Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:LËVOZHGA E TURPIT

Shko poshtë

Mentor Thaqi:LËVOZHGA E TURPIT Empty Mentor Thaqi:LËVOZHGA E TURPIT

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 10:35 am

Mentor Thaqi:LËVOZHGA E TURPIT 223382_213101332052613_100000582437455_731906_1597120_n
Mentor Thaqi:LËVOZHGA E TURPIT 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:LËVOZHGA E TURPIT

Më thuaj o njeri,
pse tenton t´gënjesh,
pa fije nevoje
...
e pa fije turpi?!
Ti o derëzi,
kur nisë të rrëfesh,
me një hapje goje,
dukesh soj harbuti!

Bota është e vogël,
gënjeshtra del n´shesh
pa e thënë mirë fjalën,
ajo veç merr dhenë,
i thonë: Dushk për gogel!
Kur merr flakareshë,
fyti sé tretë halen,
kot e ke bërë benë!

Ka një Normë diku,
të shkruar o t´pa shkruar,
por, e thënë shumë herë,
se rrena del n´shesh,
aty e këtu,
ka jetë të shkurtuar,
mbetesh i pavlerë,
kur vet e merr vesh!

Turpi ka lëvozhgë,
disa i thonë cipë,
e të tjerë perde,
dikush edhe plaf,
kur theret si n´gozhdë
dhe përhapë fëlliqësitë,
kot mashtron vetvete
se ty nuk të kapë!

Jo nuk ka sapun,
fi as detergjent,
që ta heqë njollën,
e turpit, o i pacipë!
Se është dreçopunë,
t´mbahesh vigjilent,
krimbi hëngri mollën,
mos thuaj, s´e ke ditë!

Pse tenton të m´gënjesh,
kur unë mirë të njoh,
si paranë e kuqe
dhe këtë plot një jetë,
ti do shkulur vesh,
se unë n´ballë të shoh,
plot dredhi dhe huçe,
që ti s´i sheh vet!

Mentor Thaqi R.-VS., 05.05.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi