Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE

Shko poshtë

Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE Empty Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 27, 2012 12:29 am

Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE Fotojaeademzaplluzha

Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE
(POETIT ALI PODRIMJA)

Adem ZAPLLUZHA-PO LIND NJË KOSOVË E RE 2-ali_podrimja

Ndoshta prita shumë
Të zbrazen fishekzjarrët e poetëve
O ALI Podrimja
Të zbrazen
Desha të jem poeti i fundit
Që i kërkon hapat e tua
Nëpër metropolet e poezisë

Ti shkove diku
Pas yllit tënd
Dhe mbete përherë një yll
Që do të ndriçon qiellin e vjedhur të KOSOVËS

E di ti s’do të kesh mall për asgjë
Këndove edhe për fatin e milingonave
Këndove aq bukur
Sa që i zgjove muzat
Nga një gjumë i ngurtë

Serenatat e tua prej uji
Hynë
Nëpër lagjet e qyteteve
Dhe u bënë dallgë
Për ata të pashpirt

Më kujtohet
Kur me një mall të pashuar
Këndove për KOSOVËN
Për atë copë të djegur toke
Në përqafimin e Erenikut

Duke kënduar
Ta morën këngën prej goje
Por ti përherë mbete
Një korife
Nga shpirti i të cilit
Po lind një Kosovë re
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi