Beqir Sina:Do të krijojnë një institucion mjekësor për të gjitha trojet shqiptare
Faqja 1 e 1

Do të krijojnë një institucion mjekësor për të gjitha trojet shqiptare
BEQIR SINA - HOUSTON - TEXAS
Murati pranon titullin e nderit
Fituesi i çmimit “Nobel” në mjekësi dhe fiziologji me prejardhje shqiptare dr. Ferid Murati ka pranuar zyrtarisht të jetë pjesë e komunitetit mjekësor shqiptaro-amerikan në SHBA. Kontaktet e dr. Ferid Muratit me botën shqiptare më parë kanë qenë të pakta, por prezenca e tij nuk ka munguar, sidomos para disa vjetësh, pasi ai ka vizituar Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën, duke vendosur kontakte të mira me institucionet e atjeshme.
Kontaktet e tij dhe lidhjet me shqiptarët shënuan një pikë kulminante më 21 mars 2009 - kur ai pranoi zyrtarisht titullin e kryetarit të nderit të Shoqatës Mjekësore Shqiptare-Amerikane. Ceremonia e organizuar nga kjo organizatë ishte edhe mjaft emocionuese. Ajo u mbajt të shtunën në mbrëmje në një nga ambientet e hotelit "Four seasons", në qytetin e Houston-it në Teksas. Në emër të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane presidentja e saj, dr. Lindita Çoku, i dorëzoi zyrtarisht nobelistit me origjinë shqiptare, dr. Ferid Muratit, titullin "Kryetar Nderi" në praninë edhe të bashkëkryetarit të shoqatës dr. Sulejman Çelajt dhe bashkëshortes së dr. Muratit, zonjës Carol Ann Leopold.
Është bërë e ditur gjatë ceremonisë se në ta ardhmen nobelisti dr. Ferid Murati do të marrë pjesë edhe në ndonjë nga veprimtaritë dhe aktivitetet e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane. Dr. Ferid Murati, që jeton dhe vepron në SHBA, për herë të parë pranon të bëhet anëtar i një organizate mjekësore profesionale shqiptare-amerikane, duke pranuar kështu me shumë kënaqësi se ndihet i nderuar me titullin “Kryetar Nderi” i kësaj organizate.
Shoqata Mjekësore Shqiptare-Amerikane është një organizatë humanitare, profesionale mjekësore, jofitimprurëse, jobamirëse, joqeveritare. Ajo ka si mision të saj inkurajimin, zhvillimin profesional dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet intelektualëve shqiptaro-amerikanë, të integruar në sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA. Ajo ka si qëllim të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të imigrantëve shqiptarë në SHBA. Pra, të krijojë një ambient mbështetës për bashkëkombësit që duan të hyjnë në fushën e mjekësisë të SHBA-së, të asistojë dhe të bashkëpunojë me institucionet akademike mjekësore në territoret me popullsi shqiptare në Ballkan.
Misioni i lartë human dhe profesional që kjo shoqatë mbart si dhe përbërja me intelektualë shqiptaro-amerikanë të suksesshëm dhe seriozë në fushën e mjekësisë në SHBA, ka tërhequr vëmendjen dhe dëshirën e dr. Ferid Muraiti, për ta pranuar këtë pozitë nderi. Kjo është një arritje tjetër e suksesshme e kësaj shoqate, brenda një periudhe 8-mujore që nga krijimi i saj, thuhet sipas deklaratës së dhënë menjëherë, pas ceremonisë të zhvilluar në Teksas, eskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, nga dr. Lindita Çoku, e cila është presidente e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane.
Dr. Lindita Çoku tha se shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane është e nderuar të ketë një nobelist për “Kryetar Nderi”, si dr. Ferid Muratin, prezenca e tij e rrit më shumë kredibilitetin e kësaj organizate. Dr. Ferid Murati është fituesi i çmimit “Nobel” për mjekësi dhe fiziologji në vitin 1998 për studimin e rolit të oksidit nitrik, zbulimin e efekteve dhe përdorimin klinik të tij si dhe është i dyti fitues me origjinë shqiptare që ka marrë këtë çmim pas Nëna Terezës.
Dr. Lindita Çoku, presidente e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi dhe Fiziologji me prejardhje shqiptare Dr. Ferid Murati dhe bashkëshortja e tij Carol Ann Leopold dhe bashkekryetari i shoqates Dr. Sulejman Çelaj.
Dr. Sulejman Çelaj, duke përgëzuar dr. Ferid Muratin në këtë ceremoni, tha:" Ju dhe nobelistja tjetër shqiptare, Nëna Tereze, pa dyshim e lartësoni edhe më shumë emrin tonë, si shqiptarë në botë dhe si mjekë këtu në SHBA"
Dr. Ferid Muratit i janë dhënë tituj nderi nga shumë universitete dhe institucione prestigjoze akademike e shkencore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia. Dr. Ferid Murati ka lindur në vitin 1936 në Witing të Indianës, në SHBA dhe tani jeton në Houston - Teksas. Origjina e tij është nga rrethi i Gostivarit, prej nga babai, i cili kishte emigruar nga fillimi i vitit 1900 në SHBA.
Nobelisti me origjinë shqiptare, dr. Ferid Murati, punon në Departamentin e Biologjisë dhe Farmakologjisë në Universitetin e Teksasit. Ai gjatë marrjes në dorëzim të titullit "Kryetar Nderi" tha se ishte krenar për pozicionin e ofruar nga Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane. Ai e quajti këtë nder si një privilegj të veçantë, ndërsa ka pranuar të marrë pjesë në të ardhmen edhe në veprimtari dhe aktivitet të kësaj shoqate. Nobelisti shqiptar, dr. Ferid Murati, pasi iu dorëzua pllakata e kryetarit të nderit, firmosi certifikatat e anëtarësimit për drejtorët e bordit dhe anëtarët e komitetit drejtues të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen kartat e biznesit mjekësor midis dr. Çoku, dr. Çelaj dhe dr. Muratit, i cili pati kënaqësinë të nënshkruante autografin e tij mbi to.
Dr. Çoku dhe dr. Çelaj i thanë kryetarit të nderit dr. Ferid Muratit: “Themelimi i Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane/Albanian-Amerikan Medical Society, më 20 korrik 2008, në Boston, MA, ka qenë një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së diasporës shqiptare në SHBA, klasës intelektuale të shqiptarëve që punon në fushën e sistemit shëndetësor, këtu në SHBA, dhe vetë sistemit shëndetësor të trojeve me popullsi shqiptare në Ballkan”.
Diaspora jonë, i thanë kryetarit të nderit, dr. Ferid Murat, dr. Çoku dhe dr. Çelaj, e kishte të nevojshme një shoqatë të tillë për mjekët shqiptarë, për të shkëmbyer këshilla dhe përvoja profesionale, si dhe për të dhënë një kontribut më të fuqishëm në vendlindje. Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane u krijua falë iniciativës dhe bashkëpunimit serioz të disa mjekëve shqiptarë këtu në SHBA dhe mbështetjes së një pjese të madhe punonjësish shëndetësore dashamirës, që kanë shfaqur dëshirën të organizohen, por nuk kanë kohë ose aftësi drejtuese, siç e kishte grupi që mori iniciativën.
Ata të dy, duke folur në emër të Shoqatës, thanë se ne u bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë që punojnë në fushën e mjekësisë në SHBA, të diplomuar dhe të trajnuar në shkolla dhe programe të akredituara të SHBA, Puerto Rico dhe Kanada, si dhe atyre që punojnë në fushën e kërkimeve shkencore në institucionet akademike mjekësore amerikane, të bashkohen me Shoqatën Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, të bëhen anëtarë të saj, përfunduan në emër të shoqatës, dr. Lindita Çoku, e cila është presidente e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, dhe bashkëkryetari i shoqatës dr. Sulejman Çelaj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» BEQIR SINA:DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTË
» BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë !
» Beqir Sina:Në Amerikë Rugova ishte mik i madh i Kishës dhe i Xhamisë Shqiptare (Foto)
» Beqir SINA - New York City Parada Shqiptare 2015: për të ngritur emrin e Shqipërisë lart në Nju Jork dhe anembanë Amerikës (Foto)
» Beqir Sina:Historia e Federatës Panshqiptare "Vatra" në publikimin e historianit Beqir Meta

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi