Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: SHIK-u nuk ishte organizatë legale

Shko poshtë

Mustafa: SHIK-u nuk ishte organizatë legale Empty Mustafa: SHIK-u nuk ishte organizatë legale

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 10:06 pm


Mustafa: SHIK-u nuk ishte organizatë legale

Mustafa: SHIK-u nuk ishte organizatë legale Isa-mustafa-29-65


Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se nuk e ka krahasuar me UDB-në gjithë policinë, por një pjesë të saj, duke qenë i bindur se kjo është pjesë e shantazhit politik.

"Këtu më së paku ka të bëjë me, themi në rastin e Prishtinës, veprime që janë thjesht ligjore. Unë i konsideroj këto që janë veprime politike, që janë shantazhe, të cilat po bëhen ndaj Komunës së Prishtinës dhe, për këtë arsye, e kam thënë edhe në media, sepse, nuk dëshiroj që elemente të shtetit policor të na lajmërohen tek ne", tha Mustafa në një intervistë për mediet.

Ndonëse ka akuzuar për infiltrimin e elementëve të SHIK-ut në polici, Mustafa thotë se iniciativa e deputetit të AAK-së, Burim Ramadani për të ngritur komision hetimor për SHIK-un nga Kuvendi i Kosovës, është e gabuar pasi kjo organizatë, sipas tij, nuk ka qenë legale dhe me të duhet të merren organet e drejtësisë.

Ndryshe, Mustafa beson në realizimin e marrëveshjes me PDK-në dhe AKR-në, kurse kritikat nga opozita i konsideron pjesë e luftës politike, pasi ato, duke qenë pjesë e komisioneve, po implementojnë marrëveshjen. Ndërkaq kritikat e paraardhësit të tij, Fatmir Sejdiu, Mustafa i sheh si e drejtë e shprehjes së mendimit.

"Ai ka thënë: 'me pas qenë unë e kisha bërë ndryshe'. Mirëpo nuk është, sepse unë kam fituar kësaj radhe, mua ma kanë dhënë besimin më shumë, prandaj unë e kam bërë ndryshe, gjërat janë shumë të qarta. Unë mendoj që është një marrëveshje shumë e mirë dhe unë prapë edhe nesër e kisha bërë një marrëveshje të tillë, edhe pasnesër, edhe nuk isha ndalë, është një marrëveshje në të mirë të Kosovës", theksoi Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se partia e tij do të vazhdojë të luajë fuqishëm rolin e saj opozitar, ndërsa shprehet se ende është herët të flitet për punën e Qeverisë Thaçi 2. Ndërsa, për programin për zhvillim ekonomik të hartuar në Bullgari, ai thotë se nuk është program, por teza të një programi me parametra vështirë të arritshëm. Mustafa beson në realizimin e marrëveshjes me PDK-në dhe AKR-në.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi