Intervistë me Sabit Rrustemin:Vargjet e shpirtit ua falë lexuesve
Faqja 1 e 1
Intervistë me Sabit Rrustemin:Vargjet e shpirtit ua falë lexuesve
Intervistë me Sabit Rrustemin:Vargjet e shpirtit ua falë lexuesve
Gjilan – (2LONLINE) - Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve", të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën.
Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive. Dhe më pas krijimtaria e tij rrjedhë. Rrjedhë tutje duke bërë që prurjet e tija të kenë vlerë.
Dikur tek mbante në duar librat e Naimit, pyeste veten në heshtje. “A mund të shkruaj dhe unë një varg, një libër”. E sot!. Sigurisht ka të tillë që tek lexojnë vargjet e tija, pyesin veten e tyre me të njëjtën pyetje.
Fjala është për krijuesin Sabit Rrustemi. Ai pa përtesë i përgjigjet një interviste për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, dhe enkas për lexuesit e këtij Portali ofron edhe një poezi premierë të cilën e keni në fund të intervistës. Lexim të këndshëm.
2LONLINE: Kur e takuat përherë të parë me vargun poetik tuajin. çfarë i thatë njeri-tjetrit ?
Rrustemi: Ishte fillimi i viteve shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Jo dhe aq moti…Sapo kisha dalur nga një librari e Gjilanit, aty në këndin përballë Xhamisë së Madhe. Në dorë mbaja dy veprat e Naimit, “Bagëti e Bujqësinë” dhe Lulet e verës”. Nuk ju besoja syve tek i mbaja në dorë kah ecja pas babait tim në drejtim të tregut të kafshëve e të druve, që atë kohë ish tek Stacioni i sotshëm i autobusëve. A mund të shkruaj dhe unë një varg, një libër”, pyesja në heshtje. Një zë I brendshëm më thoshte, “pa provoje”. Nga ajo kohë, zura ta shtrydhë përditë veten, nga pak. Përditë…dhe, më duket se ende ka mbetur shumëçka pa u shtrydhur prej meje, ani pse vetën nuk e kam kursyer, gjithaq.
2LONLINE: Nga e merrni frymëzimin për ta nxjerrë në dritë vargun e këndshëm të poezive tuaja ?
Rrustemi: Frymëzimi nuk vjen krejt rastësisht, siç thuhet nganjëherë. Duhesh që më parë t’i hapësh kanatat e imagjinatës që i ndrynë thellë në vete. E, nganjëherë, harron për t’i shkundur, për t’i lënë hapëkrah. Pastaj, kërkon, kërkon, kërkon…dhe kërkimet të endin që nga nina-nana e prehrit të nanës deri tek ai Planet i Andrrës. Në këtë udhë sa të gjatë e të paarritshme, mbetesh gjithnjë duke ecur, diku duke ngecur, E, sërish merr veten. Dhe, ecën e ecën. Në ecje e sipër, dikush të sheh vëngër, dikush dhe të buzëqesh. Buzëqeshja jep kurajo në të ecur…Po, edhe lehja e qen’ve nuk të le për t’u ndalur.
2LONLINE: Kush strehohet më tepër në vargun tënd?
Rrustemi: Vargu është i hapur, është i lirë. Varet kujt i trokas a, më troket. Ai është aty, dokumenti më autentik i vetes sime. Kanë gjetur vend aty ëndrra atdhetarie e dashurie...po, mua më takon t’i pres e t’i trajtoj si duhet. Të tjerët i bëjnë evidentimet “ e të të strehuarve”, vlerësimet e kështu...
2LONLINE: Çfarë keni botuar deri më tani dhe me çfarë karakterizohet krijimtaria juaj letrare, me pakë fjalë ?
Rrustemi: Detyrë e ime është për të shkruar dhe, publikuar. Ç’është e vërteta, këto dy procese as kanë qenë e, as janë të lehta. Shoqërohen me plot sfida…sidomos tek botimet. Punën e të shkruarit nuk e kam shumë problem. Pos, kur më ndalet rryma a, bie rrjeti. Se, tash më s’ po përdorë atë makinën e shkrimit me një markë sarajevase që m’ u dogj gjatë luftës. Po varem shumë prej kompjuterit, prej momentit që troket tek unë pas një kërkimi paraprak. Botimi është çështje në vete, sot. Për fat të keq, më shumë po bëhet barrë e atyre që shkruajnë se sa e atyre që duhet ta nxisin dhe stimulojnë botimin. Megjithatë, anise me ndërprerje, kam botuar disa vëllime me poezi, që nga viti 1990 e këndej. U nis me përmbledhjen “Ku i la lisat era” që priti 9 vite në sirtarët e “Rilindjes” shkaku i ndalesës që m’u bë në fillim të viteve tetëdhjeta...e vazhdoi më pas edhe me disa përmbledhje tjera, si. “Besoj në një diell”, “Natyrë me vaj”, “Variacione për lirinë”, “Ëndrra që puthet”, “Paqja e brishtë”, “Shiu i buzëve tua” dhe “Nën qerpikun tënd”. Për t’ mos i hyrë në hak dhe prozës, në këto vite kam botuar dhe dy përmbledhje tregimesh, një në Shkup (Pika e Zezë) dhe një në Prishtinë (Maska e mysafirëve), përfshirë këtu dhe prozën dokumentare, “Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës”. Po, kam dhe vëllime të pabotuara. Në punëtorinë time krijuese presin së paku dhe tri vëllime me poezi dhe një me tregime për t’u botuar...
2LONLINE: Çfarë lexoni ju përkatësisht çfarë ja vlen të lexojë sot një lexues pasionant i vargjeve të shpirtit (poezisë) ?
Rrustemi: Nga leximi nuk jam shkëputur që nga bankat e shkollës e këndej. Po, tash, jo çka më bie në dorë , e lexoj. Dihet emrat kulmor të letërsisë botërore, pa e anashkaluar asnjëherë letërsinë shqiptare, me përparësi këtu, baladat dhe legjendat tona…po, kam pakëz një hendikep të vogël…atë bibliotekën e dikurshme që kisha, ende jam larg për ta rikthyer. Sepse dhe ajo, u dogj bashkë me shtëpinë gjatë luftës së fundit…Shtëpia u ribë sërish, u ngrit. Po, jo krejt librat u rikthyen. Më mungojnë shumë nga ato që I kisha…
2LONLINE: Një pyetje me pak rimë: Një tezgë librash përplot/ shumë pak vlera e më shumë kot! Komenti juaj ?
Rrustemi: Për fat të keq…nuk ka kritere rreth botimit…nuk ka vlerësime paraprake. Mendoj gjithnjë në vlerësime të anës artistike se, cila i përmbushë kriteret e cila jo për t’u botuar. Prandaj, edhe e kemi hutuar pakëz lexuesin. Ai, tashmë i beson ma shumë shkrimtarit që e njeh më mirë. Sot, jo kush shkruan mirë por, kush ka, boton. Dhe, kjo nuk e ndihmon, nuk e avancon letërsinë. Një shembull I këtij anarkizmi në fushën e botimeve janë dorëshkrimet e mbetura të shkrimtarit Beqir Musliu. Vlera kulmore të një letërsie presin në një dhomë të vockël të Prishtinës e, kush nuk ua shkund pluhurin, Ndërsa në anën tjetër derdhen dhjetëra mijëra eurosh për ribotime të iks personit vetëm për shkak se I shkon në favor këtij apo atij krahu politik.
2LONLINE: Mund të flasim për krijimtari letrare në Anamoravë që të tjerëve mund t’ua ofrosh si vlerë ?
Rrustemi: Pse jo. Anise letërsia është një dhe e pandarë nëpër krahina. Por, edhe kjo anë I ka dhënë e po i jep shumë letërsisë sonë. Po përmend këtu emrat si Beqir Musliu ( që anët tjera nuk e kanë një të tillë) pastaj Mirko Gashin e Rexhep Elmazin ( në poezi), Ali Huruglicën (emblemën e poezisë për fëmijë) që nuk i kemi më në mesin tonë fizikisht. Por, edhe Musa Ramadanin, Ibrahim Kadriun, Ramadan Musliun…përfshirë këtu dhe emrat që sot po sjellin vlera si, Avdush Canaj, Aziz Mustafa, Nexhat Rexha, Albinë Idrizi, Sarë Gjergji, Nuhi Ismajli, Xhevat Latifi etj.
2LONLINE: A kemi kritikë letrare Sa jeni të kënaqur me trendët e zhvillimit të kritikës letrare tek ne ?
Rrustemi: Nuk jemi pa kritikë letrarë. As pa emra kritikësh, si Ramadan Musliu, Emin Kabashi, Prend Buzhala... madje kemi edhe një brez kritikësh të rinj si Kujtim M. Shala, Nusret Krasniqi, Vehbi Miftari, Xhavit Beqiri, Nexhat Rexha, Nuhi Ismajli, Flamur Maloku... Por ata, janë të pastimuluar sa duhet , besa pak edhe të rezervuar, të mbyllur sa s’duhet nëpër qarqe letrare, them. Është koha , e do dhe rendi të shikohet e vlerësohet edhe çka botohet jashtë Prishtine. Këta emra dhe të tjerë që s’ i përmenda, duhet të jenë më të angazhuar edhe shkaku i jovlerave që kanë vërshuar. Si dhe të mos hezitojnë për të thënë se, ky libër është i mirë, ky libër nuk bën... Kam dronë se ma shumë po na imponohet (gjë që dua te kem gabim), një kritikë me porosi, një kritikë që sponsorohet nga autorë dhe interesa të tjera se që nxitet nga vlera. Kemi libra mjaftë të mirë në poezi që ende s’ janë vërejtur nga kritika, siç kemi dhe në prozë. Shtëpitë Botuese ( përjashto këtu Kompaninë “Koha”) ma tepër fokusohen për të bërë numra se sa për të afirmuar vlera duke angazhuar dhe stimuluar këta kritikë. Gjë që pres ta bëjnë, edhe në të mirë të tyre po, para se gjithash, të letërsisë. Po, megjithatë, një vazhdimësi është mbajtur edhe në fushën e kritikës. Por, ne, kurrë si sot, nuk kemi pasur më shumë nevojë se sa për një kritikë të mirëfilltë.
2LONLINE: Të flasim pak për të rinjtë. Sa mendoni që rinia e sotshme me këtë trendë të zhvillimit është e interesuar për të lexuar libra, sidomos ato me poezi ?
Rrustemi: Nëse i besojmë Portalit më të madh në botë, tash për tash, Facebookut, ata edhe shkruajnë, edhe lexojnë. Po, edhe e kanë afirmuar dhe i kanë bërë e po i bëjnë marketing të mirë letërsisë. Aq sa thua nganjëherë, nuk ka njeri që s’ shkruan madje një varg, një poezi a dhe një rrëfim...Unë, mund të veçoj këtu dy emra që po imponohen nga Gjilani, bie fjala, Avni Rudakun e Linditë Ramushin...ose nga Prizreni, Ndriqim Ademaj...dhe, jo vetëm këta ! Interesim ka. Madje edhe mëtim për trende të reja në letërsi...
2LONLINE: Për të tërhequr lexuesit e rinj a mos duhet vargun për patriotizëm, dashuri, kushtrim, elegji... ta zëvendësojmë me vargun për rok&rap, seks, drogë... ?
Rrustemi: Jo...vetëm duhet t’i shmangemi përsëritjes, kërkimit të figurës së munguar...që edhe po ndodhë tek tuk dhe, kërkimit të temave që deri vonë kanë qenë tabu. Bie fjala, hapja më e madhe e ndjenjës sonë para publikut...po, gjithnjë duke e veshur dhe me figurën. Sepse, letërsinë krejt cullak, nuk e pëlqejnë as të cullakuarit. Secili ka dëshirë të shoh diçka përtej asaj që fshihet mes vargjesh.
2LONLINE: Jen i në krye edhe të Klubit letrar Ars Club “Beqir Musliu”. Sa po arrin me ngjallë jetën kulturore në Gjilan.
Rrustemi: Thjeshtë, po përpiqemi të afirmojmë vlera, emra, edhe përmes kësaj veprimtarie ku janë tubuar një numër shkrimtarësh, jo vetëm të kësaj ane. Nëse arrijmë ta japim një Çmim letrar me emrin e Beqir Musliut dhe atë për vite me radhë, të ideojmë dhe organizojmë një Manifestim letrar si “Vjeshta letrare e Gjilanit”, të botojmë dhe një revistë, sado rrallë, një herë a dy në vit,... tri botime të reja letrare, të ideojmë dhe manifestime të reja si këtë që e kemi në vijim “Trekëndëshi Poetik I Paqes”, do të thotë se nuk po rrimë kot. Po shkruajmë dhe po e afirmojmë atë që ne mendojmë se është vlerë dhe është mirë për ta ditur publiku, lexuesi. Prandaj po trokasim, jo vetëm me vargje po, edhe me veprime afirmuese të vlerave. Veç se na duhet një mbështetje më e madhe institucionale për të bërë dhe më shumë. Se, kjo edhe po kërkohet...
2LONLINE: Cili duhet të jetë roli i një krijuesi në shoqërinë tonë ?
Rrustemi: Është temë në vete, roli i krijuesit në shoqëri. Por, ai para se gjithash duhet të jetë dhe kultivojë letërsi humane, të pavarur dhe të bëj si duhet punën e tij profesionale. Kjo, mendoj se më së miri i ndihmon edhe shoqërisë. Nëse ai nuk heshtë dhe nuk bëhet servil e servis i politikës së ditës.
2LONLINE: A po ia zë frymën politika, burimit të vargjeve poetike tek shpirti i poetit?
Rrustemi: Politika është presion i vazhdueshëm, presion i përditshmërisë sonë, thuaja dhe, këtu përfshihet dhe krijuesi. Megjithëse, ai i miri, krijuesi i mirëfilltë, këtë presion politik mund ta përdorë dhe si material të vetin, si lëndë të parë në laboratorin e tij krijues. Unë kam provuar në këtë drejtim.. kam dhënë dhe shembuj....ju takon të tjerëve ta vlerësojnë!
2LONLINE: Cilën poezi do ta ja falesh fundit të kësaj intervistë që lexuesit e Portalit “2lonline” të kenë mundësi “të shkrihen” në të ?
Rrustemi: Unë, si t’i nxjerr nga shpirti im, ua fali të gjitha...ato ju takojnë më pas, më shumë lexuesve. Dhe, nuk mund t’i veçoj...megjithatë po ua përcjell atë që posa e shkrova, si premierë:
VALS ËNDRRE
Në agun e këtij mëngjesi
Hyra në dhomën tënde
Përmes një ëndrre
Ti shkunde atë mbulesë nate
E më struke brenda vetes
Nën vrushkujt e dashurisë
U humbëm fare
Harruam në ç’planet jemi
Përmes valsit të lumturisë
Herë në kopshte e edeni
Herë në roga Çepuri
Kahmos kjo ëndërr na shpuri
Për atë qiell
Vend s’lamë pa prekur
Ëndrra jonë ende s’ka tretur
Syve të buzëqeshur
Le t’ pushojë dhe pak gjumi
Sa të zbres në tokë i Lumi
( 11 maj 2011, 8:35)
Një letërnjoftim i shkurtë i krijuesit
Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Jeton në Zhegër.
Veprat
"Ku i la lisat era" Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
"Besoj në një diell", Fjala 1992 Prishtinë.
"Variacione për lirinë", Rilindja, 1997, Prishtinë.
"Ëndrra që puthet"", poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
"Pika e zezë"", përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
"Maska e mysafirëve"" SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
"Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës", prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese "Plejada" botues, Beqir Musliu.
"Natyrë me vaj", album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
"Paqja e brishtë", bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
"SHIU I BUZËVE TUA", bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
"ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
"NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
"I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009
Në dorëshkrim
“E deila zgjatë ëndrrën”(poezi)
“Përtej një vetëtime”(poezi)
“Zjarrmi e kthjelltë” (poezi)
“Frutat e pashijuara të një stine” (tregime)
https://www.facebook.com/video/video.php?v=10150179778054077&comments#!/notes/shaban-cakoli/vargjet-e-shpirtit-ua-fal%C3%AB-lexuesve/209831955715549
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nehat Jahiu: Vargjet t'i puthëm
» Lediana Kapaj: Vargjet e dhimbjes!!!
» Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:JETA
» Afërdita Nikqi:Ku mbetën vargjet
» MARK KRASNIQI:VARGJET E MIA
» Lediana Kapaj: Vargjet e dhimbjes!!!
» Nga vargjet e Bashkim Buxhovit:JETA
» Afërdita Nikqi:Ku mbetën vargjet
» MARK KRASNIQI:VARGJET E MIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi