Adelina Ismaili, koncert në New York
Faqja 1 e 1
Adelina Ismaili, koncert në New York
Adelina Ismaili, koncert në New York
Ka kohë që nuk na ka befasuar me ndonjë klip të ri pas publikimit të këngës “Urdhër i ri Illyric”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj dhe mbarë publiku shqiptar për look-un trendy dhe përmajtjen muzikore mjaft moderne, me një tekst intrigues në aspektin kombëtar. Por, Adelina nuk ka ndaluar së punuari me projektet e mëdha në Europë, të cilat është duke i përgatitur dhe për të cilat si duket duhet më shumë kohë në tregun e huaj, e jo si tek ne që albumet muzikore realizohen çdo 3 muaj. Duke dashur të jetë sa më afër fansave të saj, Adelina realizoi gati çdo javë koncerte në mbarë Europën nëpër diskoteka shumë të njohura europiane dhe me suksesin e mbi një mijë biletave të shitura përmbylli turneun europian, i cili zgjati dy vjet e gjysmë. Rrallëherë është shoqëruar nga ndonjë koleg i saj, ndërsa në të shumtën e rasteve ka bërë koncerte solistike, pasi nuk i duhen as valltarët, kur skenën e ekzalton vetë këngëtarja, e cila përveç duartrokitjeve, nuk mund të largohet prej skenës nga dashuria e përcjellë me brohoritje që kanë fansat ndaj saj (kjo gjë e dëshmuar në shumë xhirime të cilat gjenden edhe në Youtube). Megjithatë, Adelina Ismajli si duket është duke përgatitur një projekt gjigant, i cili po mbahet në fshehtësi të plotë. Por, më mirë le të presim, derisa këngëtarja vetë të shpalosë të rejat e saja një nga një. Të ndalemi pak tek organizimi i koncerteve të saj, aty ku arritëm të zbulojmë disa fshehtësi. Eventi do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një sallë ku mbajnë koncerte vetëm yjet e njohura botërore. A është e mundur që për Adelina Ismailin dhe 50 Cent apo Rihanna e Sir Paul McCartney të përkujdeset e njëjta kompani botërore? Këtë sigurisht e konfirmon publiciteti i koncertit në Nju Jork, ku qartë shihet se Adelina do jetë hiç më pak se në Highline Ballroom, vend ku këta yje botërorë që përmendëm, kanë kënduar më parë. Heshtja e Adelinës kohëve të fundit na bën të besojmë që “loja e madhe” e Adelinës ka filluar të “luhet”. Përderisa pëshpëritet që projekti i radhës, i cili se pari do lançohet në Europë dhe Amerikë, po mbërrin, Adelina nuk ngurron të shfaqet në koncerte humanitare shqiptare, të arrijë të grumbullojë afër 300 mijë fansa në rrjetin social Facebook dhe bindshëm të jetë më e votuara për “Hot këngëtarja/verë 2011″ në një televizion kosovar, duke lënë prapa shumë kolege që mendohej se aktualisht gëzojnë popullaritetin më të madh në Kosovë. Çfarë po mbron Adelina me heshtjen e saj? Kontratë me ndonjë kompani gjigante muzikore? Bashkëpunim me ndonjë yll botëror? Publiciteti i turneut të Adelinës në të njejtën faqe me publicitetin e koncerteve europiane të 50 Cent, e bën heshtjen e saj shumë tensionuese për fansat, të cilët tashmë kanë filluar publikisht të shfaqin mosdurimin e tyre për një përsëritje të turneut të Adelinës këtë verë në trojet shqipfolëse. Pra, të shohim se çfarë do të përgatisë Adelina këtë radhë për ne, po ashtu edhe publikut europian, ku flitet që projekti i Adelinës do të lançohet fillimisht atje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mustafa Ismaili:MERGIMTARI
» Mustafë Ismaili-Fjala e Nënës!
» Djana Ismaili: Donzhuani i endrave te mia.
» Mersel Ismaili: Ta njohim Çamërinë
» Genta Ismaili deperton ne tregun amerikan te muzikes
» Mustafë Ismaili-Fjala e Nënës!
» Djana Ismaili: Donzhuani i endrave te mia.
» Mersel Ismaili: Ta njohim Çamërinë
» Genta Ismaili deperton ne tregun amerikan te muzikes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi