Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje

Shko poshtë

CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje Empty CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 08, 2011 12:19 pm


CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje

CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje 9obama


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë publikuar një numër video-klipesh të zbuluara në kompleksin ku u vra Osama bin Laden. Sipas pohimeve të zyrtarëve amerikanë, dokumentet e marra nga kompleksi në Abotabad, videot dhe të dhënat kompjuterike tregojnë se bin Ladeni ishte shumë më tepër se një figurë simbolike për organizatën. Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit thotë se kompleksi ku u vra Osama bin Ladeni në Pakistan shërbente si qendër aktive kontrolli dhe komande për al-Kaidën dhe se bin Ladeni ishte i përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e operacioneve të organizatës. Një zyrtar i lartë i zbulimit i bëri komentet në një seancë informimi në Pentagon.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se provat materiale të zbuluara nga ekipi special ishin faktikisht një thesar i vërtetë, më i madhi me dëshmi nga ish-udhëheqësi terrorist. Ai tha se ka kaq shumë material, sa që zyrtarët ende nuk kanë mbaruar procesin e katalogimit.

CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje CIA--Bin-Laden

Sipas pohimeve të zyrtarit, të dhënat e grumbulluara japin një panoramë të rëndësishme mbi operacionet e al-Kaidës. Ai nuk dha hollësi por nënvizoi se informatat tregojnë se bin Ladeni ishte aktiv në gjenerimin e ideve për sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, ofronte udhëzime taktike dhe operacionale dhe drejtonte operacionet e përditshme. Ai thotë se bin Ladeni nuk ishte thjeshtë një figurë simbolike apo strategjike, siç mendonin shumë veta.

Në një deklaratë me shkrim, drejtori i CIA-s Leon Paneta tha se këto fakte konfirmojnë sa të rëndësishme ishin përpjekjet për kapjen e bin Ladenit”.

CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje CIA--Bin-Laden1

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti tha se bin Ladeni vazhdonte të tregonte vëmendje të veçantë për sulmet kundër objekteve të transportit dhe formave të tjera të transportit, që kanë qenë edhe në të kaluarën objekt sulmesh nga al-Kaida. Ai thotë se bin Ladeni e drejtonte organizatën përmes udhëzimeve të dërguara me korrierë, të ngjashëm me ata që pa dashje i ndihmuan agjentët amerikanë të zbulojnë vendin ku ndodhej kompleksi i bin Ladenit, ku nuk kishte as linja telefoni, as internet.

Një nga video-klipet e publikuara tregon bin Ladenin duke parë televizor, ku po transmetohet një kronikë lajmesh mbi të. Në atë regjistrim, duket qartë se mjekrra e bin Ladenit është zbardhur.

Në një tjetër video-klip që ishte realizuar si mesazh drejtuar Shteteve të Bashkuara, bin Ladeni shfaqet me mjekër të zezë. Sipas zyrtarit kjo tregon se ai kishte filluar të lyente flokët dhe mjekrën për të ruajtur imazhin publik. Zyrtari thotë se videoja ishte regjistruar në fund të vitit të kaluar. Tre video-klipet e tjera kanë xhirime të provave për të regjistruar mesazhin.

Zyrtari i lartë i zbulimit thotë se ekipi ka mbledhur edhe kopje digjitale dhe në letër të korrespondencës personale të bin Ladenit. Ai tha se video dhe dokumente të tilla nuk ka si të ishin në pronësi të dikujt tjetër përveçse bin Ladenit.

Zyrtari dha gjithashtu disa hollësi mbi konfirmimin zyrtarisht të identitetit të trupit të bin Ladenit. Ai tha se një program modern kompjuterik për identifikimin e tipareve faciale kishte konfirmuar me siguri 95 për qind se ky ishte vërtetë bin Ladeni pas krahasimit me fotografitë e mëparshme të udhëheqësit të kreut të al-Kaidës.



CIA: Bin Laden, udhëheqës aktiv i operacioneve të al-Kaidës deri në vdekje CIA--Bin-Laden3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi