Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen!

Shko poshtë

Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen! Empty Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen!

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 17, 2011 8:40 pm

Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen! 27955_104196199627924_100001126334218_39605_4693039_n
Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen!

Ju rikujtojme se diten e diel me daten 29 maj 2011, komuniteti fteriot ketu ne Tirane, por edhe ne qytete e rrethe te tjera, si Durresi, Kavaja, Shkodra, Vlora, Saranda, Pogradeci, por edhe nga Fterra per ata qe kane mundesi etj. do te mblidhen per tu takuar tek kodrat e liqenit Artificial ne Tirane. Takimi vjetor do behet ne forme pikniku, prandaj lutemi merrni masat e nevojshme per nje pjesemarrja sa me te gjere duke njoftuar e rikujtuar te gjithe te afermit tuaj, por ne veçanti ka rendesi pjesemarrja e te rinjve dhe femijve qe te njihen me njeri tjetrin.
Lutemi mos e neglizhoni kete takim dhe beni njoftimet e nevojshme me takime personale, me telefon, e mail dhe ne fb. per te siguruar nje pjesemarrje sa me te madhe.
Mireardheshi ne takimin e pervitshem tradicional te dashur Fteriot.

Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen! 61309_130538670327010_100001126334218_166049_8103149_n
Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen! 188766_170450449669165_100001126334218_367447_811215_n
Arsimimi në fshatin Fterra
Feksor Shkurti-NJOFTIM:Kujtesë për komunitetin fteriot këtu në Tiranë e kudo ndodhen! Arsimi_ne_fterre

Fterra është fshat me tradita të shquara arsimore. Fillesat e arsimit në Fterrë datohen në shekuj. Shumë fteriotë të mërguar në kurbet në shekullin e 19-të, kryesisht në Perandorinë Turke, u arsimuan në shkolla të mesme e të larta të kohës. Isa Hizmo arriti deri në detyrën e dekanit të Drejtësisë në Universitetin e Stambollit, ndërsa Ali Xhama, Omer Korkuti e të tjerë, deri te Hivzi Bezhani, kanë kryer shkolla të ndryshme të larta e të mesme jashtë e brenda vendit, sidomos për fenë, drejtësinë e mësimdhënien.

Shqipja

Mësimi i gjuhës shqipe në Fterrë eshte fiksuar si i dokumentueshëm në vitet e fundit të shekullit të 19-të. E sigurt është se Abetaren e parë shqipe e solli në Fterrë Isa Hizmoja në vitin 1905, ndërsa në vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar në Janinë, krahas shkollës në gjuhën turke të çelur në xhami, u mësonte bashkëfshatarëve edhe gjuhën shqipe.

Shkolla

Megjithatë, për shkak të ngjarjeve të rënda të Luftës së Parë Botërore, shkolla e parë në gjuhën shqipe u çel në Fterrë në tetor të vitit 1916, me rreth 20 nxënës. Mësuesi i parë qe Selim Gjonika, që kishte mbaruar Medresenë e Janinës e kreu dhe një kurs të veçantë për mësues.
Shkolla nisi të forcohej kur më 1922 filloi detyrën e mësuesit Neim Zani, që punoi një jetë të tërë për arsimimin e bijve të fshatit. Më 1925 u ndërtua shkollë e re dhe më 1926 në të u ulën 39 nxënës, midis tyre për herë të parë dhe 16 vajza.
Shkolla vazhdoi me ndërprerje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mësuesi Hiqmet Dusha, dëshmor i atdheut, krahas mësimit, i edukonte nxënësit me ndjenja të zjarrta atdhedashurie.
Pas Çlirimit shkolla njohu rritje sasiore e cilësore. Që më 1945 u çelën dhe kurset kundër analfabetizmit, ku mësuan shkrim e njehsim shumë gra të fshatit. Në maj të vitit 1956 çelet kopshti i fëmijëve parashkollorë. Më 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor për merita të shquara në arsim me motivacionin: “Fshat nga gjiri i të cilit kanë dalë me dhjetëra mësues, që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit në krahina të ndryshme të vendit”. Mbas ndërtimit të shkollës së re me dy kate në vitin 1968, në vitin shkollor 1968-69 çelet në Fterrë klasa e pestë dhe merr udhë arsimi 8-vjeçar. Hapen njëra pas tjetrës klasat e tetëvjeçares, duke u rritur nga viti në vit numri i nxënësve dhe i mësuesve.

Sot

Ky numër ka ardhur duke rënë vitet e fundit, për shkak të emigracionit.

Fterriotet arsimdashës

Para Çlirimit 20 fteriotë mbaruan shkollat e mesme të vendit, midis tyre 19 vazhduan ose mbaruan shkollën Normale të Elbasanit, që ishte “universiteti” i mësuesisë për kohën. Nga kjo shkollë dolën dhe Mësuesit e Popullit, bij të fshatit, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.
Fteriotët kanë qenë dhe janë arsimdashës, kanë rrezatuar arsim e dituri në të gjitha krahinat e vendit. Vetëm shkollën për mësuesi e kanë mbaruar deri në vitin 2004 mbi 130 djem e vajza. Arsimin e lartë e kanë mbaruar mbi 300 fteriotë dhe të mesmen mbi 500. Nuk gjen asnjë degë të shkencës e të dijes ku fteriotët të mos kenë dhenë ndihmesën e tyre të vyer. Prej tyre numërohen 11 Profesore e Doktorë Shkencash, si dhe Mësues të Popullit e të Merituar, pedagogë, shkrimtarë, artistë, ushtarakë, inxhinierë e ekonomistë, mjekë, agronomë etj.
Dashuria për arsim e dituri përbën një nga tiparet më dalluese të fteriotit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi