Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI Empty Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 12, 2012 12:16 pm


LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI

Nga Xhevat Rexhaj




Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI Xhevat_rexhaj-300x283
Xhevat Rexhaj
Ta duam njeri tjetrin ngase Presidenti Ibrahim Rugova dhe Heronjet e Familjes Jashari janë si mishi ngjitur për ashti në trupin tonë

I nderur Z. Murat Jashari

Sot, në kohen e teknologjisë dhe informimit modern dhe të shpejt, është mundësia që njerëz të ndryshëm të shkruajnë dhe të publikojnë mendime në shkrime të ndryshme për tema të ndryshme. Në këte periudhë apo në këte shekullë që jetojmë një form e të shkruarit është edhe kjo që une e titullova leter, për njerëz të caktuar, për politikanë të caktuar apo thjeshtë për personalitete të caktuara, andaj edhe une sot e kam vendos që si një qytetarë i Republikes së Kosoves, si një bashkëkombas dhe një njeri i thjeshtë nga Dardania të ju drejtohem me nji letër-shkrim.


I nderuar që në fillim më duhet të them se edhe une si një shtetas i Kosoves ndaj respektin ma të madh për Familjen tuaj, për Familjen e republikes sonë dhe Familjen e shqiptarisë familjen Jashari, une si gjithë shqiiptaret mburrem me madheshtinë dhe sakrificen e berë, me heroizmin dhe frymen shqiptare të Familjes suaj andaj gjithmon do të perkulem para viktimave, para të renëve, para dëshmorve dhe para Heronjëve tanë të renë në luftë me Serbinë. I nderuar Z. M. Jashari, populli i ynë dha shumë gjakë me shekuj, me dekada dhe me vitet e fundit, populli i ynë beri çmos që të çlirihet nga zgjedha shekullore e pushtuesit tonë, që na e piu gjakun në të gjitha etapat, andaj ne sot mund të gezojmë, mund të festojmë, mund të qeshim, mund të vallëzojmë, ama gjithmonë do të kemi momente që në shpirtërat tonë do të ketë ngapak dridhje dhe të therme për ata që si kemi më afer nesh, i nderuar një i tillë jam edhe vetë, ne luftë janë vra edhe 5 anëtarë të familjesë sime, une ndjej dhimbje për ta por ndjej dhimbje edhe për të gjitha viktimat që ranë, ngase besoi se të gjithë shqiptarët ndjejnë dhe do të ndjejnë dhimbje gjithmon për ta, por e jona mbetet që ti kujtojmë, tua ruajmë vlerën dhe mos të i trazojmë edhe në amshim.


I Nderur Z. Jashari, ketëo më lartë i ceka vetem për të treguar se në mbarë Republiken e Kosovës ka njerëz që në një apo mënyrë tjetër u preken nga gjenocidi serb, në një apo mënyrë tjeter dhanë diçka për çlirimin e Kosovës duke dhanë edhe jeten. Kuptohet në piadestal të historisë tonë mbesin gjithmon dhe të paharruar heronjët tanë të shumtë e si prijetarë familja e juaj me Heronjët kombëtar Adem, Hamez dhe Shaban Jasharin, ata janë krenaria e juaj por njiherit edhe krenaria e Kosovës dhe shqiptarisë mbarë, ata sot permenden me pietet, dhe historia e jonë asht pasurue sa të ketë njerëzim me emrat e tyre,Lavdi u çoftë.


I nderuar Z. Jashari ne sot jemi 13-14 vite larg nga ajo e kaluar, nga ato ngjarje që ndryshuan rrjedhat historike të filluara me shekuj, të formësuara me dekada, dhe të përpiluara me fundin e viti 1989 me kohen kur në skenen politike erdhi kierarkia e elitës intelektuale të Kosoves në krye me Ibrahim Rugoven dhe LDKnë, për të vizionizuar arritjen e qëllimit përfundimtarë çlirimin nga robëria serbe dhe fitimin e lirisë. Ato vite populli shqiptarë si kurr më parë pas lavdisë së Gjergj Kastriotit u bashkua dhe u forcua rreth vehtes se vet, populli si kurr më parë vërejti se tani e tutje me shqiptarët do të udhëheq koka dhe lapsi për fillimin e mbarë të senzibilizimit të qështjesë tonë, dhe krijimin e rrethanave për të përfituar miqë të fortë e të duhur që në çdo moment kur të krijohen kushte dhe rrethan të kërkohet ndihma nga ta për të na ndihmuar në çlirimin tonë dhe krijimin e shtetit tonë të pavarur. Në ato vite mangët i pervolen i madh e i vogel, shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, troje etnike dhe sidomos ata në mergim, filloi të funkcionoi për mrekulli solidariteti dhe dashuria ndaj atdheut, krijuam Institucione dhe krijuam shtet edhe pse në ato rrethana të pushtimit, me vullnetin e popullit dhe të atyre që kishte zgjedhur populli mbaheshin gjallë hallka të rendësishme të jetës në Kosovë, populli në Kosovë dhe mërgata financonin arsimin e pavarur dhe sistemin e shendetësisë së pavarur, si dhe trupa tjera funkcionale që thelluan vetëdijen e qytetarisë se kemi Institucione dhe aparatin e mundësive që të mbijetohet pa ia shtrirë doren shkaut, shumë breza që sot udhëheqin Kosoven i kryen shkollat në atë sistem nepër shtëpia private, por u kryen edhe fakultete dhe magjistratura, pra ato vite krijuam shtetin edhe pse formalishtë të tjeret nuk e njihnin. Ato vite të gjithë ishim bashkë ashtu si duhet të jemi bashkë, erdhi koha edhe e luftës, pa marr parasysh disa nunaca të ndryshme që në momente na sollen edhe plasaritje në homogjenitetin tonë prapë se prapë shqiptarët të përkrahur nga miku ynë i Madh SHBAja dhe aletatet e saj u çliruam, me mijëra u vranë dhe u sakatuen nga regjimi gjenocidial serb, por ne mbijetuam fal gjakut të Familjes dhe Heronjëve të Familjes suaj dhe mijëra familjeve të tjera.


Z. Jashari , ne sot kemi shtetin të cilin e rishpallem me 17.2.2008, këte shtet e kanë pranue 88 shtete nga bota, ne sot jetojmë të lirë por kemi probleme të shumta, ne sot kemi Institucione por kemi krim dhe korrupcion, ne sot kemi policinë por pjesen veriore të Kosoves e kemi të kontrolluar nga serbët dhe sherbimet policore serbe, ne sot kemi ndërnarrje shoqërore por ato vidhen dhe kontarbandohen, ne sot kemi politikaj por shumica janë të korruptuar, pra thjeshtë ne kemi shtetin të cilin nuk po kemi dije ta ecim përpara. Shumë politikaj thirren në vlera të së kaluares së afert, ka të tillë që thirren në Presidentin Rugova, por vetem me fjalë ngase disa e kanë shkatërrue atë vizion, kemi politikaj të cilët thirren në luftë dhe në emrat e Heronjëve Adem e Hamez Jashari, por mjerisht veprimet e tyre janë të ndyra, me hajni, korrupcion dhe kontrabandë me bashkëpunim serbesh, pra ne kemi fatkeqësishtë sot një klasë politike që gjithhere fjalët i kanë plot me figura të shquara kombëtare, ndersa veprimet i kanë të zeza si futa, i kanë të fëliqta dhe të dëmshme me fatalitet për tardhmeën e Kosoves.


I nderur Z. Jashari, ne sot kemi ende disa politikaj dhe liderë që thirren në bashkim kombëtar, në bashkim trojesh, në vëllazëri ndërshqiptare ,ndersa në gjestet dhe veprimet e tyre ata aspak nuk tregojnë se vertet janë për qeshtje të tilla madhore, ata me fjalimet dhe qendrimet e tyre bejnë jo bashkim por ndasime, ata nuk vlersojnë vlerat që i patem dhe i kemi ,ata nuk e duan e nuk e respektojnë Presidentin Rugova, e kinse e duan dhe respektojnë Heroin e kombit Adem Jasharin, të tjeret kinse duan dhe respektojnë Presidentin Rugova e jo Heroin kombtar Adem Jasharin, pra thjeshtë edhe sot e kësaj dite luhetë pafytyrshëm me figura madhore kombëtare për perfitime të ulëta ditore politike egoiste, bajraktaresh dhe të tjera personale. Kur kihen këto parasysh atëhere rrjedhë edhe konstantimi se neve sot na duhen njerëz që posedojnë vlera të forta kombëtare, pa dallime ndaj Figurave tona të ndritura, nuk mund dhe nuk duhet të quhet dikush lider, kryetar, udhëheqes apo unifikues i popullit nese nuk e respketon të kaluaren pra historinë e herëshme e sidomos atë të afërme, nese nuk pranon me respekt dhe moral vepren e Presidentit Historik të Kosovës Ibrahim Rugova, si President i krejtë Republikës së Kosovës ngase që prej vitit 1992 ai ishte President i zgjedhur nga vota, duart dhe mendja shqiptare, ai ishte President dhe mbete President gjithë ato vite, ngase nuk ishte President vetem për LDKnë edhe pse LDK ishte afer 90% e popullates para dhe pas luftës sa ishte ai gjallë, por Ibrahim Rugova ishte Presidenti i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ishte Presidenti ai që i pari nderoi Familjen e juaj, isht Presidenti ai që shpalli 3 ditë Zie në Republiken e Kosovës për tragjedinë e ndodhur pra për Familjen Jashari, pra ishte Presidenti Rugova që edhe nderoi Heronjet Adem, Hamez dhe Shaban Jashari me urdhërat Hero kombi.


I nderuar Z. Jashari ne shqiptarët mbajmë mend të gjitha ngjarjet dhe të gjitha lëvizjet që kaloi Kosova edhe pas luftës, dashakeqësit e Kosovës krijonin ndasi kinse PRESIDENTI NUK PO SHKON TË VIZITOI FAMILJEN Jashari, dashakëqinjet e Kosovës dhe unitetit ndershqiptarë, trumpetonin për hesape të pista të tyre se kinse Presidenti nuk i respekton Heronjët e Kosoves, gjitha këto kishin për qëllim të futnin thiken në mes të mishit dhe ashtit, ketu asnjëra nuk qendronte, ngase aso kohe kishte ende disa njerëz të ligj që ishin në gjendje të gjakatosnin Kosoven për interesa personale, une jam i bindur se edhe ju i keni ditë këto ashtu siq i kemi ditë dhe i dijmë edhe sot shumica shqiptare. I nderuar, heshtja e juaj si përfaqsues i një Familje Heroike shqiptare edhe aso kohe lente shumë gjëra të pakuptuara, heshtja e juaj në këtë apo mënyrë tjeter krijonte ndasi në popull, ndoshta ju sigurishtë se keni bërë me qëllim, por edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë pse përfaqsuesit e Famijes Heroike Jashari nuk folen asnjihere për keto ndodhi??


I nderuar Z. Jashari, ne shqiptarët në pergjithësi kemi tregua dhe gjithmonë do të tregojmë respektin ndaj Familjes suaj, por njiherit edhe ndaj mijëra Familjeve të sakrifikuara dhe të shuara gati terësishtë nga gjakatari serb, por qytetarët e Kosovës presin edhe nga ana e juaj lëvizje dhe qëndrime më të kthjellëta për disa gjera dhe situata që kanë ndodh dhe ndodhin ende në Republiken e Kosovës. Me 21 Janar të viti 2006 Kosova perjetoi humbjen e madhe në Historinë e saj, atë ditë vdiç Presidenti I republikës së Kosovës, i yni dhe i juaji, i shqiptarëve brenda Kosovës por edhe atyre jashtë Kosovës, pra atë ditë vdiç njeriu që krijoi Historinë, njeriu që vlerësoi dhe çmoj mbarë shqiptarinë, vdiç njeriu që nuk shau dhe nuk perleu asnjëri, nuk fyu e as nuk u krekos kurren e kurres, por luftoi me të gjitha mjetet që ne të jemi sot këtu ku jemi, pra atë ditë dhe ditën në vijim krejtë Kosova ishte në zi kombëtare, qajten pleqë, plaka, burra, gra, të rinjë dhe të reja e deri edhe fëmijet e vegjel, ato ditë qante edhe toka e Kosoves Dardane, po ato ditë treguan dhimbje edhe shumë burrështetas nga mbarë bota demokratike!! I nderuar Z. Jashari , ato ditë zie ne shqiptarët fatkeqësishtë nuk verejtem askend nga familja e juaj e çmuar të shkoi në krye shendosh te familja e Presidentit tuaj, që deshpërimi nderë qytetarët e Kosovës të jetë më i madh, nga ju nuk u pa askush që të shkoi dhe ti bej nderimet e fundit Presidentit të shtetit duke u mbuluar me dheun e Dardanisë, shumë njerëz atë ditë perballuan ngricat me minus 17 gradë celsius, ndersa ju keni pas mundësi që me automjet të shkoni, shumë qytetarë pyeteshin si është e mundur një gjë e tillë kur historia na tregon se vdekja e shqiptarit është rast ku tregohet burrnia dhe shqiptarizma.


I nderuar Z. Jashari, vit për vit shënohet përvjetori i vdekjesë së Presidentit tuaj dhe tonit, mblidhen edhe kundershtarët më të meëdhenj që ishin kunder Presidentit, ndersa ju nuk merrni pjesë edhe pse ai asgjë sju ka bërë kurren e kurres, ai ishte President i jua dhe i yni, u mbajt edhe kete vit pervjetori i vdekjes dhe ju prapë nuk gjendeshit aty, ju nuk dukeni të nderoni Presidnetin tuaj dhe tonin me nji minutë heshtje para Varrit ngase ai e meriton edhe nderimin e juaj, ngase ai ju ka nderue si President sa ishte gjallë. I nderuar Z. Jashari, ju mëtoni që neser edhe të mirreni me politikë, ne shqiptarët do e mirëpresim, por nuk do e mirëpresim kurr të thirreni në dashurinë dhe bashkimin shqiptarë gjersa ju nuk nderoni Presidentin e juaj dhe tonin. Ju keni emër të madh i nderuar, ju përfaqësoni nji Familje të fortë heroike shqiptare andaj edhe pritet nga ju që për hirë edhe të të gjithë Heronjëve dhe viktimave të luftës, si të Familjes suaj dhe të Familjeve tona në pergjithësi, të jeni në nivel të qytetarisë dhe obligimeve që keni si pjestarë i Familjes Jashari, të respektohen figurat Madhore kombëtare, konkretisht Presidentin Ibrahim Rugova.


I nderuar Z. Jashari, sot Kosova ka nevoi për njerëz që ofrojnë të mira për shtetasit, Kosova ka nevoi për politikan të rinjë që i duan shqiptzarët njësosj, për njerëz profesionist që nuk vjdhin shtetin, për liderë që janë afër qytetarisë dhe që çmojnë vlerat kombtare, andaj ai që nuk çmon edhe Presidentin Ibrahim Rugova veshtirë do ta ketë të bindë popullin se e deshiron mirëqenjen dhe bashkimin e shqiptarëve. Historia shkruhet ngadalë, dhe në histori do të mbetet se President i Kosovës prej vitit 1992 e gjerë me 2006 ishte Presidenti Ibrahim Rugova, i cili dekoroi Heronjet e Kosovës, pra qytetarët e shtetit të vet në krye me Adem Jasharin…I nderuar Z. Jashari, ti si njeri me vlera e dinë fjalen e popullit ; më mirë vonë se kurr…, andaj nese jo gjerë me sot, une besoi se sot të gjithë po shofim se sa shumë po na mungon vlera dhe vizioni me emrin Ibrahim Rugovë, Profeti që ulte të gjithë rreth atvolinës për të miren e Kosovës, dhe ai që lutet një minutë para varrit t ë tij do ta ketë më të lehtë për të gjetur rrugen bashkë me qytetarinë e Kosovës…


Për sa kohë që ju nuk e bëni kete qytetarët do të mendojnë se mbani anën e Rexhep Qosjes, Adem Demaqit, Albin Kurtit dhe disa mjeranëve të tjerë që plot gojen e kanë për troje e bashkim, ndersa veprimet e tyre janë kunder atyre vlerave.I nderuar Z. Murat Jashari, me nderimin që ju do i benit Presidentit para Varrit të tij do të nderoni më se 80% të shqiptarisë, nuk është vonë kurrë… Na duhet mirë kuptimi dhe nderimi i ndërsjellë.


Me respekt për mirëkuptim, si shqiptarë që jemi…


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi