Demir Krasniqi:GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPE
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi:GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPE
Infektimet
në kulturën tonë shpirtërore:
GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPE
Në traditën e kuzhinës popullore shqiptare , të gjitha gjellët dhe specialitetet tradicionale përgatiteshin ekskluzivisht nga burimet e prodhimeve vendore .
Është interesante të ceket një realitet absurd
i kohës, sidomos në Kosovë, kur në tokat tona kultivoheshin me bollëk të gjitha
drithërat, pemët, perimet dhe mishi i bagëtive vendore , nga të cilat përgatiteshin
ushqime të lloj-llojeve cilësore, duke filluar nga gatesat, specialitetet
vendore, gjellët e ndryshme e deri tek specialitetet e mishrave .
Mirëpo, e tërë kjo begati e
specialiteteve vendore , në aktet finale kur bëhej fërgimi i tyre, sikur mbetej
i gjymtë dhe pa shije , po qe se në mëlmesa nuk i qitej edhe biberi e vegeta !
Këto dy specialitete me decenie të
tëra, madje diku – diku edhe sot , importoheshin nga jashtë, sepse në Kosovë
nuk prodhoheshin?!
Ta
zëmë, biberi tradicionalisht është importuar nga Leskoci i Serbisë , kurse
vegeta edhe sot importohet nga “Podravka” e Kroacisë?!
Problemi
akut , me të cilin sot përballet i tërë nënqielli shqiptar, është e
ashtuquajtura “Kuzhina e muzikës popullore shqiptare” , të cilën përpos
begative natyrore vendore, e ka kapluar një virus shumë i rrezikshëm infektues
dhe shkatërrues , i cili quhet “GAZEL”!
Fatkeqësisht,
“kuzhinierët” e muzikës popullore e kanë formuar një bindje se kënga dhe muzika
popullore shqiptare, po nuk i përdori “gazelet” sikur nëpër gjella – biberin ,
atëherë nuk do të ketë shije?!
Pra,
në prodhimet dhe tregun muzikor të
trojeve tona, sot lirisht mund të konstatohet se në këngët dhe vallet popullore
shqiptare , po përdoren gjella të Shqipërisë të cilat po fërgohen me biber të Azisë !
Infektimi
i kulturës sonë shpirtërore me virusin turko – aziatik të quajtur “GAZEL”, i ka
rrënjët shumë të lashta , shumë primitive dhe shumë bastarde për vlerat e traditës sonë muzikore .
“Gazelet”, si pjesë “dekorative” e këngëve dhe valleve tona, janë importuar gjatë
shekujve të robërisë, që na Perandoria Osmane, Perisa, vedet arabe e deri te
India !
Nocioni
“Gazel” në terminologjinë muzikore , ka kuptimin e një improvizimi të lirë
melodik, qoftë me zë vokal, qoftë me luajtje solistike të një instrumenti muzikor .
Teksti
që këndohet përmes improvizimit të “gazelit” është shumë i thjeshtë , herë-
herë edhe i pa kurrfarë kuptimi! Hyrja kryesore në improvizimin e “gazelit”,
zakonisht fillon me klithmat :”Aman,
aman ! Aman, medet!”
Djepi
i këngëve me “gazela” , pa dyshim se ishte Perisa (Irani i sotëm), ku sekti
fetar i quajtur “Shitë” me seli në qytetin e shenjtë Qerbela, gjatë festave të
ashureve i këndonte himne profetëve të tyre shpirtëror, ndër të cilët më së
shumti i këndohej Imam Hysenit, Hasreti Sylejmanit dhe Hasreti Muhametit .
Këta
profetë , përmes formës së improvizimeve të “gazeleve” edhe sot këndohen me të
madhe nëpër këngët popullore shqiptare, sidomos në Gjakovë dhe në qytetet ku ka
më shumë besimtarë të sektit bektashi .
Gazelet
turko- aziatike , zakonisht improvizohen nën ritmet e thjeshta dy – pjesore:
2/4, 4/4 dhe më rrallë në masën 9/9. Vija kryesore melodike ka për bazament
vallet tradicionale turke të ashtuquajtura “Çyçek”, në mënyrë që gjatë
improvizimit të “gazeleve”, të ketë mundësi edhe të vallëzohet qoftë në çifte,
qoftë edhe me “gotë mbi kokë”!
Në
anën tjetër, po qe se i dëgjojmë me vëmendje improvizimet vokale të “gazeleve”
turko-aziatike, do të vërejmë se ato improvizime fund e krye janë imitacione të
ezanëve të hoxhallarëve nëpër minare të xhamive .
Futja
e “gazeleve” në këngët dhe vallet popullore shqiptare , nuk është asgjë më
tepër se sa imitim i ezanëve të hoxhallarëve dhe nostalgji e shprehur përmes
këndimit, ndaj botës myslimane aziatike!
Interpretimi
i “gazeleve” , qoftë përmes këndimit vokal, qoftë përmes improvizimit
instrumental, nuk paraqet asgjë tjetër më shumë se sa një varfëri shpirtërore,
intelektuale, tekstuale, melodike dhe ritmike në muzikën tonë!
Aplikimi
i “gazeleve” në jetën tonë muzikore, eliminon nga skena begatitë e këngëve dhe
valleve tona tradicionale popullore , që posedojnë vlera të larta artistike ,
melodike dhe ritmike, duke u fokusuar vetëm në masat e thjeshta ritmike dy
pjesore 2/4, 4/4 dhe 9/8.
“Gazelet
turko-aziatike”, eliminojnë nga skena muzikore këngët dhe vallet popullore
tradicionale shqiptare, të cilat kanë shtrirje të madhe të diapazonit melodik,
të cilat janë të kompozuara në tempet : “Rubatto”,”Adagio”, “Lentto”, si dhe
ritmet e kombinuara në masat kohore: 3/ 4 , 5/4, 5/8, 6/8, 7/8, 8/8.
10/8.11/8,12/8,13/8, 14/8, 16/8 etj.
Në
fund të kësaj teme, pa tjetër më duhet të shtoj një të vërtetë historike, për
të cilën ndoshta dikush mund të më kritikojë, por studimi im në asnjë mënyrë
nuk mbështetet në ndonjë nostalgji ideologjike të së kaluarës sonë!
Fjala
është për epokën e sundimit monist ,kur deshëm apo nuk deshëm që ta pranojmë
realitetin, gjatë asaj kohe kurrën e kurrës nuk është lejuar që në programet e
mediumeve publike, pllaka, koncerte, festivale... të këndohen këngë me
“gazele”, të improvizohen “gazele instrumentale” dhe të këndohen këngë dylberësh , të këndohen
këngë me tekste amoraliteti të ilustruara me skena pornografike , as në
Prishtinë e as në Tiranë!
Gjilan, më 28 Dhjetor 2009. Demir
KRASNIQI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Pishtarët e parë të shkollave shqipe në komunën e Kamenicës
» Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
» Krasniqi: Gold AG, lëre muzikën!? (VIDEO)
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi-Kujtim malli
» Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
» Krasniqi: Gold AG, lëre muzikën!? (VIDEO)
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi-Kujtim malli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi