Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dan Kosumi:LETER E HAPUR " PSE KOSOVARET NUK E DUAN EDVIN KRISTAQ RAMON" - Kryebashkiakun e Kryeqytetit Shqiptar, TIRANES !!! ???

Shko poshtë

Dan Kosumi:LETER E HAPUR " PSE KOSOVARET NUK E DUAN EDVIN KRISTAQ RAMON" - Kryebashkiakun e Kryeqytetit Shqiptar, TIRANES !!! ??? Empty Dan Kosumi:LETER E HAPUR " PSE KOSOVARET NUK E DUAN EDVIN KRISTAQ RAMON" - Kryebashkiakun e Kryeqytetit Shqiptar, TIRANES !!! ???

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 12, 2011 11:41 am

Dan Kosumi:LETER E HAPUR " PSE KOSOVARET NUK E DUAN EDVIN KRISTAQ RAMON" - Kryebashkiakun e Kryeqytetit Shqiptar, TIRANES !!! ??? 195630_100000618416111_5311953_n
Dan Kosumi:LETER E HAPUR " PSE KOSOVARET NUK E DUAN EDVIN KRISTAQ RAMON" - Kryebashkiakun e Kryeqytetit Shqiptar, TIRANES !!! ???



  • Të nderuar VELLEZER SHQIPTAR !!!


    (The Mayor of the Municipality of Tirana, EDI Rama hands the “Key of the City”, to artist Goran Bregoviç
    The Mayor of the Municipality of Tirana, Edi Rama hands to the Serbian-Croatian artist Goran Bregoviç “The Key of the City “, a symbol he has gifted to other political personalities such as Romano Prodi, Stipe Messic etc. Bregoviç is the first artist honored with this symbol by Mayor Rama.
    April 1, 2006)


    Ndoshta sdo ishte mire të nisë fare kete leter te stilit e hapur, por duke u perballur cdo dite me miq ne fsb. apo takim fizik me vellezerit tane nga Shqiperia nene, sapo ti prezantohesh se "jam shqiptar- kosovar", menjehere na thone " eh ju te Salos" , "ju e dooni Salon", " ju jeni me Salon", madje njehere nje diplomat yni perderisa po kalonte nga Mali i zi ne Shqiperi,kufitari i thot, " Salo eshte i juaji", duke u perballur pra ne shume raste te njejta me shtyri te shkruaj e te mos heshte.... mendja me thot se kam te bej me njerez te kombit tim qe kan vuajtur shume per te fole lirshem, jam i sigurte se e dini qka eshte fjala e lire dhe shprehja e individit, ne kete rast mikut e vellaut tuaj.
    Kjo qe kam shtuar me larte, shkeputa nga interneti eshte ne gjuhen angleze, behet fjale per kengetarin serb, Goran Bregovic, lider i rok-grupit "bijello dugme" i cili ne prill te vitit 2006 data 01, kur ishte ne Tiranen e dashur per ne Kosovaret, mbajti koncert disa ore.....dhe me kengen e tije tha qka deshti, ka share e fyer publikishte gjithe shqiptaret. ky zoteriu qe ju aq shume e simpatizoni dhe e qendisni ne flamurin e shenjte kombtar, pra, Edvin Kristaq Rama,me ate rast i pati dhuruar qelesin e qytetit te Tiranes,si mirenjohje kete qeles e kishin pranuar personalitete te larta shteterore, si Romano Prodi, Stipe Mesic etj... te ju them te drejten se ne kosovareve na ofendoi rende....sepse ne kenget e tija ai ka tekste me motive qetnike (fjala qetnik lexo: synonim per xhelatin , kasapin qe preu koka shqiptare)... textet e tija jane ofenduese per kombin tone ne pergjithesi e kosovaret ne vecanti.....dhe ky Edvini "qe se duam" ne Kosovaret ne vend se te kerkonte falje publike popullit vella ne anen tjeter te kufirit, e te pranonte se nuk e ka ditur se kujt i dhuroi qelesin e qytetit ...u arsyetua se muzika eshte art (me qka pajtohem edhe une), por ne rastin konkret ky zoteriu i qendisur nga shume ju ne Shqiperi, ne flamurin tone kombetar, kishte harruar se kengen qe e kendoi qetniku ne qender te Tiranes, thirrej " kallashnikov" qe eshte nje marsh i ushtrise serbe, ne lufte barbare kunder shqipetarve jetim mbetur nen jugo-serbosllavi.
    Me armen kallashnikov ushtari,qetniku e paramilitari serb vrau, masakroi e pushkatoi qindra mijera vellezer te Edit, vellezer te mije, vellezerit tuaj vellezer të nderuar...!!!
    Me pas lexova nje artikull ne gazeten beogradase, ku lideri i grupit muzikor Goran Bregovic ne shenje falenderimi nder te tjera thoshte; " ja e kam qelesin e kryeqytetit shqiptar Tiranes , suvenir ne shtepin time, eshte nje dhurate e Tiranes se u pelqeu shume kenga "kallashnikov" etj. ",pra edhe ai e din me siguri se kenga eshte art, por ne kete rast ai u tall me Edvin kristaq ramon, ai u tall me gjithe ate publike te shumte qe kishin dale e me duartrokitje e priten e percollen ate... !!! ....dhe per qudi une si shqiptar nacionalist qe jam,u ofendova edhe njehere, por kesaj radhe ...100 fish me shume se qdo here tjeter !!!

    Ja se cfar shkruante nje gazetare jona ato dite: Ish pjestari i grupit muzikor "Bijelo Dugme", Goran Bregoviç më 1-2 Prill vjen në Tiranë.
  • Thuhet se në Shqipëri, kjo javë ka qenë "java e Sërbisë" dhe se shumë këngëtarë shqiptarë, përfshirë këtu edhe publikun (pjesëmarrësit) në emisionin "TOP SHOW" të udhëhequr nga Alban Dudushi në TV TOP CHANNEL me ëndje kanë kënduar këngët sërbe në emisionin!
    Duket se organizimet rreth këtij koncerti janë aq të mëdha, sa të len përshtypje se jemi në një qytet Serb, e jo shqiptarë.
    "Nuk do të shkoj në koncert. Dje kam ardhur nga Tirana dhe të them të drejtën jam zhgënjyer.
    Po ta shohsih gjithë atë organizim aq të madh rreth koncertit, të krijohet përshtypja se në Tiranë po vjen U2-ja, e jo Goran Bregoviç.E di që muzika duhet të ndahet nga politika, por mendoj se është ende herët për një gjë të tillë",
    flet e irrituar Teuta Beselica nga Prishtina (Gazeta FAKTI)

  • Ja se cfar shkruan nje vella yni ne FORUMIN SHQIPTAR me nofken POETI !!!
  • Do të doja të dijë se si do të vepronit në këtë rast, ju që e përkrahni këtë koncert dhe që thërritni të jeni pjesë e tijë, sikur ndonjë nga të afërmit tuaj, apo ndonjë nga familja juaj e ngushtë të kishte qenë pre e hordhivë serbe në Kosovë, sikur ndonjëri nga ju të kishte parë se si i nxjerren sytë fëmiut dhe detyrohet babai që ata sy ti gëlltisë, sikur të kishit parë se si dhunohet gruaja apo motra juaj para syve tuaj dhe të të tjerëve, sikur të vritej nëna, babai apo vëllau juaj nga sërbët, sikur të ndiqeshit edhe ju duke lënë fëmijët prapa që ti shkelin autotanket serbe, sikur gjatë tërë këtyre veprimeve të dëgjonit serbet duke kënduar (edhe këto këngë që do ti dëgjoni në koncert) dhe duke u dehur me raki, sikur pas kthimit në shtëpi të konstatonit se gjysma e anëtarëve tuaj janë zhdukur (dhe ende nuk u janë kthyer kufomat nga Serbia), sikur të gjenit tërë pasurin tuaj të krijuar me vite të djegur e të shkatërruar, sikur…ka edhe shumë të tjera, vallë do të shkonit në koncert. Mos më thuani se muzika nuk njeh komb, sepse nuk është e vërtetë, mos më thuani as se këto dallime duhet të tejkalohen, sepse me dhembjen që shqiptarët kanë (ata që vërtetë janë shqiptarë) nuk mund ta tejkalojnë dhe nuk mund ti harrojnë plagët të cilat u janë shkaktuar, nuk mund të pajtohen kurrë me atë që ju pretendoni të na e servoni me këtë rast. Jam i sigurtë se sikur para jush të paraqiteshin psh. “Etno Engjujt” do të kishin më pakë vizitorë se tani për këtë koncert, apo ka vdekur kombëtarizmi në Shqipëri, apo ka tretur gjaku i Skenderbeut, apo janë harruar porositë e Naimit dhe të Ismail Qemalit, është shtyrë në një qoshe porosia e Hasan Prishtinës, apo është harrura kaq shpejtë sakrifica e familjes Jashari të Prekazit, apo është shuajtur kujtimi për mbi 10.000 të vrarë e të masakruar anë e kënd Kosovës.

Edhe një gjë do të iu them: Kurrë mos mendoni se e keqja mund të harrohet, kurrë mos pritni të jeni të përkrahur në “demokracinë” tuaj, kurrë mos logaritni në shqiptarët nga Kosova që do të jenë pjesë e lojërave tuaja “demokratike’ sepse ende plagët na kullojnë gjak, ende para syve na dalin figurat e fëmijëve tanë të djegur, ende na rrjedhin lotët (dhe nuk do të thahen kurrë) për ata që i kemi humbur, ende jetojmë në pritje të atyre që nuk janë as si kufoma në mes nesh, ende nënat rrisin jetima që të tillë shkjau i bëri, ende vajzat e mbetura nën kurorë presin kthimin e të dashurve të tyre, ende…
Përfundimisht do të dëshëroja që kurrë, ama kurrë askush që veten e ndjen shqiptarë të mos i përjetoj ato që përjetuam ne, kurrë të mos ballafaqohet me krimet që i kemi parë ne dhe kurrë të mos harroj se çfarë i ka ndodhur vëllezërve dhe motrave të tyre në Kosovë.
E ju shkoni në koncert, argëtohuni sepse nuk iu dhemb askund, nuk keni asnjë plagë, dëgjoni muzikën serbe, por kujtohuni se në të njejtën gjuhë kanë kënduar serbët që na vrisnin, që na dhunonin, që na masakronin, që na digjnin…
Bashkimi kombëtarë nuk bëhen me kësi lloj ndarjesh, nuk bëhet duke e përqeshur dhembjen e vëllezërve dhe motrave tuaja.

__________________
Dituria e cila nuk ndahet me te tjeret eshte e paditur!!!


  • E thash qe ne fillim se ndoshta do ishte me mire te mos shkruaja fare lidhur me kete teme , por u habita kur pashë ne profilin e FSB. edhe te nje mike imja e cila me keqardhje e pranoi se nuk e kishte ditur se nuk e kishte njohur ghuhen...etj, si dhe te shume tjere keto dite shume postere ne profilet e tyre, ku "heroin e tyre " e kishin stolisur si "Skenderbe" ne zemer te flamurit tone te ujitur me gjakun e tyre bijet e bijat me te spikatura te kombit ne beteja e ne fitore mijevjeqare.....!!!
    ....Ok , e thash mendimin tim, ky eshte opinioni im, dhe i shume shqiptareve qe kane dijeni per kete akt te shemtuar te Edvinit.....!!!
    Ja pra pse ne kosovaret "se duam" Edin tuaj te famshem....sepse pas gjithë atije gjaku qe u derdh per Shqiperine Etnike, per ti kethyer nderin SHQIPNIS, sepse nuk mundet te jete i emancipuar e i kulturuar nje komb, kur kembe e duar e gjymtyret i ka te copetuara, kur pjese te kombiit jetojne per te mbijetuar ne roberi....po vellezer te nderuar, bijet dhe bijat me te mira te kombit, erdhen nga te gjitha anet e botes, pa dallim ku ka shqiptar, dhe me gjakun e tyre, i falen jeten LIRIS SE KOSOVES MARTIRE DHE I KETHYEN NDERIN SHQIPNIS !!!

    NE POPULLI I KOSOVES E DUAM SEJCILIN SHQIPTAR KUDO QOFTE AI, POR KA ARDHUR KOHA QE TE VETEDIJESOHEMI, TE DIJME TI SHOHIM GJERAT REALISHTE, TE JEMI KRITIK NE PERIUDHEN QE PO KALON KOMBI SE FUNDI, DUHET TE BASHKOHEMI SI NJE GRUSHT, TE BEJME ATE QE SOT DUHET BERE, SE NESER DUHET T EBERE TE NJEJTEN PUNE POR ME SHUME RREZIQE E VESHTIRESI.....PSE PRA TE MOS E BEJME SOT ATE QE DUHET DHE E KEMI BORXH TA BEJME...!!!
    RRNOFT SHQIPPERIA ETNIKE NATYRALE

Ju falemnderit
Dan Kosumi , Wels - Austri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi