Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:BRITMAT ÇJERRËSE

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BRITMAT ÇJERRËSE Empty Adem Zaplluzha:BRITMAT ÇJERRËSE

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 11:32 pm

Adem Zaplluzha:BRITMAT ÇJERRËSE U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:BRITMAT ÇJERRËSE

Këto britma çjerrëse
Janë ulur në trurin tim
Korridori ka mbetur i vetmuar
Në këtë tollovi fjalësh

Nuk mundem ta deshifroj
Rebusin e mendjes
Një hije e zymtë
Fshihet në rrathët e unazave

Dje erdhën ujqërit
Pa u lajmëruar
Dhe i kaluan pengesat e para
Deri sa u ndalën
Në vetëdijen e tyre

Këtu ndalohet vendqëndrimi
Për njerëz
Automjetet mund të parkohen
Edhe mbi kulme

Ata që e kanë kujtesën e shëndoshë
Mund të pinë ujë
Në krua ku e shuajnë etjen
Kalorësit e zinj

Britmat çjerrëse
Janë ulur në veshin tim të djathtë
Dhe po e bëjnë punën e tyre
Si argatët më të mirë


Nga libri TEJDUKSHMERIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi