Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:BORXHI

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BORXHI Empty Adem Zaplluzha:BORXHI

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 11, 2011 6:24 pm

Adem Zaplluzha:BORXHI Fotojaeademzaplluzha

Adem Zaplluzha:BORXHI

Ka filluar jeta
T’i kërcëllijë dhëmbët
Disi po më kërcënon për çdo çast

Kërkon prej meje
T’i huazoj ditët e mi
Kurse unë kam mbetur
Shumë i vetmuar
Në këtë pleqëri

Mua më ikën koha
Nuk kam as ditë
Për t’i dhënë dikujt hua

Asgjë nuk më ka mbetur në kujtesë
Përpos dhimbjes
Dhe krenarisë së vogël

E ti kërkon nga unë
Një
Apo dy ditë hua
E mirë
E di
Se nuk kam më kohë
të pres
Kur do ma kthesh borxhin

Edhe ashtu
Pak ditë më kanë mbetur
Që të mbyll llogaritë me vetveten
Nuk dua
T’i kem
Dhe të më ketë
askush borxh


Nga libri HIJET E NDRYSHKURA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi