Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NATO vret djalin e Moamar Gadafit

Shko poshtë

NATO vret djalin e Moamar Gadafit Empty NATO vret djalin e Moamar Gadafit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 8:16 pm


NATO vret djalin e Moamar Gadafit



NATO vret djalin e Moamar Gadafit Dig-ibbb

Saif al-Arab al-Gaddafi, i biri i gjashtë i Muamar Gadafi-al, u vra thuhet në një sulm ajror. Në krahasim me vëllezërit e tij, ai jetoi në pension. Ai kishte kaluar shumë kohë në vitet e fundit në Gjermani. Një kohë, ai ka studiuar në Mynih, ku kjo foto është marrë.

NATO vret djalin e Moamar Gadafit Gadafi-16

Zëdhënësi Musa Ibrahim tha se tre nga nipat e Gadafit ishin vrarë gjithashtu gjatë sulmit të djeshëm në shtëpinë e të birit në Tripoli. Po sipas zëdhënësit, Moamar Gadafi dhe e shoqja ishin në atë shtëpi në momentin e sulmit, por nuk ishin dëmtuarNATO vret djalin e Moamar Gadafit 77tripolis_natoangriff


NATO-ja thotë se kishte ndërmarrë dje goditje ajrore mbi Tripoli, por nuk mund të konfirmonte njoftimet se një nga goditjet kishte lënë të vrarë djalin e udhëheqësit libian Moamar Gadafi dhe tre nipave të tij.

Lejtnant Gjenerali i NATO-s, Çarls Bushard tha se forcat aleate kishin goditur një ndërtesë që përdorej për komandimin e operacioneve në Tripoli, por shtoi se trupat e tij nuk kanë në shenjestër individë. Ai tha se NATO-ja shpreh keqardhje për humbje jetësh, sidomos të civilëve.

Ndërkaq, Bengazi, qendra e kryengritjes libiane ushtonte mbrëmë nga të shtënat në ajër dhe boritë e makinave, ndërkohë që banorët dhe kryengritësit festonin lajmin e zëdhënësit të qeverisë se një goditje e NATO-s kishte vrarë një nga djemtë e Moamar Gadafit.

Zëdhënësi Musa Ibrahim tha se tre nga nipat e Gadafit ishin vrarë gjithashtu gjatë sulmit të djeshëm në shtëpinë e të birit në Tripoli. Po sipas zëdhënësit, Moamar Gadafi dhe e shoqja ishin në atë shtëpi në momentin e sulmit, por nuk ishin dëmtuar.

Musa tha se goditja la të vrarë 29-vjeçarin Saif Al-Arab Gadafi, dhe shkaktoi plagosjen e disa personave të tjerë që ishin në atë ndërtesë. Zëdhënësi i qeverisë e cilësoi incidentin një përpjekje të drejtpërdrejtë për të vrarë Gadafin. Megjithatë, nuk ka pasur reagime nga NATO lidhur me këtë sulm.

NATO vret djalin e Moamar Gadafit Gadafi-11



Gazetarët u lejuan t’i afrohen shtëpisë që u sulmua dhe ata raportuan se kishin parë dëme të përgjithshme.



Dje, NATO hodhi poshtë një ofertë nga Moamar Gadafi për negociata në mënyrë që të ndalet konflikti në vend. NATO-ja thotë se kërkon vepra dhe jo fjalë nga udhëheqësi libian.

NATO vret djalin e Moamar Gadafit Gadafi-14

NATO vret djalin e Moamar Gadafit Gadafi-12

NATO vret djalin e Moamar Gadafit Gadafi-13



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi