Në përgjigje të një sqarimi
Faqja 1 e 1
Në përgjigje të një sqarimi
Në përgjigje të një sqarimi
Nga Ajet Nuro
Mesazhi i mëposhtëm është një përgjigje që z. Albert Zholi i jep shkrimit tim me titull « Të luftojmë komunizmin... Kush? »
Nisur nga fakti që ai e ka nisur në dhjetra adresa, edhe unë po i përgjigjem publikisht.
Sqarim me Z. Nuro!
Z. Nuro!
Une jam shkrimtar, gazetar dhe do marr dhe kam marre ne interviste te majte dhe te djathte. Ky eshte proefesioni im. S'eshte problemi im qe Ju se kuptoni kete, por eshte shqetesimi Juaj. Pse kur kam marre ne interviste antar te Partise se Ballit, te partise se Legalitetit, apo ish te denuar politike...Pse kur kam marre keto intervista nuk keni thene mos z. Zholi?! A jetojme ne demokraci? Pervec teje askush qe ka qene bir komunisti, apo femije ish blloku nuk duhet te jetoje? Gjithsesi flm per kohen qe me lexoni, por me vjen keq qe po humbas kohe sqarimi per normat e demokracise, kur ju jetoni ne nje vend tejet demokratik..Kico Mustqai duhet lexuar sepse del kunder atyre qe ka deponur ramiz Alia ne librin e tij..Keto libra jane pjese e historise dhe nqs nuk do ti shkruaja une Albert ZHOLI, do ti shkruante dikush tjeter. Por ky liber mbetet me i shituri ne treg ne gjithe kohrat e publicistikes shqiptare, sepse nxjer ne pah shume te vertetea....Ndaj gjerat duhen thene...Per mua mbetesh nje shqiptar i mire..Mbaresi
Z. Zholi!
Të qenit gazetar nuk as alibi as imunitet për të mos respektuar një farë etike dhe për të respektuar disa normna që quhen universale. Profesioni i gazetarit është një profesion i nderuar dhe që quhet edhe pushteti i katërt pas atij legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv në demokraci. Fatkeqësisht, shtypi në Shqipëri dhe gazetarët që veprojnë aty respektojnë vetëm një normë atë komerciale që është përfitimi me ç'do kusht pavarësisht se ç'farë u servirim shqiptarëve. Pra, në këto kushte është absurde të fshihesh pas profesionit të gazetarit apo të shkrimtarit. Nëse të jam drejtuar ty, kjo sepse kisha materialet më të freskëta por ajo që thash për ty vlen edhe për Xhungën me intervistën bërë vejushës së diktatorit apo ngjarje të tilla të ngjashme.
Nga ana tjetër zotni i nderuar, lexoni edhe njëherë se çfarë kam shkruar. Ku e gjeni ju shprehjen se asnjë bir komunisti apo bir blloku unk duhet të jetoj? Kush ka shkruar se nuk duhen intervistuar të majtët apo të djathtët. Është gjë tjetër e majta, e djathta, qendra dhe gjë tjetër diktatura. Jetojmë në demokraci, thotë sqaruesi. Po u kujtoj se rregulli bazë i demokracisë është që liria jote mbaron aty ku preket interesi i të tjerëve. Me glorifikimin e diktaturës, diktatorit apo veglave të tija besnike, ata, gazetarët (ndër ta edhe ju zoti Zholi) shkelin në kallo të popullit shqiptar që ka vuajtur dhe vuan ende nga diktatura komuniste.
Së fundi, shprehja se këta libra janë pjesë e historisë dhe se në mos Zholi dikush tjetër do t'i shkruaj... do të thotë që nuk keni kuptuar asgjë nga ç'kam shkruar unë. Askush nuk ka shkruar për Hitlerin (provoje të shkruash për të po deshe dhe do shikosh reagimin e gjermanëve...) pra edhe për Hoxhën apo veglat e tij nuk duhet të ketë libra që të na mbushin mendjen se ata ishin engjëj. Vetëm të pandërgjegjëshmit, djallin e bëjnë engjëll. Historia nuk shkruhet duke na servirur diktaturën dhe veglat e tij besnike si shpëtimtar, historia shkruhet kur ata të japin llogari për urdhrat që ata nxorën për të vrarë dhe për të prerë. Nëse Kiço Mustaqi do të laj hesapet me Alinë, po gazetatri Zholi, çfarë roli ka në këtë mes? Dikur gazetari Zholi ka lënë Shqipërinë për të shkuar në Athinë si refugjat. Sikur në vend të Athinës ai të kishte zgjedhur Romën dhe në vend të një taksie greke të kish zgjedhur një anije ndoshta ai do ishte objekt i urdhrit të Mustaqit për ta shkatërruar. Dhe Mustaqi nga Hero do kthehej në Zero. Nëse Zholi nuk ishte në një anije me mijëra të dëshpëruar të tjerë, le të bëjë një sakrificë për t'u futur në lëkurën e tyre. Kjo do të ishte e drejtë dhe e moralshme. Kështu do shkruhej historia me një këndvështrim tjetër.
Më vjenë mirë që qenkam « shqiptar i mirë ». Sidoqoftë, unë nuk shkruajta për të qenë i mirë apo i keq. E theksoj edhe njëherë se nuk është e moralshme të glorifikosh diktaturën, diktatorin dhe veglat e tij para një populli viktim që nuk arrin ende të çlirohet nga komplekset e diktatirës. Diktatura të dënonte « me opinion », demokracia duhet të krijoj një opinion mbytës për sëmundjen më të madhe që u ra shqiptarëve të heqin në historinë e tyre. Me qëllimin e vetëm që të shërohemi prej saj.
Ajet Nuro
Montreal, 9 maj 2011

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sqarimi i Termeve Politike
» Veteranët e UÇK-së pa përgjigje nga institucionet
» Musa Jupolli:Liri letrare
» Tia Vushi: Vallë a ka përgjigje ??
» Isa Mulaj: Përgjigje Ilir Adilit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi