Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mërgata jonë është krejt pa mbështetje nga shteti i Kosovës

Shko poshtë

Mërgata jonë është krejt pa mbështetje nga shteti i Kosovës Empty Mërgata jonë është krejt pa mbështetje nga shteti i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 07, 2012 9:43 pm

Mërgata jonë është krejt pa mbështetje nga shteti i Kosovës


Mërgata jonë është krejt pa mbështetje nga shteti i Kosovës Albin-7-bs
Intervistoi: Xhevat Ukshini, BOTA SOT
Intervistë ekskluzive e gazetës ''Bota Sot'' me Albin Kurtin në fund të vizitës së tij në Gjermani

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti zhvilloi një vizitë njëjavore në Gjermani. Gjatë kësaj kohe ai nuk u takua jo vetëm me aktivistët e shumtë të VV-së, por ai pati edhe shumë takim etë hapura në të katër anët e Gjermanisë ku morën pjesë qindra bashkatdhetarë. Në Berlin Kurti u prit në Auswärtiges amt nga ambasadori Nikolaus Graf Lambsdorf, nga deputetja e të Gjelbërtve Marieluise Beck, nga Cornelia Abel e Transparency International-it. Në Berlin në Instituti i Politikave Evropiane ai mbajti një ligjëratën “Katër vjet të pavarësisë së Kosovës: Çka ndryshoi e çka jo?”, ligjëratë kjo që u përcollme vëmendje shumë të madhe nga një audiorum tepër i zgjedhur i përbërë nga profesorë , studiues dhe hulumtues gjermanë. Vizitën e tij e përcollën edhe mediat gjermane. Ai dha një intervistë në Deutsche Welle, programi në gjuhën shqipe dhe zhvilloi një bisedë për gazetën berlineze "Tagesspiegel". Pas takimit me Albin Kurtin Nikolaus Graf Lambsdorf i dha një intervistë DW me c'rast ai foli për takimin me liderin shqiptar dhe tha se Lëvizja Vetëvendosje! po bën një opozitë fundamentale, kurse znjë Marieluise Beck në faqen e saj të facebook-ut një ditë pas takimit me Kurtin shkruante: Takim me Albin Kurtin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Një poliikan i zgjuar nga Kosova, definitivisht i pakorruptuar."
Për Albin Kurtin dhe opcionin e tij politik kanë shkruar edhe revista me tirazh milinësh si magazini "Der Spiegel", kurse para disa vitesh aksioneve të tij politike kundër korrupsionit të kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve prestigjiozja e München-it "Süddeutsche Zeitung" ia kushtonte disa faqe. Gjatë vizitës së fundit me paraqitjen e tij Albin Kurti la një përshtypje impresionuese tek mërgimtarët shqiptarë, por dhe te zyrtarët gjermanë, me të cilët u takua.


(Intervistën ekskluzive me Albin Kurtin mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi