Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit

Shko poshtë

Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit Empty Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 11:10 pm


Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit

Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit 6rama-linda6


Eshte hera e pare ne keto 2 dekada qe PS ben mitingun kryesor elektoral te fushates, brenda nje salle te mbyllur. Ndonese rikandidon per Tiranen, Rama beri premtime qe i ben vetem nje kandidat per kryeminister. Keshtu, Partia Socialiste dhe aleatet e saj, te grumbulluar ne koalicionin opozitar "Aleanca per te Ardhmen", dhe e drejtuar nga kryesocialisti Rama kane mbyllur mbreme fushaten e zgjedhjeve vendore te 8 majit, ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi". Per here te pare, mbyllja e fushates elektorale te PS per 20 vjet me radhe nuk eshte bere ne sheshin qendror te kryeqytetit, as ne sheshin "Nene Tereza" por ne nje ambient te mbyllur, sic eshte pallati i sportit i lojerave me dore. Pas paraqitjes se nje videoje me pamjet filmike ku tregohej si ka qene Tirana, ku eshte tani dhe te ardhmen e saj e mori fjalen kryetari i PS-se, kandidati per kryetar i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ai tha se vete ai dhe PS "jemi angazhuar per te luftuar papunesine. Do t'i heqim tatimet e qeverise cdo biznesi te vogel, lehtesira fiskale cdo biznesi prodhues, do te garantojme te drejtat e papunesise, asnje takse per te gjithe kategorite ne nevoje, 50 % te qirase per cdo familje te pastrehe qe nuk ka ate ardhura per te marre nje qira dhe kredi lehtesuese per familjet me te ardhura te vogla". Njeheresh kreu socialist nuk ka munguar te shprehet kunder presionit qe kjo qeverisje po ushtron ndaj administrates. "Kurre me mesues te vene nen presion per interesat e pushtetit. Kurre me nje pushtet qe tenton t'u lexoje dhe grabise voten. Jemi angazhuar te pergjysmojme TVSh per ushqimet baze dhe ta bejme zero TVSh per buken, qumeshtin, vezet sepse nuk mund te kete nje femije qe ne 2011 te mos kete qumesht te lagi buzet, kjo eshte e pafalshme", tha me tej Rama. Ai beri thirrje te votojne per Ramen, per PS-ne dhe per kandidatet e "Aleances per te Ardhmen" qe "t'i japim fund kaosit territorial e t'i hapim rruge ndryshimit te Shqiperise, qe dikur quhej zonje e rende dhe qe sot po sakatohet nga nje pushtet i vjedhur dhe nje pushteti qe vrau se do te vjedhe". Me tej, Rama premtoi se kete pakt do ta permbushin ne harkun e 4 viteve sepse kjo eshte e vetmja rruge. Kreu i PS dhe kandidati per bashkine e Tiranes per zgjedhjet e 8 majit, ka vene theksin tek arsyet pse qytetaret duhet te votojne kandidatet e "Aleances per te ardhmen". Ai ka permendur tre pikat kryesore te paktit me qytetarin qe perqendrohen tek punesimi, familja dhe e ardhmja. "Ne jemi e vetmja rruga e cdo njeriu te zakonshem qe beson te Shqiperia e talenti i ketij populli te mrekullueshem, qe beson tek puna, ndershmeria, bashkejetesa qytetare pavaresisht perkatesive krahinore, fetare, partiake, gjinise dhe moshes. Kjo eshte e vetmja rruge, rruga e "Aleances per te ardhmen'",-tha Rama. "Ne kemi nenshkruar nje pakt qytetar per punesimin, familjen dhe endrrat qe behen realitet. Ky pakt eshte angazhimi yne solemn perpara te gjithe qytetareve te Tiranes dhe Shqiperise, per t'i hapur nje lufte te ashper papunesise qe kercenon te ardhmen e cdo shqiptari. Ne jemi angazhuar solemnisht ne paktin tone qytetar per te mbeshtetur te rejat e te rinjte qe te dalin nga rruga e papunesise dhe te hyne ne rrugen e punes dhe jetes se ndershme. Ne jemi angazhuar per t'i bere lehtesira te forta fiskale cdo biznesi prodhues se ne parafytyrojme nje atdhe qe ofron vende pune dhe mundesi per cdonjerin qe kerkon pune te ndershme. Kurre me presione mbi nepunesit e shtetit. Kurre me presione mbi ata qe paguhen me kontributet e qytetareve dhe kercenohen me buken e gojes", eshte shprehur Rama. "Ne jemi angazhuar qe ta perkrahim dhe mbrojme familjen shqiptare. Ne mbrojme te ardhmen e cdo mesuesi. Kurre me mesues qe merren me force ne mitingjet e qeverise. Kur me mesues ku shteti tenton t'u diktoje dhe marre me force voten. Jemi angazhuar ta bejme zero TVSH-ne e ilaceve sepse nuk mund te kete te moshuar qe te marrin ilace me liste ne vitin 2011. Jemi angazhuar te kemi nje vend me 100% rruge te asfaltuara, me pastrim shembullor dhe nje transport publik te standardeve evropiane sic eshte Tirana e sotme",-theksoi Rama. Kreu i PS-se me pas iu eshte drejtua te gjithe votuesve duke theksuar se PS-ja dhe "Aleanca per te Ardhmen" jane e vetmja rruge per te ardhmen e ketij vendi. "Motra dhe vellezer, me lejoni qe t'ju pershkruaj arsyet pse nje qytetar i Tiranes pavaresisht bindjeve dhe perkatesise duhet te votoje per mua, PS-ne dhe 'Aleancen per te Ardhmen'. Cdo prind i ketij qyteti duhet te votoj per 'Aleancen per te Ardhmen' dhe kandidatet tane, sepse asnje prind qe vertete e do femijen e tij, ashtu sic cdo prind, nuk mund te lejoje kercenimin e mesuesit te femijes se tij. Ai eshte qenia me e dashur dhe shtylla e nje shoqerie demokratike te emancipuar, qe sheh nga e ardhmja",-tha Rama. Sipas tij, te papunet duhet te votojne se sot ne qeveri jane 1 milion te papune kjo eshte nje shifer qe, edhe e vetme, do te bente qe kryeministri te kerkonte falje dhe te ikte si i paafte per ta bere ate detyre. "Saliu nuk eshte kryeministri i Shqiperise, por thjesht perfaqesuesi i nje qeverie te kthyer ne regjim, qe flet per ju dhe mendon vetem per vete", theksoi Rama.

Linda Rama

Kryetari socialist, i cili ne keto zgjedhje kerkon mandatin e katert per kryetar bashkie te Tiranes, shoqerohet nga bashkeshortja e tij dhe dy femijet, djali i tij dhe vajza e zonjes Linda Basha. Bashkeshortja e kryetarit te bashkise dhe njeheresh kandidatit ne emer te "Aleances per te Ardhmen", ka ardhur ne miting e veshur kuq e zi, duke pershendetur te gjithe te pranishmit ne "Asllan Rusi". Ajo nuk ka folur, por ka qendruar me pas ne krah te bashkeshortit, Edi Rama, pavaresisht se ne shume takime te mbyllura ka qene ne krah te tij ne fushate.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi