Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:PARADHOMA

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:PARADHOMA Empty Adem Zaplluzha:PARADHOMA

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 11:39 pm

Adem Zaplluzha:PARADHOMA U1_AdemZaplluzha

Adem Zaplluzha:PARADHOMA

Kudo zhurmë
Për këto shqisa të lodhura
Sa qenka mëkatare dita
Kur i lan
Duart e papastra
Me lotin e foshnjave

Në kafene nuk më treguan
Se është rritur çmimi i kafesë
Kur m’u afrua kamerieri
Më mungonin disa lekë
U desh të paguaj
Me skuqjen e fytyrës

Shumë njerëz qeshën
Me fatkeqësinë time
Atë ditë
Me shumë zhurmë
Kaloi një karrocë e zez

Disa njerëz të panjohur
Erdhën dhe ikën
Me kuaj të bardhë
Nëpër paradhomën
E ndërgjegjes së sëmurë


Adem Zaplluzha
Nga libri TEJDUKSHMERIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi