Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Ndryshe nga ata

Shko poshtë

Valon Beqiri:Ndryshe nga ata Empty Valon Beqiri:Ndryshe nga ata

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 02, 2011 5:50 pm

Valon Beqiri:Ndryshe nga ata 195366_100000406115855_3109559_n
Valon Beqiri:Ndryshe nga ata

Gjeneral i fletës që sundon mbretërin e shkrimit,
si medalje në pushtet, vetëm kur bëj me gisht,
gjuaj larg imagjinatës, si aftësi e gdhendur mirë,
si një shtytje nukleare, në materie s'jam i brisht.

Ngacmoj si Nepërk, i postuar si fantazmë kundrejt logjikës,
i thyej kthesat, sikur fragmenteve që u dhuroj kllapa,
n'arbitrat e sjelljeve, kolona për kulturën time pret rend,
mos kërko nga unë sfida, dymbëdhjetë engjuj i kam prapa.

N'ligjin e turmës ku korruptohen shënjestrat e gënjeshtrës,
si gardian i lapsit, ta shqyej çdo palaço pres si rufeja,
si napoleon bonaparta, thyej kodet nga një fizionomi e egër,
n'fund diçka kuptoj, po se adhurove ZOtin, asgjë s'ësht feja.

Profil i urtë, shembëlltyrën e vizatoj si një skicë indirekte,
mjeshtër kolosal në kabinën e akullnajave, aty gdhendem me dorë,
portat e jetës do ti hap, edhe sikur po të zhduket lloji im,
atë ditë kur vdekja do t'më marr, mendoni se botës i ra një METEOR.

NJE GJE E KAM PELQYER TEK NDERDIJA,
QE KA BERE TRAKTAT ME TE THINJURAT E MIA...

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi