Berisha: Kryeqyteti gdhihet “blu”, Lulzim Basha fitoi Tiranën
Berisha: Kryeqyteti gdhihet “blu”, Lulzim Basha fitoi Tiranën
Berisha: Kryeqyteti gdhihet “blu”, Lulzim Basha fitoi Tiranën
Koalicioni i PD-së thellon diferencën ndaj të majtës- 140 mijë vota më shumë se koalicioni "Fajin e ka Saliu"
Kryeministri Sali Berisha, në dalje për mediat sot në mesditë, deklaroi se kryeqyteti është gdhirë “blu”, për shkak se Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, kanë fituar në Tiranë 7 njësi bashkiake si edhe bashkinë e Tiranës. Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon se qytetarët votuan për veten e tyre, ndërsa Lulzim Basha e fitoi Tiranën dhe bashkë me të zgjedhurit do punojnë për të. “Tirana u gdhi blu dhe ky është gjithashtu një shpërblim i madh jam mirënjohës qytetarëve të tiranës, 7 minibashki u fituan nga “Aleanca për Qytetarin”, pra, Tirana votoi për veten e saj, kjo është një fitore e shkëlqyer që nga 15 vitet e fundit, Tirana voti blu sepse fushata këtu u drejtua në shkallën më të lartë të qytetarisë nga kandidati Basha. E fitoi Tiranën, ky është kryeqyteti ynë. Një mirënjohje të thellë per këta të zgjedhur me të cilët do punojmë për Tiranën. Ne kemi shpallur si filozofinë tonë më të vështirën për të mos braktisur territorin e Tiranës. Ne besojmë se duhet të investojmë kudo”- u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë falenderoi të gjithë votuesit shqiptar që më 8 maj 2011, votuan dhe vlerësuan reformat e kësaj Qeverie. Ndëkohë theksoi faktin se Aleanca për Qytetarin ka marrë 140 vota më shumë se koalicioni i majtë. “Edhe njëherë në një mirënjohe të thellë për shqiptarët të cilët sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, i dhanë “Aleancës për Qytetarin”, pra vetes së tyre, 140 mijë vota më shumë se koalicionet “Fajin e ka Saliu”. Duke shprehur mirënjohje time të pakufishme për këtë vlerësim të ndershëm që qytetaret shqiptar ia bënë reformave të kësaj qeveri dhe arritjet e tyre historike në sajë të reformave dhe arritjet e këtyre reformave, që ka ecur me shpejtësi të rrufeshme në moshën dixhitale”- deklaroi kryeministri Berisha. Sa i përket mungesës së shpalljes së fituesit së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Berisha akuzoi komisionerët socialistë për bojkotim të njësisë nr. 5 ose KZAZ nr.49, si dhe përgjegjësit kryesor për mungesën e shpalljes së fituesit në kryeqytet. “Nuk është e vërtetë, ju ftoj tek njësia 5, është sekretari i kësaj njësie që ka marrë vulën dhe është larguar bashkë me komisionerët. Unë nuk arrij të gjykoj se anjëra palë të mos dojë të dijë rezultatin. Unë i kam kërkuar bashkëpunëtorëve të mi që të palajmërojnë të gjitha instancat. Cdo njeri duhet të arrijë se nuk ka të drejtën e kontestit. Nuk do gjeni një vend që ka më pak ankesa se në këtë vend. Tek ne, ankesat numërohen me gishta. KQZ nuk mund ta nxjerrë rezultatin pa i shkuar tabelat e të gjitha KZAZ-ve, ndërkohë që, tek njësia nr. 5 komisionerët socialistë kanë ikur. Në KZAZ ku ne kemi qenë në shumicë, i kanë dërguar të gjitha tabelat përmbledhëse. KQZ po pret tabelat që t’i shkojnë, në mënyrë që të shpallë rezultatin, por ajo nuk mund ta shpallë rezultatin se ka procedurën e vet. Pyet selinë rozë, e cila i ka thënë komisionerëve, “merr vulën dhe ik”, ka një arsye po cila është nuk po e mar vesh. Është KQZ që ndërhyn dhe vendos, për këtë problem”- tha më tej Berisha. Nga ana tjetër, shefi i ekzekutivit vlerësoi sistemin e numërimit si më transparentin. Ai nënvizoi se votat i numëruara të gjithë megjithëse nuk anashkaloi faktin se ka shumë për të bërë. “Votat i numëruat ju dhe mediat si në asnjë vend tjetër. Një tranparencë e pashoqe që, ne duhet të krenohemi, ne kurrë nuk duhet të kemi eufori dhe duhet të jemi bindur se kemi shumë për të bërë dhe ne jemi të aftë të arrijmë standarde. Kur të vijmë tek sitemi i numërimit do themi se është elektronik dhe më i sakti”- vijoi më tej kryeministri Berisha.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KQZ shpall rezultatin për Tiranën, Basha +81
» PD hapi fushatën elektorale, Basha kandidat për Tiranën
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta
» Basha: Ne ndryshuam Tiranën
» Basha: Ka ardhur koha për Tiranën
» PD hapi fushatën elektorale, Basha kandidat për Tiranën
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta
» Basha: Ne ndryshuam Tiranën
» Basha: Ka ardhur koha për Tiranën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi