Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama kryeson ngushtë ndaj Bashës

Shko poshtë

Rama kryeson ngushtë ndaj Bashës Empty Rama kryeson ngushtë ndaj Bashës

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 11, 2011 5:48 pm





Rama kryeson ngushtë ndaj Bashës 6vazhdon-t950h-1


Rama kryeson ngushtë ndaj Bashës

Kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha është shprehur optimist për një fitore në kryeqytet ndërsa shtoi se do të presë rezultatin final për të mos paragjykuar votën e qytetarëve. Në një dalje publike, Basha duke falenderuar komisionerët për punën e palodhur i bëri thirrje atyre të vijojnë numërimin e votave deri në përmbylljen e procesit.
Rama kryeson ngushtë ndaj Bashës 12numerimi-i-votave


Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e tretë të numërimit, i cili po ecen teper ngadale. Në Tiranë procesi i numërimit ka vazhduar edhe naten. Kane dale rezultatet per 3 njesi, nderkohe qe vazhdon numerimi ne 8 njesi te tjera. Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në Shijak, Fier, e Korce ku janë shpallur fitues kandidatët e Partisë Socialiste. Nuk ka përfunduar numërimi në Shkodër, Elbasan e Durrës. PS donimon në bashkitë më të mëdha të vendit. Vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së.

PËRFUNDON NUMËRIMI NË 3 NJËSI, RAMA NË AVANTAZH

Ora 16:00- Sipas të dhënave zyrtare që jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar deri tani 365 kuti për Tiranën, nga të cilat vërehet se Rama është sërish në avantazh me 92928 vota, kundrejt Bashës që ka 92305 vota.

Njësia 1, ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Rama ka fituar me 9913, kundrejt Bashës me 9467.

Vazhdon numërimin në Njësinë 2, ku janë numëruar 38 nga 54 kuti. Rama ka 11148, ndërsa Basha 11465.

Edhe në Njësinë 3 vazhdon numërimi, nga 32 kuti në total janë numëruar 25. Rama ka 7206 vota, ndërsa Basha 7204.

Njësia 4 ka përfunduar numërimin. Fitues është shpallur Basha me 11 000 vota, ndërsa Rama ka marrë 10 860.

Në Njësinë nr.5 janë numëruar 32 nga 65 dhe aktualisht është në avantazh Rama me 9451 vota kundrejt Bashës me 6727.

Edhe në Njësinë nr. 6 vazhdon numërimi. Rama ka marrë deri tani 9159 vota, ndërsa Basha 8169.

Në Njësinë nr Nr. 7, janë numëruar40 nga 50 kuti. Rama është në avantazh me 11493 vota, kundrejt Bashës me 10402.

Në Njësinë nr.8 kryeson Basha me 5718 vota, kundrejt Ramës me 4189 vota. Nga 30 kuti në total janë numëruar vetëm 17.

Edhe në Njësinë nr.9 Basha është në avantazh me 44 68 vota, kundrejt Ramës që ka 3965 vota.

Edhe në Njësinë nr.10 ka përfunduar procesi i numërimit. Basha ka fituar duke marrë 6226 vota, kundrejt Ramës që ka 5702 vota.

Basha është në avantazh edhe në Njësinë nr.11, ku janë numëruar deri më tani 38 kuti nga 55 që janë gjithsej. Basha ka marrë 9374 vota, kundrejt Ramës me 7681 vota.

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH

Ora 15:00- Vijon dhe sot prej mbrëmjes të së dielës, numërimi i votave në Tiranë. Janë numeruar mbi 358 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama ka 90767 vota, nderkohe qe 90220 vota ka Lulzim Basha i PD-së. I paperfunduar numërimi në njësinë nr 2, që i përket KZAZ 46 në KZAZ 47 e njësisë 3, në KZAZ 49 e njësisë 5, në KZAZ 50 te njësia 6 , ne KZAZ 51e njësisë 7, në KZAZ 52 e njësisë 8, në KZAZ 53 e njësisë 9 dhe në KZAZ 55 të njësisë nr 11.

REZULTATET SIPAS NJESIVE BASHKIAKE

Njesia 1 - Jane numeruar 37 nga 39 kuti. Rama 9439 vota --Basha 8929

Njesia 2 – Jane numeruar 38 nga 54 kuti. Rama 11148 vota -Basha 11465

Njësia 3 – Jane numeruar 2 nga 32 kuti. Rama 6400 vota. Basha 6319

Njesia 4 ka perfunduar numerimi Rama 10 860 vota- Basha 11 000

Njesia 5 -- Jane numeruar 27 nga 65 kuti. Rama 8292 vota- Basha 5866 vota

Njesia 6—Jane numeruar 41 nga 51 kuti. Rama 9159 vota- Basha 8169

Njesia 7 – Jane numeruar 37 nga 50 kuti. Rama 10553 vota - Basha 9522 vota

Njesia 8 – Jane numeruar 17 nga 30 kuti. Rama 4189 vota - Basha 5718 vota

Njesia 9- Jane numeruar 15 nga 41 kuti. Rama 3965 vota -Basha 44 68 vota

Njesia 10- ka perfunduar numerimi. Rama 5702 vota -Basha 6226 vota

Njesia 11- Jane numeruar 34 nga 55 kuti. Rama 6756 vota -Basha 8300 vota

KZAZ 54, NJESIA 10 PERFUNDON NUMERIMI, ENDE PA U HEDHUR REZULTATET , S'KA TABELA PERMBLEDHESE NGA KQZ

14:50- KZAZ 54 e njësisë 10 vazhdon të jetë problematike dhe ditën e sotme. Ndonëse numërmimi i të gjitha kutive të votimit për kryetar bashkie rezultatet nuk janë hedhur në tabelën përmbledhëse. Pikërisht kjo tabelë përbledhëse është bërë dhe modhë sherri për komisionerët PD e PS.

Krytarja e kësaj KZAZ 54 Jonana Bushi, e Partisë Socialiste thotë se kishin shkarkuar sekretarin e nënkryetarin e kësaj KZAZ pasi sipas saj kanë braktisur detyrën duke u larguar nga vendi i numërimit dhe deri në orën 11. 25 minuta nuk ishte paraqitur tabela përbledhëse e rezultatit nga ana e KQZ-së. Anëtarët e PS kishin propozuar që ta merrnin nga hard copy por kjo nuk është pranuar nga anëtaët PD. Nënkryetari i kësaj KZAZ, zoti Minarodhi thotë se nuk ka arsye përse të mos firmosë rezultatin pasi në këtë njësi Basha është fitues por duhen respektuar procedurat, pra të pritej që ta merrnin tabelën përmbyllëse nga KQZ.

PS i kërkon KQZ shkarkimin e komisionerëve të PD-së, ndërkohë që kjo kërkesë po shqyrtohet në këto momente nga KQZ (ora 13. 34). Në KQZ u deklarua se ka probleme teknike dhe në momentin kur të jetë gati tabela përmbledhëse do e përcjellin menjëherë.

Në njësinë nr 10 fitues është Lulzim Basha i PD-së me 520 vota në favor ndaj Edi Ramës, PS. Basha ka marrë 6226 ndërsa Rama ka marrë 5702 vota.

Pas bllokimit prej 20 orësh ditën e djeshme, numërimi ka nisur pasditen e djeshme në orën 17. 00 dhe ka përfunduar sot në mëngjes, me numërimin e 25 qendrave të votimit për kryetarin e bashkisë.Ka perfunduar numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak, ku PD kryeson me 8305 vota kundrejt 4822 votave qe ka PS.

PD: PS VONON NUMËRIMIN KU RAMA ËSHTË NË DISAVANTAZH

Partia Demokratike akuzon PS se po vonon procesin e numërimit. “Në asnjë minibashki, numëruesit e PD-së nuk kanë ndërprerë numërimin pa konsensusin e PS , e kundërta ka ndodhur me PS”- tha sot në mesditë zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj. Ajo shtoi se “Akuzat e PS-së janë të pabaza, dhe se PS kërkon të shmangi vëmendjen për të ngadalësuar numërimin në ato zona ku kryetari PS Rama është në disavantazh.

PS, KODHELI: PD KERKON TE MINOJE PROCESIN, NUK FIRMOS REZULTATIN NE NJESINE 10

Ora 14:40- Partia Socialiste akuzon nënkryetarin e sekretarin e KZAZ 54 të njësisë nr 10, që janë demokratë se kanë braktisur detyrën duke mos firmosur rezultatin. “Ky është një hap i dëshpëruar i Bershës i cili po përpiqet të minojë këtë proces numërimi”- tha Kodheli, duke bërë thirrjen se “kushdo që guxon të luajë me votën të mos e bëjë”.

Një thirrje iu drejtua nga zëdhënësja elektorale e PS dhe për KQZ “Të ndalojë së funksionuari si një vegël politike e të marrë masa që të funksionojë cdo proces numërimi e të marrë masa për numëruesit PD”

Zonja Kodheli bëri me faj PD për procesin e numërimit tepër të ngadaltë në njësinë nr 5, dhe akuzoi se po “përpiqet ta bllokojë numërimin” në këtë njësi ku kryeson Rama. Edhe gazetarët e NEWS24 raportuan për një proces tepër të ngadaltë të numërimit që po zhvillohet në njësinë nr 5. Deri tani janë numëruar 28 kuti nga 65 gjithsej.

DURRËS, PS PARA ME 1 MIJË VOTA, NUK PO VAZHDON NUMERIMI

Ora 14:35- Edhe në Durrës vijon gara e fortë mes Xhaferrajt e Dakos. Por numerimi ka nisur vetem ne mesdite. Aktualisht janë numëruar 89 kuti nga 165 që janë në total ku PS kryeson me 18442 vota kurse PD me 16942 vota.

SHKODER, NUMËROHEN 74 KUTI, KRYESON BINDSHËM PD, NUMERIMI PRITET TE MBYLLET NE MBREMJE

Ora 14:30- Në Shkodër numërimi ka vazhduar gjithë natën. Kur janë numëruar 74 kuti nga 95 gjithsej, Lorenc Luka i PD-së kryeson bindshëm me 15576 vota kundrejt kandidatit PS 9158 vota. Nga anëtarët e KZAZ nr 40 mendohet se deri në mesnatën e sotme të ketë nxjerrje të rezultatit. Ndërkohë që në bashkinë Koplik ka fituar Ramadan Dikaj i PD me 2303 vota ndaj PS Nazmi Hasajan 1843 vota. PS theu bastion të së djathtës në komunën Gur i Zi duke fituar kandidati i PS Martin Lazri.

ELBASAN, NUMËROHEN 54 KUTI, PS NË AVANTAZH

Ora 14:06-Në Elbasan është ndërprerë numërimi në mesnatë për shkak të pushimit të anëtarëve dhe rinisi sot paradite në orën 09:00. Deri tani kur janë numëruar 57 kuti nga 96, Sejdini i PS është në avantazh me 15755 vota, kundrejt PD me 14723 vota, kurse LSI me 10019 vota.

FITON PS NË POLICAN, PËRPLASEN SIMPATIZANTËT TË MAJTË E TË DJATHTË

Ora 13:10-Fitorja e PS ne zgjedhjet vendore ka sjellë incidente në qytezën e Policanit. Pasi në këtë Bashki është mbyllur numërimi i votave ku ka rezultuar fitues Adriatik Zotkaj i “Aleanca për të Ardhmen”, simpatizantë të PS, LSI e PD kanë patur grindje dhe zënka duke shkaktuar 4 të plagosur lehtë, menjehere pasi simpatizante te pS kane nisur te festojne ne qytet fitoren e partise se tyre.

PËRFUNDON NUMËRIMI, NË KORCË FITOI PS

Ora 12:00-Ka përfunduar numërimi i kutisë së fundit të votave për Bashkinë Korcë ku është shpallur fitues Niko Peleshi i PS me diferencë të madhe votash nga kandidati i PD, Andrea Mano. Sot rreth ores 12:00 ka perfunduar numerimi i kutise se 62, votat e te ciles finalizuan shpalljen e Niko Peleshit te PS. Peleshi mori gjithsej 16369 vota kurse Mano 14176 vota. Peleshi falenderoi sot qytetaret korcare per fitoren e korrur ne Korce.

DURRËS, PS PARA ME 1 MIJË VOTA, NUK PO VAZHDON NUMERIMI

Ora 11:30-Edhe në Durrës vijon gara e fortë mes Xhaferrajt e Dakos. Por numerimi nuk ka nisur ende sot paradite. Ne qendrat e numerimit aktualisht jane afruar vetem komisioneret e majte ndersa ata te djathte ende nuk kane mberritur. Aktualisht janë numëruar 79 kuti nga 165 që janë në total ku PS kryeson me 16 547 vota kurse PD me 15 472 vota.

GJIROKASTER INCIDENT NE KZAZ 25

Ora 10. 50-Në rrethin Gjirokastër kanë mbetur vetëm 2 komuna pa rezultatet.Gjatë natës në KZAZ 25 që i përket komunës Qendër Libohovë është shënuar incident. Në mesnatë kur komisionerët po numëronin kutinë e fundit, komisionerët PS kanë kontentuar rezultatin e kandidatit PD i cili kryesonte vetëm me dy vota. Numëruesit PS kontestuan 10 vota. Situata është tensionuar, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm dhe dy kandidatët PD e PS për kryetar komune. Është dashur ndërhyrja e policisë e cila pasi ka nxjerrë jashtë të gjithë komisionerët e numërimit dhe kandidatët për kryetar komune ka qetësuar situatën. Procesi i numërimit ka vazhduar pas 4 orësh ndërprerje dhe në orët e para të mëngjesit është nxjerrë rezultati ku kandidati i PD-së Genci Kociu ka fituar me 550 vota kundrejt Krenar Kullës, i PS-së me 548 vota.

ROSKOVEC FITON PD

Ora 10: 29 Në bashkinë e Roskovecit, ne Fier përfundoi numërimi sot në mëngjes dhe fitues është Gëzim Çaushi me 2308 vota i PD kundrejt kandidatit socialist.

SHIJAK E FIER FITON PS

Ora 07. 13 Në Shijak ka përfunduar numërimi gjatë orëve të natës. Në Shijak fitoi kandidati i PS-se, Indrit Buka. Në Fier fiton Zeqaj i PS, i cili mandatohet për herë të tretë në krye të bashkisë. Në Fier mbrëmë është festuar fitorja e kandidatit socialist.

Edhe në komunën Selenicë fiton kandidati PS Ferdinand Aligjoni me 1044 vota, kundrejt kandidatit PD me 376 vota.

(bs/bw/)

>> Basha: Fitorja po merr trajtë, jam në pritje të lexohet edhe vota e fundit >> Komente (20)

>> KQZ: Gjithçka është e mundur, derisa numërimi ende vazhdon >> Komenta (11)

>>Sondazhi i Gani Bobit: Basha fiton me 58.4%, Rama humb me 39.8%

>>KQZ: Deri në orën 19.00, votuan 50.9% e qytetarëve



>> Naltmadhnia e tij Princi Leka II vlerëson lart figurën e Lulzim Bashës

>> Berisha e Basha presin rezultatin në selinë e Partisë Demokratike

>> Lista e plotë e kandidatëve të zgjedhjeve të 8 majit

>> Tirana në këmbë, votë për Lul Bashën >> Komente (9)

>> Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit >> Komente (6)

>> Berisha: 8 maji është fitorja e qytetarëve

>> Topi: Qytetarët të votojnë masivisht
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi