Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Media algjeriane: Familja e Moamar Gadafit është futur në Algjeri

Shko poshtë

Media algjeriane: Familja e Moamar Gadafit është futur në Algjeri Empty Media algjeriane: Familja e Moamar Gadafit është futur në Algjeri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 29, 2011 10:37 pm


Media algjeriane: Familja e Moamar Gadafit është futur në Algjeri

Media algjeriane: Familja e Moamar Gadafit është futur në Algjeri World-africa-14709896

Media algjeriane njofton se pjesëtarë të familjes së Moamar Gadafit hynë sot në Algjeri, ndërsa rebelët libianë vazhduan kërkimet për ish udhëheqësin libian.

Media algjeriane: Familja e Moamar Gadafit është futur në Algjeri Fam.gadafit

Sipas Shërbimit Algjerian të Shtypit, Ministria e Jashtme njoftoi se bashkëshortja e Gadafit, vajza e tij si dhe dy prej djemve të tij me fëmijët e tyre mbërritën në Algjeri sot në mëngjes.

Në Libi, forcat rebele po i afrohen qytetit të lindjes së Moamar Gadafit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të pasi morën nën kontroll kryeqytetin e vendit.

Komandanti i rebelëve në Misrata tha se forcat e opozitës iu afruan qytetit 30 kilometra, i cili ndodhet 450 kilometra në lindje të Tripolit.

Një zëdhënës i rebelëve tha dje se forcat anti-qeveritare do ta marrin qytetin Sirte me forcë nëse negociatat me udhëheqësit fisnorë për dorëzimin e tij dështojnë.

Zoti Gadafi nuk është parë që kur rebelët morën nën kontroll Tripolin, dhe rajoni përreth qytetit Sirte konsiderohet si një zonë ku ai mund të stregohet.

Kreu i Këshillit Kombëtar Kalimtar të opozitës, Mustafa Jalil, tha se zoti Gadafi ende përbën kërcënim për Libinë dhe botën. Zoti Jalil bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes nga NATO-ja.

Ndërkohë, Franca tha se dërgoi sot një ekip në Tripoli për të rihapur ambasadën pas mbylljes së saj për 6 muaj, ndërsa rebelët luftonin për kontrollin e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi