Marjan Doda:QYTETI I LASHTË ILIR QË U FSHEH NGA SLLAVËT
Faqja 1 e 1

QYTETI I LASHTË ILIR QË U FSHEH NGA SLLAVËT
Përmbledhje nga: Marjan DODAJ -
Marjan Dodaj
Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive "të vdekura" në bregdetin Adriatik. Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium- Sckodër, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve.
Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike. Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet ipeshkvnor ( Svacia Civitas) Rrreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht më 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur e zaptuan turqit më 1571.
Sipas Marin Biccit - 1610 , Shasi ka pasur 365 kishë, që përkon me numrin e ditëve të një motmoti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi.
Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.
Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash - bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.
Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta , por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase. Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathtë e thjeshtë, unazat , tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme) pastaj pjesë të arm Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.
Përveq Shasit në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytet : Trishti, Danja dhe Sarda.

- http://sq.wikipedia.org/wiki/Shasi
E plotësuar me një koment të ri me 07.05.2011
Prof Dr. K. BUROVIĆ - reagon, fyen dhe falsifikon (Ja si "shfryhet" apo "qirret" nje akademik serb ne nje prezantim timin)
Si duket e kam bërë pak nervoz një akademik serb! Shkas ishte ky prezantimi si në foto në vijim. E kuptueshme për ata që i kuptojnë të dy gjuhët.
Ja si "shfryhet" apo "qirret" një akademik serb ne nje prezantim timin (n`PowerPoint Presentation ) ku une me 1 faqe A4 kam paraqutur burimin e 4 vudeo-ve nga "Youtobe" te punuara ne teren nga nje TV zyrtare si TopChannel dhe te nje shkrimi nga "wikipedia", mbi: "Shasi qytet i fshehur nga Sllavet", dhe kete prezantim e sjelle per lexuesit faqja "Lajme nga Ulqini" ku akademiku ne fjale reagon.
- Akademiku serb që prezentohet si: - Prof. Dr Kaplan BUROVIĆ, akademik dhe
- here si shqiptar me emrin Prof. Dr. Kapllan RESULI, akademik
A: Këtu linku i z. BUROVIC me shkrimin reagues: http://www.srpskadijaspora.info/vest.asp?id=14837
B: Këtu linku "Lajme nga Uliqini" (artikulli që pason me një koment te akademikut në fjale): http://www.visit-ulcinj.com/blog/2010/12/01/qyteti-i-lashte-ilir-qe-u-fsheh-nga-sllavet/
1. Këtu linku apo Prezantimi im: http://www.docstoc.com/docs/62126641/Qyteti-Ilir-i-365-kishave-qe-u-fsheh-nga-sllavet-%28-komplet-%29
2. Këtu linku per Viedeo materialin nga "Youtube" mbi Qytetin e Shasit: https://www.youtube.com/results?search_query=%22Qyteti+Ilir+qe+u+fsheh+nga+sllavet%22&aq=f
3. Ketu linku mbi Materialin nga "Wikipedia" mbi Shasin si qytet: http://sq.wikipedia.org/wiki/Shasi
Akademiku në fjalë shkon aq larg sa për Shasin thotë se nuk është vend Shqiptar e aq më pak Ilir dhe se Shqiptarët por edhe Ilirët nuk kanë jetuar në qytete pasi janë dhe kanë qenë të prapambetur. Pastaj e keqpërdore emrin e Akademikut shqiptar, prof. dr. Eqrem Çabej, duke thënë se ai e ka pranuar dhe vërtetuar se shqiptarët kanë arritur në Ballkan (në Mat, mbi Tiranë!) në shekullin X të epokës sonë, duke zbritur nga shpatet e maleve Karpate dhe Beskide (Rumunia).
SHËNIM PERFUNDIMTAR: fajlli im "Shasi qytet qe eshte fshahur nga Sllavet" është shumë interesant dhe shumë i kërkuar në internet kurse shkrimi i tijë (i akademik K. Burovic) është për konsum të brendeshëm dhe me sa vërejta s`ka asnjë "pëlqim" dhe koment.
Me respekt, Marjan Dodaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përshëndetje nga Marjan Doda
» Urime festen nga Marjan Doda
» Marjan Doda na e dërgoi Fishten dhe Gjuhën Shqipe!
» Marjan Doda:URIME DITËLINDJEN, POETIT Ndue UKAJ
» Marjan Doda sjell Gjuhën Shqipe të At Gjergj Fishtes me një dekorim fenomenal!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi