Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë !

Shko poshtë

BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë ! Empty BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë !

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 12, 2012 12:40 am

Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë !


BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë ! 48942_100001647878982_1100305156_n

BEQIR SINA, New York
BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë ! Lirie
Lisa Milicaj Këshilltare në Këshillin e Bashkisë së Town of Pleasant Valley në Dutchess County, New York, dhe Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, - President of First Insurance Agency Inc.
Pleasant Valley - Dutchess County, New York : Shqipëtarja e cila është e zgjedhur po me votata e qytetarëve amerikan, është edhe Liza Milicaj, nga Kosova, një zyrtare e lart e njërës prej Lokaliteteve më të vjetra të New Yorkut - Town of Pleasant Valley në Dutchess County, New York, . Ajo pos një detyre këshilltare në Këshillinin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, Inc, kompani e cila është njohur e cila quhet Cambridge Who's Who is - Kambridge Kush është kushi" . Kompani e lartë, kjo, për të treguar përkushtimin, e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet e shërbimeve të sigurimit në Shtetet e Bashkuara.


BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë ! IMG_0262lirie


Lisa Milicaj me një shqipe mjaft të kuptueshme , ka shumë dëshirë që vetem të flasë shqip , mbasi, ajo kudo në punë dhe në jetën e saj të përditëshme, e prezanton veten kudo si një shqiptare e Amerikës. Megjithëse, prindërit e saj kan emigrura nga Kosova 45 vjetë më parë dhe ajo ka lindur ketu.
Ajo tregon për gazetën kombëtare Bota Sot, se prindërit e saj Jak-u dhe Lena Milicaj, emigruan në Shtetet e Bashkuara, perkatesisht nga Kosova në vitin 1968. Duke folur për historinë e familjes së saj ajo rrefehet :"Ata dolën nga Kosova, udhëtuan për në Itali dhe përfundimisht erdhen në SHBA, si qindra mijërat e emigrantëve shqiptarë gjatë këtyre pesë dekadave të fundit. Babai i im tha Lisa, shumë shpejt mori klasa, për të mësuar gjuhën angleze dhe brenda pak vitesh e shfaqi veten në botën e investimeve, biznesin e shit blerjes së pasurive të patundshme - Real Estate. Ndërkohë, që .Nëna shprehet ajo ashtu si zakonisht gratë shqiptare, u dallua si një Nënë shqiptare, një nënë e shkelqyer, dhe fortë dashur per të rritur, edukuar dhe shkolluar ne fëmijve, pa na harruar dhe mësimin e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe".
Vetë Lisa, ka lindur më 18 prill, 1970 në Bronx, New York dhe u rrit në një zonë ku tani ka shumë familje shqiptarësh, në pjesën veriore të New Yorkut, Westchester County, thirret -. Ajo jeton së bashku me 3 fëmijë të mrekullueshëm, të zgjuar , dhe të edukuar, që shkojnë shumë mirë me mësime. Vetë ajo është Presidente dhe Themeluese e Agjencisë së Parë të Sigurimeve,(www.myfirstinsuranceagency.com), cila është e vendosur në zonat rurale të New Yorkut - në lokalitetin Pleasant Valley.
Kohët e fundit, në zgjedhjet lokale, ajo mori me shume se 2100 nga 10,000 votues në qytet, dhe është zgjedhur tani në postin e Councilwoman - Grua Këshilltare e Këshillit të Bashkisës të qytetit të Luginës këndshme, që thirret Pleasant Valley. Ajo u betua në këtë detyrë, pra mori detyrën e re në Kshillin e Bashkisë së qytetit, në në 1 janar 2012. Një detyrë, kjo, me shumë përgjegjësi në këtë lokalitet të vogël - por, të pasur dhe të bukur shumë, për të bërë më shumë që qyteti i tyre të eci përpara, për të ndihmuar qytetin dhe banorët e saj.
"Në këto kohë të vështira ekonomike, na tha Lisa, teksa e vizituam atë të djelën në zyrën e saj - kjo, duket të jetë shumë e rëndësishme për buxhetin tonë, dhe banorët e qytetit të cilët kanë nevojë të shpenzojnë më pak kohë për të gjetur një punë, e cila u duhet tani sa më afër me shtëpinë e tyre, dhe jo të punojnë më në New York, dhe larg qytetit tonë" tha Lisa..


Znj. Milicaj ka më shumë se 14 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Presidente e kopmanisë së sigurimeve Cambridge Who's Who is - Kambridge Kush është kushi"


Lisa Milicaj, është Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, Inc - President of First Insurance Agency, Inc. kompani kjo prestigjoze e cila është njohur edhe nga Universiteti i Cambridge . Kompani, kjo, e cila është ngritur për të treguar përkushtimin, e saj, në drejtim të udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet e shërbimeve të sigurimit për qytetarët anembanë SHBA.
Znj Milicaj ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Si presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, siç quhet kjo kompani, ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e llogarive të mëdha komerciale të pronës, sigurimin kompleks të jetës, siguron politika të mëdha mjedisore nga zhvlerësimi, merret me trajtimin e kërkesave të negociatave, dhe punon për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve. Ajo ia atribuon suksesin e saj të fortë, etikës së punës së saj - të punës feedback, twitter, të mbushjes së dokumentave në online për të gjithë klientët e saj.
Aktualisht znj. Milicaj, ka një Diplomë Master për këtë fushë, gjithashtu ajo përfundoi kursin në terapi profesionale. Ajo është një anëtar i Shoqatës Kombëtare për Agjentet Profesionalë, një anëtare e bordit të Dhomës së Tregtisë në Qarkun Pleasant Valley, dhe një mbështetëse e fortë e shkollës S. Fred Keller, e para shkoll amerikane e sistemeve të implementuara plotësisht parashkollorë në botë, të quajtur CABAS .
Agjencia e parë e Sigurimit, Inc është në shërbim te plotë, agjencia e çfardo lloj sigurimi, duke ofruar politika komerciale dhe personale të sigurimit. Sigurimi komercial përfshin përgjegjësinë e përgjithshme, të pronës, përgjegjësi mjedisore nga zhvlerësimi, të drejtuesve dhe nënpunësve, punëtorëve deri në kompensim. sigurimin e shëndetit dhe jetës, si në grup dhe sigurimet familjare apo personale.
Sigurimi personal përfshin pronarët e shtëpive ', të autove personale, jetës dhe banesave, biznesveve dhe sigurimin tokës së banimit, dhe shfrytëzimit të tokës për ferma private. Për më shumë informacion, vizitoni www.myfirstinsuranceagency.com.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi