Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komandanti i KFOR-it bëri homazhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz

Shko poshtë

Komandanti i KFOR-it bëri homazhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz Empty Komandanti i KFOR-it bëri homazhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 02, 2011 6:43 pm


Komandanti i KFOR-it bëri homazhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz



Komandanti i KFOR-it bëri homazhe në varrezat e Jasharëve në Prekaz Lushtaku-buhler-“Pata dëshirë që duke i vizituar këto vende thjeshtë t’i kujtojmë viktimat e luftës dhe natyrisht se pata dëshirë të informohem personalisht për rrënjët e konfliktit”, ka deklaruar Buhler, i cili në një fjali ka përdorur termet “luftë” dhe “konflikt”


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka vizituar të hënën vendet historike në territorin e komunës së Skenderajt. Serinë e vizitave nëpër Kosovë, ai e ka filluar në Prekaz me homazhe në varrezat e Jasharëve, dhe vizitë kullave të Tahir Mehës e Ahmet Delisë, mandej varrezave në Likoshan e Rezallë, si dhe Kompleksin Memorial të UÇK-së në Marinë dhe Shtabin e UÇK në Likoc.

I pari i KFOR-it, pas homazheve para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, ka thënë para medie se është në “vizitë përkujtimore që t’i kujtojmë viktimat e kësaj lufte të tmerrshme që ka ndodhur”.

“Pata dëshirë që duke i vizituar këto vende thjeshtë t’i kujtojmë viktimat e luftës dhe natyrisht se pata dëshirë të informohem personalisht për rrënjët e konfliktit”, ka deklaruar Buhler, i cili në një fjali ka përdorur termet “luftë” dhe “konflikt”. Interesimi i gazetarëve pastaj është fokusuar në veri të Kosovës ku vazhdon të jetë situate e tendosur dhe si po vepron KFOR-i në këtë situatë.

“Herë pas herë ka tensionime, mirëpo ne nuk duhet ta bëjmë gjendjen e sigurisë më të keqe se që është. Në përgjithësi gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi të gatshëm të reagojmë në çdo kërcënim të gjendjes së sigurisë”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

I pyetur për ekzistimin e strukturave paralele, të cilat i pohojnë edhe zyrtarët serbë, e ka pranuar edhe vetë Buhler. “Është e qartë se kemi struktura paralele atje dhe të gjithë e dine këtë, mirëpo kjo nuk është pyetje që duhet t’i bëhet KFOR-it, por nëse ekzistojnë grupe që vërtetë e kërcënojnë gjendjen e sigurisë, atëherë bëhet temë për KFOR-in i cili do të reagon”, ka thënë gjenerali gjerman.

Në konstatimin se në veri të Mitrovicës ka pasur edhe hedhje bombash në shtëpitë e shqiptarë, i pari i KFOR-it ka thënë se nuk do ta përcaktoja përkatësinë etnike të këtyre sulmeve.

“Ka pasur sulme edhe të serbët, por megjithatë them se është fjala për struktura kriminele ku vërtetë janë multietnike dhe nuk do të bëja dallime me këtë rast”, është përgjigjur Buhler.

Gjenerali Buhler në të gjitha vendet ka nda nga një medalje të KFOR-it. Gjatë vizitës është shoqëruar nga udhëheqja komunale në krye me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi