Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO:NE DITARE TE PASHKRUAR

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO:NE DITARE TE PASHKRUAR Empty VIKTORIA XHAKO:NE DITARE TE PASHKRUAR

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 10:29 pm

VIKTORIA XHAKO:NE DITARE TE PASHKRUAR 174483_100000525636701_7075507_n
VIKTORIA XHAKO:NE DITARE TE PASHKRUAR

Varur qiellit tim gri,
Endem ajrit të rralluar,
Në kujtime mjegullore,
Në ditarë të pashkruar.

Kolovitem hapësirash,
Sytë veshur vello malli.
Nata rri e palëvizur,
Bebëzash hesht shuar zjarri.

Ndjeva gulshe, gjak të valë,
Zemrën, harqe vetëtimash.
Netët u ndriçuan befas,
Yjtë zunë vend lëndinash.

Atje tej një buzëqeshje,
Nisi përqafim të ngrohtë.
Rruga ishte shum` e gjatë,
Era ishte shum`e ftohtë.

Ajri ësht` puhiz` e lehtë:
Hiqe trikon, the, nga beli,
Lere, ty ta shndrisë trupin,
Lozonjarja rreze dielli.

Por, sa keq! Sa shpejt vjen nata.
Dhe ti nisesh horizontit,
Ku nuk ka asgjë të gjallë,
Veç vrastaret shkrepëtima,
Që i ruan qen Cerberi,
Jargëvarur, gjuhëjashtë.

Angullin ky shpirt i natës,
Duke ndjell` ogur të zi.
Hap ditarët e pashkruar,
Të pashkruar përsëri!



E premte 6 maj 2011 ora 20:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi