Jahjaga: Dielli për ne lind në Perëndim
Faqja 1 e 1
Jahjaga: Dielli për ne lind në Perëndim
Jahjaga: Dielli për ne lind në Perëndim
Me rastin e Ditës së Evropës, sot, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, është mbajtur një ceremoni zyrtare, në të cilën, kanë folur presidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi
“Sot në Ditën e Evropës, duhet kujtuar dy njerëz të mëdhenj, që në gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore dhe në dëshpërimin e përgjithshëm pas saj, ishin shumë vizionarë, duke dhënë idenë e një Evrope të re, idenë e solidaritetit dhe të ndihmës reciproke, idenë e bashkimit të resurseve të thëngjillit dhe të çelikut, si bazë për zhvillim dhe përparim, jo vetëm ekonomik por të gjithanshëm, një botë të përbashkët pa kufij, një ideal të njerëzve të lirë. Ishin këta Zhan Mone e Robert Shuman, tw cilwt më 9 maj të vitin 1950 i vunë themelet e asaj që ne sot e njohim si Bashkim Evropian që numëron 27 shtete, e me integrimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor ky proces do të rrumbullakohet në mbi tridhjetë shtete.
Ideja ishte kreative, plani ambicioz dhe qasja pragmatike.
Ishte vetëm hapi i parë në realizimin e vizionit për një kontinent të bashkuar, si parakusht për paqen dhe për prosperitetin.
Ky plan shkonte përtej ripajtimit dhe lënies pas të konflikteve e të luftërave – për t’u shndërruar në një platformë të bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët ekonomik, të konsolidimit demokratik, për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
“Evropa nuk do të krijohet menjëherë, as sipas një plani të vetëm – ajo do të ndërtohet me anë të arritjeve konkrete të cilat do të krijojnë një solidaritet de fakto”, pat thënë Shuman … Mbi këtë parim u rrit projekti evropian duke përqafuar këtë mendim, dhe më pastaj sistemin juridik, e të vlerave humane që u ndërtuan nga liderët dhe nga qytetarët e Evropës.
Ky integrim i kombeve dhe i shteteve, nuk do të ndodhte kaq suksesshëm, po të mos ishte i bazuar në respektimin e vullnetit, respektimin e diversitetit dhe në kompromisin për të mirën e përbashkët.
Evropa vazhdon të ndërtohet mbi këto parime, duke i thelluar dhe duke i zgjeruar ato.
Politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian e dëshmuan suksesin e “fuqisë së butë” duke e ndihmuar tranzicionin politik e socio-ekonomik të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.
Jetësimi i Traktatit të Lisbonës dhe fryma e konsolidimit që u arrit pas zgjerimit historik të viteve 2004-2007 janë sfidat e transformimit të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian.
Roli i Bashkimit Evropian në demokratizimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është i pamohueshëm. Perspektiva e anëtarësimit, së bashku me instrumentet e shumta të politikës së zgjerimit, kanë ndihmuar reformimin e këtyre vendeve sipas modelit të vendeve anëtare të BE-së.
Për Republikën e Kosovës, në Samitin e Selanikut të vitit 2003, u hap perspektiva evropiane, ashtu si edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo mundësoi që shtet-ndërtimi të bëhet sipas modelit të shteteve anëtare të BE-së, kështu që e gjithë infrastruktura ligjore, të gjitha politikat e Kosovës, si dhe puna e të gjitha institucioneve të zhvillohen në përputhje me Acquis Communautaire.
Të gjitha vendet që kanë kaluar nëpërmjet procesit të anëtarësimit e që sot janë anëtare të barabarta të BE-së e dinë sa sfiduese ishte kjo rrugë. E kjo sfidë është më e madhe për ne, pasi për shkak të mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete, Bashkimi Evropian nuk mund të flasë njëzëri karshi këtij procesi.
Janë të shumta sukseset e përbashkëta të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, dhe ajo që duam ne, ajo që dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, është që këto të arritura të pakthyeshme të jenë pjesë e procesit të integrimit për të eliminuar çdo mundësi të izolimit, të stagnimit apo edhe të dyshimit në realizimin e qëllimit final të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në BE.
Puna dhe përpjekjet tona do të jenë në proporcion me sfidat dhe mundësitë që ofron projekti vizionar i Bashkimit Evropian, sepse populli ynë që me kohë, nëpërmjet pendës së Rilindasve është deklaruar se për Ne, dielli lind në perëndim.
Të gjithë qytetarët e Kosovës besojnë në këtë ideal, besojnë në rrugën euroatlantike, besojnë në Evropën dhe në miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
* * *
Kreu i Kuvendit, duke vënë në spikamë përpjekjet e gjata të popullit të Kosovës për integrimin e tij në Evropën e Bashkuar tha:” Sot na ka bashkuar këtu një ditë dhe kremte e rëndësishme, dita e kontinentit tonë, Dita e Evropës së Bashkuar. Ne kemi arsye të shënojmë këtë ditë, jo vetëm pse Kosova i përket Evropës gjeografikisht dhe kulturalisht që nga antika, jo vetëm pse Evropa është këtu prezent, duke ndihmuar proceset demokratike, sigurinë dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm, por edhe për aspiratën e madhe dhe shumë të sinqertë që ka vendi dhe populli ynë për t’u integruar në Bashkimin Evropian”. Në vijim të fjalës së tij, kryeparlamentari Krasniqi edhe me këtë rast u bëri thirrje pesë shteteve, anëtare të BE-së që ta njohin Pavarësinë e Republikës së Kosovës. “U bëj thirrje sërish këtyre pesë vendeve mike, Spanjës, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros, që në emër të miqësisë midis tyre dhe vendit tonë, në emër të miqësisë midis popujve tanë, në emër të drejtësisë së konfirmuar ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës, në emër të paqes e të Evropës së Bashkuar, ta njohin Republikën e Kosovës dhe zgjidhjen e statusit të saj si një rast sui generis, i cili tash tri vite, ka qenë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajonin tonë”, tha kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skender Korça: Një përendim dielli në vendin tim
» Lind katërnjakë
» Varret në Perëndim
» Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE
» Vullnet Mato:KUR LIND ARTI
» Lind katërnjakë
» Varret në Perëndim
» Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE
» Vullnet Mato:KUR LIND ARTI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi