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi,zoti Prof. Shefqet Canhasi dhe Kryetar nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” nga Kircheim Teck, z. Xhafer Leci.


Prof. Shefqet Canhasi me fjalimin e tij ,përfshiu në pika të shkurtra rrjedhat dhe sakrificat gjerë të ardhja e Pavarësia së shumë pritur të Kosovës dhe pesë vitet në Pavarësi, ai falënderoj rolin e Shteteve të Amerikës në ndihmën qe nuk e kurseu për interesat e popullit shqiptar. Në pyetjen tonë se si e vlerësoni qe sot për herën e pare u shfaq publikisht "Parada Ushtarake e Forcave të Kosovës" sot në Prishtinë? .

-Ai u përgjigje se vërtet ajo ishte një e arritur dhe synim i popullit tonë qe ta ketë edhe ushtrinë e vetë . Gjatë fjalimit të vet qe përmendi disa të dhëna interesante për të kaluarën e këtij populli e bëri masën të duartrokiste furishëm . Nga mysafirë të shumtë i ftuar për fjalë përshëndetëse qe edhe aktivist i çështjes Kombëtare në Diasporë, Kryetar nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” nga Kircheim Teck, z. Xhafer Leci i cili pas një përshëndetje dinjitoze dhe të sinqertë,i dhuroi kryetarit të Q.K.SH. z. Vitor Spaqit një libër të tij "Themelet e traditës kombëtare shqiptare ".

Pastaj edhe zoti Zef Prenka një aktivist i dalluar në rrethin e Shtutgardit me rasti e shtrimit të pyetjes sonë lidhur me këtë festë dhe me Paradën Ushtarake në Prishtine edhe ky e vlerësoj si pjesë obligative të Kosovës që ta ketë Ushtrinë e vet për mbrojtjen e sovranitetit të saje nga kush do qoftë.Të pranishmit u argëtuan nën përkujdesjen e qiftit bashkëshortor znj, Lindita(Haxhiu) Zeqiri dhe Shemsi Zeqiri muzikant,që vërtetë krijuan një atmosferë të këndshëm me muzikë të pastër popullore shqiptare.








Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_4


Lindta Haxhiu-Zeqiri pran publikut qe krijoj një atmosfere te këndueshme dhe të ngrohtë për të pranishmit.

Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_5

Publiku në një valle te asaj dite pran Qendrës Kulturore te Shtutgardit.

Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_6

Publiku në një valle te asaj dite pran Qendrës Kulturore te Shtutgardit.


Lindta Haxhiu është një këngëtare e rangut të brezit të mesëm qe ka një zë artistik ,din ta reflektoj në publik përmes këngës së saj qytetare , shume të veçantë pa e përzier tallavanë maxhupçe , të disa pseudokëngëtarëve kur e përziejnë kulturën tonë autoktone sipas kutit të tyre me ngritjen e tyre amatore gjë qe po i krijojnë dëm melosit dhe kulturës tonë në muzikën shqiptare të popullin tonë. Për fat të keq edhe në mërgatën tonë po shfaqen këngëtar të tillë po edhe njerëz qe nuk kane kurrfarë prierje as ne kulturë ,art po as në muzikë qe mjerisht pasojat e këtyre fenomeneve i ndien edhe Shtutgardi!?. Për këtë mbrëmje pati një darkë të përbashkët ,pasi familjaret i ishin përkujdesur për këtë festë me specialitete të ndryshme të gatimit tradicional shqiptar. Ishte mbresëlënëse kjo darkë e përbashkët shume transparente e ngrohtë familjare dhe miqësore nga QKSH e Shtutgardi!


Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_8

Të pranishmit në darkën solemne te gëzimit te festës.


Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_7

Vitor Spaqi me zotni Faket Kajtazin me zonjën Gjylije Lecin në prerjen e tortës e përgatitur nga Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgardit për të pranishmit.


Që të gjithë ndiheshin si në një familje,ku festuam dhe uruan njëri tjetrin që për shumë vite të jenë të bashkuar, unik me synime qe ti ruajnë traditat,kulturën,gjuhën dhe zakonet shqiptare në mërgim,dhe që fëmijët tanë përveç shkollës plotësuese në gjuhën shqipë që organizohet enkas për ta,e si dëshmi ishte edhe prezenca e mësuesve znj.Zejnije dhe zeqir Asllani,znj.Haxha dhe znj. Gashi ,që ishte kënaqësi që gjendeshin në mesin tonë, duke dhënë mesazhe për një jetë edhe më të organizuar në vendlindjen tonë,për një Kosovë pa veti negative,me prosperitet dhe mbarësi të gjithmbarshme.


Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_9

Pamje e Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi,zoti Prof. Shefqet Canhasi, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani Zeqir Asllani dhe zonja Canhas pran Qendrës Kulturore të Shtutgardit.



Asllan Dibrani:Qendra Kulturore Shqiptare ne Shtutgard po avancon veprimtarine e vet ne segmente te ndryshme! Veton_stutgart

Zoti Shefqet Canhasi me Asllan Dibrani dhe zonja Canhasi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi