Halit Bogaj: Tregimi për rugovistin e dikurshëm
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Tregimi për rugovistin e dikurshëm
TREGIMI PËR RUGOVISTIN E DIKURSHEM
Nga Halit Bogaj
Njerëzit ia qanin hallin njëri tjetrit dhe ishin të frustruar me ngjarjet që ndodhnin viteve të fundit në vendin e tyre.Ata kishin menduar se pas çlirimit nga armiku do të bëhej edhe katarza shpirtërore e njeriut tonë.Jo vetëm që nuk ngjau ajo që e kishin pritur të gjithë, por disa gjëra u bënë edhe më keq se që ishin më parë!
Njerëzit tanë, për të cilët kishim menduar që ishin unikë ndaj çështjes sonë madhore në çdo kohë dhe situatë, pas luftës na u duk se nuk ishin më ata që kishin qenë dikur!Tek disa prej tyre kishte hyrë thellë në shpirt lakmia dhe të dukej se do të shkelnin si krimbin për interes!Kishin harruar fare se çka u kishte ndodhur në një të kaluar shumë të afërt nga barbaria sllave.Kishin harruar fare se çka na ndodhi të gjithë neve në një periudhë të gjatë kohore, e sidomos në vitin e fundit kur ndodhi gjenocidi i paparë pas Luftës së Dytë botërore.Vërtet është për t’u çuditur me të gjithë këta njerëz që ndryshuan aq tepër në një kohë aq të shkurtër .Kisha mbetur pa tekst sidomos atëherë kur e kuptova se Dr.Rugovën e kishte braktisur një shok i afërm për tëcilin presidenti do t’i fuste duarr në zjarr.Më parë të gjithë e dinim se ai do të bënte gjithçka për presidentin.tonë karizmatik të cilin e quante ‘’profet të këtij populli’’.Pastaj kur gjithçka erdhi në vendin e vetë, i njëjti person hidhte gurë kundër Presidentit dhe ikonës së tij të dikurshme, duke harruar se sa e kishte dashur dhe sa e kishte çmuar!
Rugovisti ynë i madh, i adhuruar dhe i dëgjuar nga të gjithë ne, pasi e lëshoi’’taborrin e Rugovës’, siç do ta quante paturpësisht një gazetar karrierist, hyri në’’Vallën tjetër të lojës’ .
Koha kalonte kurse rugovisti ynë i afirmuar kishte hyrë në gojët e njerëzve, duke u bërë temë bisede në çdo vend.Njerëzit kishin filluar t’ ia merrnin inat dhe ta përgojonin duke u çuditur se si ishte e mundur një gjë e tillë?!Si ishte e mundur që pikërisht ai i kishte tradhëtuar idealet e veta të çelnikosura në shpinën e lodhur të presidentit tonë.Ish rugovisti ishte rreshtuar attje ku ia merrte mendja se do t’i realizonte interesat e veta personale, siç ishte blerja e disa tokave nga serbët, blerja e banesave në vende të bukura në kryeqytet, vendi i deputetit në Parlament, ngrënia e ndonjë qengji të pjekur etj.etj.
Shoku ynë i dikurshëm filloi të bëhej edhe më i zhurmshëm në planin patriotik.Gati shkumbëzonte nga patriotizmi i tepruar, duke filluar edhe t’i mallkonte të gjithë ata që nuk kishin qenë tek ‘’Varret e Jasharajve’’.Mallëkonte patrioti i ditës, i çastit dhe i interesit, duke mos i lënë vend askujt tjetër në Vallen e tij maratonike patriotike.E mallkonte edhe atë që e kishte dashur më së tepërmi, të cilin e quante edhe’’Pejgamber’’ dhe për të cilin fliste me admirim të madh para luftës.Dhe kur fliste/ të dukej se sytë i mbusheshin me lotë nga mallëngjimi!Çka u bë me të- vetëm një dreq e di!Rugovistit të pasluftës i dukej se Rugova e kishte lakuar rrugën e vetë kombëtare, duke qenë pak i butë në vendimarrje, çka nuk ndodhi me pjesën dërmuese të popullit tonë i cili e zgjodhi disa herë për kryetar.Atij i dukej se Dr.Rugova duhej ta lente të ardhmen e Kosovës në duart e rinisë’’çlirimtare’’,duke e lavduar pushkën e tyre të gjatë dhe duke e sharë të djeshmen e idhullit të tij!!!.Nganjëherë bëhej tejet qesharak dhe i luteshim Zotit ta shihnim sa më rrallë,ngase mospajtimet do të bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Ai të gjitha ato egzibicione i bënte me tërë forcën e vetë të brendshme, natyrisht, pa u skuqur fare.Ishte bërë një humbës i madh moral, por edhe një përfitues kulminant material.Kur i duhej emri ndërkombëtar i Dr.Rugovës, vazhdonte akoma të tregonte se kishte qenë në vijën e parë të frontit të tij!Kur ishte me ata të tjerët, pa hezitim turfullonte se kinse Rugova i’’Paska bërë disa gabime të pafalshme’’!
Ai rrugëtonte mëtej në qëllimet e veta përfundimtare dhe nuk ndalej fare në odiseadën e vetë për t’u bërë edhe më i pasur, e pse jo edhe’’ më patriot’’se të gjithë të tjerët që e kanë përjetuar tmerrin serb mbi lëkurën e tyre të regjur.Dukej se vetëm ai dhe ata që kishin luftuar e kishin atë të drejtë patriotike, kurse të gjithë të tjerët ishin vrimat e fundit të kavallin kombëtar!Ai dhe bashkëmendimtarët e tij harronin se populli është mbi të gjithë dhe ai është arbitri i vetëm që gjykon dhe regjistron çdo lëvizje të bijve dhe bijave të veta.Harroi por edhe mësoi se tradhtia ndaj Presidentit ishte edhe mallkim i rënë mbi të dhe mbi të gjithë ata që e shanë atë.Ish rugovisti, pasiqë i kishte arritur disa nga qëllimet e veta të mbrapshta, filloi të plaket, të dobësohet, të pezmatohet, mbase edhe të ndërgjegjësohej në vetvete dhe në heshtje të kthehej prapë atje ku kishte qenë.Më nuk i bënte përshtypje asgjë, madje as tërë ajo pasuri e fituar në saje të miqësive të reja të ndërtuara mbi rrënojat e atyre të vjetrave.Shkeli mbi të kaluarën, pa pasur fare turp!Dhe krejt në fund desha që t’ia shkruaja një epitaf moralit të tij njerëzor i cili që nga fillimi kishte qenë falsifikat.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi