Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut
Prof. Fehmi Agani, një jetë e tërë në shërbim të atdheut
Nga Halit Bogaj
I vrarë nga dora mizore çetnike, profesori ynë i nderuar ndërroi jetë më 6 maj 1999 në një kohë kur Kosova gjendej në eksodin e saj total dhe kur gati i tërë populli ishte i shpërngulur me dhunë nga vatrat e veta shekullore. Ato ishin ditët më të vështira të qenjes sonë kombëtare por edhe grahmat e fundit të regjimit dhe apartepdit serboçetnik i cili i numëronte muajt, javët, ditët dhe sekondat e ikjes së tij përfundimtare nga toka jonë iliro-dardane të cilën e deshti aq tepër profesori ynë i dashur - Fehmi Agani i cili luftoi me mish e shpirt për çlirimin tonë definitiv nga okupatori më i egër që ka shkelur në tokën njerëzore.
Fehmi Agani ishte Alfa dhe Omega e Pavarësisë së Kosovës dhe dora e djathtë e Presidentit Rugova të cilin e këshillonte, e ndihmonte dhe e përcillte hap pas hapi deri në ditët e fundit të jetës së vetë kur u vra barbarisht nga ata që na e kishin shkelur me shekuj lirinë tonë. U vra nga shkaku se nuk mund të vritej e ardhmja e sigurtë dhe e ndritur e vendit të cilit i përkiste ai. U vra egërsisht dhe barbarisht ngase duhej të vritje dikush që ishte më i lidhur me të gjitha përparimet e përjetuara nga dita kur e kishte filluar punën Universiteti ynë dhe kur kishin dalur mijra kuadro të shkolluara në gjuhën shqipe. U vra ai i cili ishte përpjekur vazhdimisht për të gjithë ne që vuanim nga robëria shekullore serbosllave, në mënyrë që të dilnim sa më shpejt dhe më të sigurtë prej saj. U vra ngase ishte njëri ndër luftëtarët më të denjë të çështjes sonë kolosale kombëtare të cilën përpiqej ta vdekësonte armiku ynë i përbetuar i cili e dinte fare miré forcën shpirtërore të profesorit tonë kolosal. Millosheviqi edhepse e dinte se këtë luftë do ta humbte sigurisht, u përpoq deri në fund që të na shkaktonte sa më shumë dëme dhe vrasje.. E dinte dhe ishte i sigurtë në humbjen e vetë katastrofale ndaj e vrau edhe profesorin tonë që të mos e lejonte që ai bashkë me popullin e vet’ë ta gëzonte lirinë përfundimtare për të cilën ishte angazhuar gjatë tërë jetës së vetë titanike.Kur flitet për Fehmi Aganin / atë kolos të vërtet të çështjes sonë kombëtare / duhet të ngritemi të gjithë në këmbë, ngase, siç u përmend, ai ishte ndër të parët që u përpoq maksimalisht që t’i arrinim të gjitha synimet tona kombëtare / përfshirë këtu edhe lirinë aq gjatë të pritur për të cilën e dha jetën profesori ynë i nderuar dhe luftëtari i palodhur/. U vra ai i cili e kishte për qëllim çlirimin kolonial dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare në të gjitha fushat e jetës. Ai qysh nga vitet gjashtëdhjeta ishte njëri ndër luftëtarët më të denjë të çështjes sonë madhore kombëtare për t’i arritur të drejtat tona fudamentale në shtetin e sllavëve të jugut. Në vitet kur me tankse dhe dhunë u hoq autonomia e Kosovës, dr.Fehmi Agani u bë nënkryetar i LDK-së për t’i qëndruar afër presidentit tonë, me emrin e të cilit është i lidhur ngushtë fati i këtij populli.
Dje nga presidentja e vendit, bashkë me veprimtarët e shquar Vëllezërit Gërvalla, mori titullin e nderuar ‘’Hero i popullit’’, për të cilin ishte angazhuar një jetë të tërë, që nga rinia e tij e hershme e deri në vdekjen tragjike kur e nxorën nga treni dhe e vranë si shenjë hakmarrjeje për lirinë e Kosovës që vinte si Uragan i pandalur.
Fehmi Agani, mes tjerash, ishte edhe njëra ndër figurat më të mëdha dhe më të çmuara intelektuale i cili dallohej si: filozof, sociolog, pedagog, akademik, gazetar dhe analist politik, i cili me veprat e veta të ndritshme dhe vizionare na jepte shpresë për ditë më të bardha që do të vinin për popullin tone. Po më kujtohet një shkrim i shkruar në prag të Rambujesë i cili doli qindpërqind i saktë në favor të pavarësisë Kosovës. Ai i njihte gjërat për mrekulli dhe në detaje, ndaj, siç thamë edhe më lart, ishte edhe dora e djathtë e presidentit tone historik me të cilin rrugëtuan deri në çlirimin definitiv, por që profesori nuk pati fat ta shihte epilogun e asaj për të cilën kishte luftuar me dekada të tëra. Ai ishte bërë halë në sy për armiqtë tanë, ndaj e vranë në atë ditë të kobshme kur me të shpejtë vinte çlirimi për vendin tonë të lodhur nga pritja e gjatë. Nga urrejtja që armiqtë tanë e kishin ndaj tij, thuhej se kufomëm ia lane në një rrugë me baltë, për të treguar edhe njëherë se çfarë barbarie shekullore kishin në zemrat e tyre. Ata jo vetëm që e vranë por jepnin lajme makabre se kinse atë e paska vrarë UÇK-ja , ashtu siç paten thënë edhe për Jusuf Gërvallën se është vrarë ''Në një konflikt bandash shqiptare'' në Gjermani, një çmendi e njohur nga ana e tyre, që edhe na vriste edhe përpiqej të na lente fajin, ashtu siç bënte edhe me ushtarët e vrarë në APJ, për të cilët thoshin se e kanë vrarë veten!!!.
07/05/2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut
» Fehmi Agani ,personalitet i integruar dhe koherent
» Mikel Gojani: Marjan Brahimi - Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
» Besim Muhadri: Tafë Pervizi - Një jetë në shërbim të atdheut
» Pierre-Pandeli Simsia: Dr. Selahedin Velaj, një jetë e tërë në shërbim të Komunitetit dhe çështjeve shqiptare
» Fehmi Agani ,personalitet i integruar dhe koherent
» Mikel Gojani: Marjan Brahimi - Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
» Besim Muhadri: Tafë Pervizi - Një jetë në shërbim të atdheut
» Pierre-Pandeli Simsia: Dr. Selahedin Velaj, një jetë e tërë në shërbim të Komunitetit dhe çështjeve shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi