Shqiptarja LiNa një princeshë për muzikën pop-dance në Austri(Intervistë)
Faqja 1 e 1
Shqiptarja LiNa një princeshë për muzikën pop-dance në Austri(Intervistë)
Shqiptarja LiNa një princeshë për muzikën pop-dance në Austri
Lajmet nga komuniteti shqiptar në Austri i kemi të rralla, e rreth talenteve muzikore pothuajse inegzistente, ndaj dhe ju mund ta kuptoni habinë time kur në listat e këngëve më të dëgjuara në vend renditej dhe një këngëtare e re me emrin LiNa e cila dalëngadalë po pozicionohet mirë në tregun muzikor vendas e në bashkëpunim me producentin e njohur Josef Mantl po tenton më gjërë. Në një konkurs të organizuar nga kompania JMC në të cilin morën pjesë me qindra talente nga mbarë Austria, ishte pikërisht LiNa ajo e cila do të përzgjidhej si fituese dhe do të nënshkruante kontratën muzikore më këtë kompani e cila sot synon ta shndërroj në princeshën e muzikës pop-dance. Fillimi duket i mbarë,kënga debutuese ''Key Robot'' po seleksionohet mirë në hitparejdet vendase dhe planet kanë filluar për një singël, album të dytë dhe një vizitë në Shqipëri...
Lina përshëndetje, si po ja kaloni! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë po punoni?
Faleminderit Elbino! Ndihem shumë mirë dhe aktualisht jetoj në Austri ku po punoj për karrierën time muzikor dhe po studioj shumë në të njëjtoën kohë.
Urime për këngën ''Key Robot''. Shikoj që është pritur shumë mirë në Austri...
Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur për hapat e parë, pavarsisht se të vegjël që po hedh në muzikë. Udhëtimi sapo ka filluar dhe rruga e muzikës më çon drejt një ndjenje lumturie dhe kënaqsie të papërshkrueshme.
Si u përfshit në muzikë?
Që prej fëmijërisë kam pas kënduar në shkollë dhe në shumë koncerte të vogla për fëmijë në qyetetin tim. Vura re se muzika do të ishtë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe kjo tingëllon mëse e vërtetë tani që po bëj pjesë në një projekt shumë të madh muzikor për të cilin jam duke punuar shumë.
Tani që ju ka prirë suksesi në muzike i vazhdoni ende studimet?
Ende vazhdoj me studimet dhe do më duhet të shkoj në universitet dhe për disa vite të tjerë,sepse mjeksia kërkon shumë kohë dhe vëmendje.Tashmë që po i dedikoj shumë kohë dhe muzikës e kam pak të vështirë që të fokusohem vetëm në studime, por sidoqoftë po ja dalë mbanë dhe kam arritje të mira në të dyja fushat.
Si ndihen prindrit tuaj tani që po i dedikoheni profesionalisht muzikës?
Sigurisht që ndihen mirë dhe krenar për mua. Mendoj se të gjithë prindrit do ndiheshin të lumtur të shikonin fëmijët e tyre të realizonin ëndrrat.
Muzika Dance është shumë e pëlqyer në Europë, çka e bën dhe më të vështirë depërtimin në këtë treg. Kush ju ka ndihmuar për të gjëtur suksesin dhe për të qën këngëtarja që jeni sot?
Patjetër! Mendoj se një njeriu gjithmonë do ti duhet që të përjetojë dhimbje të mëdha për të arritur diçka të mrekullueshme. Na duhet të luftojmë për ëndrrat tona,dëshirat dhe për një të ardhme më të mirë.Gjithmonë do jetë dikush që do jetë më i mirë se ty e dikush që është më keq se ty, e rëndësishme është që të jetosh e të gëzosh për atë që ti po punon, për pasionin tënd. Mua më ka ndihmuar shumë ekipi i JMC drejtuar nga Josef Mantl i cili është dhe menaxheri im e njëkohësisht dhe përkrahësi im më i madh. Janë duke bërë një punë fantastike!
Cilat janë planet pas ''Key Robot''? Ndonjë këngë apo video të re?
Jemi duke punuar për realizimin e dy këngëve të reja dhe sapo kemi përfunduar singlën time të dytë e cila do publikohet së shpejti dhe titullohet ''Let the Party Rock''. Momentalisht jam e pronotuar për të kënduar në shumë koncerte këtu në Vjenë, por ndërkohë po përgatitemi dhe për videoklipin tim të dytë.
Familja juaj është larguar prej Prishtinës që prej 1998, a jeni rikthyer më pas?
Po! Sigurisht që jam rikthyer shumë, shumë herë. Kemi kaluar pushime shumë të bukura jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri si në Gjirokastër,Sarandë e meqë ra fjala më ka marrë malli shumë.
A do kemi rast të ju dëgjojmë të këndoni në Kosovë apo Shqipëri së shpejti?
Unë dhe z.Manl jemi duke menduar dhe punuar që një gjë e tillë të ndodh dhe jemi të sigurt se së shpejti do e kemi këtë rast.
Në fund, do desha të ju falenderoja për kohën dhe sinqerisht ju uroj më të mirat për juve dhe karrierën tuaj muzikore.(Sh)[/url]
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çdo gjë që ka të bëj me muzikën
» Krasniqi: Gold AG, lëre muzikën!? (VIDEO)
» Demir Krasniqi:GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPE
» Vikena Kamenica: Sekreti im në Austri
» Shqiptarja e re në mbrojtje të islamit radikal
» Krasniqi: Gold AG, lëre muzikën!? (VIDEO)
» Demir Krasniqi:GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPE
» Vikena Kamenica: Sekreti im në Austri
» Shqiptarja e re në mbrojtje të islamit radikal
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi