Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Jashari:Refleksion natyrorë mbi 2500 lartësi mbi detare

Shko poshtë

Avni Jashari:Refleksion natyrorë mbi 2500 lartësi mbi detare Empty Avni Jashari:Refleksion natyrorë mbi 2500 lartësi mbi detare

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2011 11:32 am

Avni Jashari:Refleksion natyrorë mbi 2500 lartësi mbi detare 203293_100000985680265_1308311_n
Avni Jashari:Refleksion natyrorë mbi 2500 lartësi mbi detare

Aq shumë është mbushur kupa me politikologji në kokën tonë (Lexo: gazetaret) sa që vështir është për të gjet ndonjë relaks. Sot dua pak relaks, sot dua të relaksohet edhe lexuesi im, sot dua të jem i lirë. Të pakët qoftë kjo vetëm edhe për një ditë.


“Dielli është një dhuratë e çdo dite”. Me këto fjalë mu drejtua një alpin italian i cili ishte drejtues i yni gjatë skalitës në Dolomiti di Brenta (pjesë e alpeve italiane) në fund të muajit prill të këtij viti “.

Kur dielli është i mbuluar, kur mjegulla turbullon sytë në majat ekstreme të kodrinave të larta alpike, zëri i shqiponjave ushtueshëm të duket se je mbreti apo je ai që po e sundon këtë vend të harruar e rrallë të shkelur nga këmba e njeriut.

Por kur dielli zë fillin ti largoj retë, së bashku me mjegullën, sytë kthjellohen, së bashku me ta edhe mendja, at`herë fillon ti shohësh luginat përreth poshtë dhe kupton se nuk je vetëm. Ah diell madhështor sa mik i mirë që je këtu në këtë lartësi malore. “Ja përse ushtarët alpin festojnë me shumë dashuri këtë diell të bukur e impozantë pranverorë”. Mu drejtua Mauro një ish ushtar, kapiten alpin i cili ishte me grupin tonë që atë mëngjes "pushtonim" majat e larta të maleve Dolomiti.

Dolomiti..., këto kodra të çuditshme filluan të skuqën nga ngjyra që dielli i dhuroi dhe ajo ngjyra gri që kishin u fsheh nën refleksionin solar e magjeps.

Në këto lartësi ekstreme gjithçka është ndryshe madje edhe ajrin që thithim është ma i rrallë mirëpo të bënë të ndjehesh mirë. Kjo nuk ishte hera e parë që unë s’kaloja majave të larta, kodrinave të Alpeve italiane, por ishte hera e parë që isha me një grup alpinë dhe sado që shijoja bukurin e natyrës përreth dëgjoja edhe histori të ndryshme nga eksperienca e tyre ndër vite.

Ndonjëherë në mendjen time vardiseshim mendime nga më të ndryshmet. Një mendim që atë ditë kisha në mend ishte kur ata (Lexo: alpinët) tregonin nga jeta e tyre fëmijërore së këndejmi unë mendoja jetën time fëmijërore, sa të ndryshme ishin ato që ata thonin për jetën e tyre fëmijërore me atë timen. S`ka rendësi doja të isha i lirë doja të isha një shqiponjë që bredh si mbret mbi ato kodrina që rrihnin qiellin e kaltër, fundja atë ditë ishim të barabartë të gjithë, atë ditë pinim kafe të gjithë nga një ibrik i vetëm, ishim thjesht të gjithë një.

Cortina d'Ampezzo

Rruga jonë vazhdoj atë ditë për ti “pushtuar” majat tjera të kodrinave malore alpike. Në mesin e atij shkëlqimi verbues argjendi në 3216 metra lartësi ishin të stacionuar kampet alpine, ku sundonin shkëmbit e majës Kortina (Cortina d'Ampezzo). Pas pak pushimi u drejtuam kah mali Kadini (Cadini) çdoherë duke dëgjuar histori nga më të ndryshmet të ish ushtarëve të divizionit Alpin.

Tashmë ishim në Dolomiti Ampezzane, dua ta pranoj se unë isha pa përvojë dhe isha tmerrësisht i lodhur, por jo edhe i zhgënjyer, ngaqë nuk kishte vend për zhgënjim në asnjë sekondë dhe në asnjë rast. “Djalosh po të mos kishe jetuar një kohë bukur të gjatë përreth kësaj natyre vështir do ta kishe sot të qëndroje në këtë natyrë e rreth të freskët me ajër të rrallë”. Mu drejtua një ish rreshter alpin me sens humori duke mi rrahur krahët. Edhe pse i kishte përmbi 70 pranvera më befasonte energjia e tij dhe vullneti që kurrë nuk ja kishte kthyer shpinën.


Kishte kaluar mesdita dhe ishte ora diku 16:43 dhe në atë kohë drejtuesi që i printe grupin na informoj se po na priste një drek me ushqim tradicional në malgën Carpi 2110 lartësi mbi detare. Të gjithë filluam të ndiheshim ma mirë ngaqë ishte një surprizë që kishte organizuar Mauro (Ish kapiten alpin) për grupin tonë.

Gjithçka përfundoj shumë shpejt atë ditë...gjërat e mira shpejt përfundojnë unë edhe dy ditë udhëtoja për në Kosovë. Lamtumir Dolomiti, së shpejti do të rikthehem sërish, luginat tuaja e livadhe me lule që çdoherë do ti dua. Lamtumir grupit Alpin të cilët më dhanë një eksperiencë të veçantë atë ditë dhe më bënë të ndihem alpin edhe unë së bashku me ta. Ciao a tutti a presto!



Avni Jashari - info@infosot.com
www.infosot.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi