Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Komandanti i KFOR-it me tha në zyrën time se NATO nuk ka ardhur në Kosovë për luftë

Shko poshtë

Mustafa: Komandanti i KFOR-it me tha në zyrën time se NATO nuk ka ardhur në Kosovë për luftë Empty Mustafa: Komandanti i KFOR-it me tha në zyrën time se NATO nuk ka ardhur në Kosovë për luftë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2015 10:49 am

Mustafa: Komandanti i KFOR-it me tha në zyrën time se NATO nuk ka ardhur në Kosovë për luftë


Mustafa: Komandanti i KFOR-it me tha në zyrën time se NATO nuk ka ardhur në Kosovë për luftë Largea_16675558038_96ab138399_k1440655734


Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes një postimi të hershëm në rrjetin social Facebook, ka folur prapë për asociacionin e komunave serbe dhe efektin e tij të mundshëm mbi pronat e Kosovës. Ai ka bërë thirrje për qetësi duke siguruar qytetaret se pasurit e Kosovës mbeten të Kosovës dhe nuk menagjohen nga Asociacioni.


Ja postimi i plotë


Qytetare te nderuar

Ne nuk duhet te frikesohemi nga te drejtat qe ua japim te tjereve, duhet te frikesohemi nese i keqperdorim te drejtat tona.
Para kater viteve, erdhi komandanti i KFOR-it ne zyren time, atehere ne Prishtine , dhe me tha: "disa udheheqes te lare te Kosoves e kane keq qe po sherbehen me fjale dhe premtime te medha. Duhet ta kene te gjithe te qarte se ne nuk kemi ardhur te luftojme ne Kosove, jemi ketu ne mision paqeruajtes. Ju duhet me mjete politike te zgjidhni Veriun, lufte tjeter nuk do te lejoje Aleanca Veriatlantike"
Asociacioni, per te cilin Kuvendi i Kosoves ka vendosur ne vitin 2013 eshte zgjidhje e mire, jo ideale. Me parimet qe i kemi marre vesh me dt 25 gusht te ketij viti, pas muaj e dite te tera te dialogut politik dhe teknik , eshte ruajtur plotesisht sistemi kushtetues i vendit. Cdo vendim per themelim dhe ndryshime per asociacionin kalon permes mendimit te Gjykates Kushtetuese.
Ne jemi popull normal dhe shtet normal, prandaj interpretimet e akteve ua leme ti bejne ata qe kane legjimitet dhe ekspertize, jo rruges dhe frustrimeve politike.
Gjate greves se minatoreve ne fillim te keti viti, i pata pyetur Bordin e Trepces se a munden ata te menaxhojne me Trepcen ne veri, nese e shpallim sot kompani publike. Me thane Jo. Por me thane se minatoret e deshirojne te jete publike. Une ju them se me kete marreveshje Trepcen e bejme nje, si prone te Kosoves. Jo te Asociacionit. Ju genjejne ata qe thone se Asociacioni eshte pronare e pasurive tona.
Eshte e sakt se permes Asociacionit, komunat me shumice serbe do te kene pamje te plote ne arsim, shendetesi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor. Kjo nuk duhet ti pengoj askujt, sepse ne e kemi perjetuar vet sa rende eshte kur dikush ta mohon te drejten te mesosh femijet e tu e te sherohesh ashtu sic ti deshiron. Prandaj ne shekullin e 21 ne procesin e integrimeve boterore ne do te pranojme keto te drejta, sepse jemi ne ata qe na jane mohuar ato.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi