Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja shteti jonë:MUP-i arreston katër serbë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i spektatorë

Shko poshtë

Ja shteti jonë:MUP-i arreston katër serbë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i spektatorë Empty Ja shteti jonë:MUP-i arreston katër serbë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i spektatorë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 12:29 pm

Ja shteti jonë:
MUP-i arreston katër serbë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i spektatorë
Ja shteti jonë:MUP-i arreston katër serbë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i spektatorë 08mitrovicaz_0805111004_4
Mitrovicë, 8 maj - MUP-i i Serbisë e kryen punën në veri, ndërsa Policia e Kosovës dhe ajo speciale e EULEX-it shikojnë vetëm si spektatorë, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”, duke komentuar ngjarje nga pjesa veriore e Mitrovicës. E tërë kjo ka ndodhur në orët e vona të së premtes kur në pjesën veriore të Mitrovicës dy grupe të rinjsh serbë i kanë qëruar hesapet mes vete me shkopinj druri. Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it nuk kanë ‘guxuar’ të ndërhyjnë në këtë rrahje masive apo të arrestojnë dikë derisa aty kanë ardhur pjesëtarët e MUP-it të Serbisë me tri makina, duke e qetësuar situatën.
MUP-i i ka arrestuar katër prej tyre, të cilët i kanë dërguar në bazën e policisë së Serbisë, e cila gjendet në ndërtesën e zjarrfikësve në veri të Mitrovicës.
Në anën tjetër Policia e Kosovës ka konfirmuar për gazetën se ka ndodhur një rrahje masive në mes të dy grupeve serbe në veri të Mitrovicës, por ka mohuar të ketë të arrestuar.
Sipas burimeve të gazetës, në vendin e ngjarjes kanë ardhur tri automjete të policisë së Serbisë, “një automjet “Mercedes” me ngjyrë të zezë dhe me targa të reja serbe KM- 002 SZ, pastaj xhipi BMW X5 me ngjyrë të bardhë, si dhe një xhip “Hyundai” ngjyrë e zezë, këto të fundit pa targa”.
“Pjesëtarët e MUP-it të Serbisë në vendin e incidentit kanë arritur rreth orës 23:00, me ç’rast kanë arrestuar katër persona dhe kanë vënë situatën nën kontroll”, kanë thënë burimet.
Në tërë këtë “spektakël” pjesëtarët e Policisë të Kosovës dhe asaj të EULEX-it kanë qenë vetëm spektatorë. E gjithë kjo rrëmujë besohet të ketë qenë e motivuar nga përleshja e dy netëve më parë në mes bandave atje, ndërkohë që kanë qenë të përziera edhe disa femra të ardhura nga Serbia, ka precizuar burimi i gazetës që ka folur me kusht të anonimitetit. Ndërsa që në veri është shënuar edhe një incident, me ç’rast një kioskë është hedhur në erë nga një mjet shpërthyes. Sipas burimeve nga veriu dyshohet se kioska ka qenë e një avokati.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë se rreth orës 22:20 në udhëkryqin “Mbreti Petër” dhe atë “Ivo Lola Ribar” ka pasur rrahje masive mes dy grupeve të rinjsh serbë. Sipas tij, përveç Policisë së Kosovës është dashur të intervenojë edhe policia e EULEX-it për ta vënë situatën nën kontroll. Në këtë rrahje është lënduar një person i nacionalitetit serb, i cili ka kërkuar mjekim në spitalin që ndodhet në veri të qytetit, ka thënë Zahiti. Ai më tej ka shtuar se nuk ka pasur të arrestuar dhe se motivet e kësaj rrahjeje nuk dihen. Zahiti ka mohuar informacionin se në incident ka qenë i përfshirë edhe MUP-i i Serbisë. Si polici nuk kemi informacion për prezencën e MUP-it serb në këtë incident, ka thënë Zahiti.
Zëdhënësi i policisë po ashtu ka konfirmuar edhe hedhjen në ajër të kioskës në veri.
Në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 03:00 në rrugën “Filip Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, nga një eksplodim i fuqishëm, një kioskë e një pronari serb është hedhur në ajër, ka thënë zëdhënësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi