DERI KU DHE DERI KUR KY MAZOHIZËM POLITIK?
Faqja 1 e 1

Stereotip do të dukej të përmendim këtu problemet e brendshme, me të cilat sfidohet sot Kosova. Aq të njohura pra janë, stereotipe duken. Dhe pse duken stereotipe, a janë të tilla? Janë të tilla për shkak se aq shumë janë medializuar, saqë edhe qytetarët sa herë shprehin ndonjë opinion, “i recitojnë” si probleme, madje edhe me patetikë. A është e bazuar kjo nervozë e tyre? Po. Po pse atëherë t’u themi se ato po stereotipizohen medialisht? Sepse “kritika” ndaj tyre është vetëm konstatuese e “argumentit” si sëmundje, e jo si diagnozë. Dhe pa diagnozë nuk shërohet sëmundja, dhe problemet e sëmundjes dhe kolapsit tonë kështu vetëm shfaqin stereotipe monotone që përsëriten në media vite me radhë me një shllagvord si disk i prishur gramafoni. P.sh. “korrupsioni”, p. sh. “papunësia”, p. sh. “shëndetësia”, p.sh. “kontrabanda” dhe dhjetëra probleme të stereotipizuara deri në një formë të tabusë. Kjo kështu si medializohen këto probleme, sidomos dy vjetëve të fundit, nuk është asgjë tjetër pos ngarkim i përgjegjësisë që ia ngarkojmë vetvetes, së paku duke e “fshehur” adresën e shkaktarëve dhe vepruesve të kësaj avarie shoqërore. Më së lehti e kemi që për gjithë situatën e krizës në Kosovë ta fajësojmë qeverinë, jo vetëm këtë aktuale, por të gjitha qeveritë vendëse pas vitit 1999. Absurd është fakti se pikërisht qeveritë e pranojnë përgjegjësinë për krizën e Kosovës në kontinuitetin dhjetëvjeçar të administratës së huaj, natyrisht duke u mbrojtur nga akuzat të cilat gjithmonë bëhen paushall në media, sipas atij stereotipi që përmenda, e që vazhdimisht e fsheh fajtorin e vërtetë, ekzekutivin e qeverisjes ndërkombëtare. Administrata e huaj gjithmonë ka dalë e pafajshme inoçente, madje ka qenë aq arrogante sa edhe ajo si ne vetë në media, me të njëjtin stereotip, por ajo me stereotipi fakture gjuhësore hipokrite, fajin e ka aluduar (pra nuk e ka adresuar konkretisht, sepse nuk ka argumente) e ka aluduar në qeveritë e Kosovës, pra në vendësit, pra në shqiptarët, vetëm shqiptarët në korrelacion me serbët dhe administratën e huaj janë fajtorë, sipas tyre, për gjithë këtë situatë absurde që sot mbretëron në Kosovë. Nuk mund të mbrohemi e të themi “po kush i ka pyetur shqiptarët” në Kosovë dhe në cilat punë ata kanë qenë ekzekutivë? Kështu nuk mund të pyesim, sepse të gjitha qeveritë vendëse, urtësisht, butësisht… sa herë është bërë kritika për probleme p. sh. “në shëndetësi”, këta i kanë marrë përgjegjësitë, por vetëm duke arsyetuar pamundësitë e zgjidhjes së problemit nga mungesa e parave, buxhetit, asnjëherë pa treguar se ky buxhet (thamë, p. sh. për “shëndetësinë”) nuk guxon të ndahet sipas kritereve që do t’i kishte qeveria, po sipas kritereve të administratës së huaj, e cila me llojin e ndarjes së buxhetit, faktikisht ka programuar dhe fabrikuar krizën e rëndë në Kosovë. Deri ku dhe deri kur do të vazhdojë ky mazohizëm i politikës vendëse? A do të jetë kjo Qeveri e para që do të thotë: mjaft, ja ku janë të metat dhe gabimet tona, dhe ja ku është shkaku i tyre. Dhe shkaku dihet ku është. Por kështu nuk mund të marrë qëndrim Qeveria derisa mediat dhe opozita në vend se t’i mëshojnë gomarit, i mëshojnë samarit!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» Ironia si konsum politik
» Programi i ri politik i PS-së
» Dialogu, teknik apo politik?
» Si të çlirohemi nga krimi politik?
» Ironia si konsum politik
» Programi i ri politik i PS-së
» Dialogu, teknik apo politik?
» Si të çlirohemi nga krimi politik?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi