Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË

Shko poshtë

Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË Empty Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 05, 2013 5:11 pm

Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË 60825_130930680287809_3944794_n

Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË
(Elegji pas ndarjes prej saj)

Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË 1000706_540700499310823_1191113939_n
Nëna ime e shtrenjtë që kurrë nuk do të shikoj
e të takoj më në jetë
Nëna ime e dhimsur që kaq papritur u ndave
përgjithmonë nga ne,
Nëna ime e mënçur, e bukur, fjalë ëmbël, e urtë
dhe kaq e shtrenjtë
Nëna ime e dashur që jetë, gjak, shpirt e frymë
nga trupi e shpirti jot më dhe.

Nëna ime e pa harruar që më linde e më rrite me
aq shumë mundime
Nëna ime, që më edukove dhe më dhe aq shumë
jetë dhe dashuri
Nëna ime që në jetë asgjë për mua nuk kurseve
e më ke lënë kaq shumë kujtime
Nëna ime jetime, duar artë, fisnike, bujare, e qeshur,
e shpirtmadhe si rrallëkush si ty.

Lamtumirë përgjithmonë o Nëna ime e shtrenjtë unë
të thash tek varri
E gjithë bota dhe jeta në ato momnte për mua sikur
u përmbysën papritur
Ndjeva dhimbjen më të madhe të zemrës e të shpirtit
sepse u nda nëna nga djali
Shpirti jot i bukur të shkoftë dhe u prehtë në parajsë
o Nëna ime e ndritur.

Ti ke qënë, je dhe do të mbetesh kryefjala
e të gjitha fjalëve,
Ti ke qenë, je dhe do të mbetesh për mua
më e madhja dashuri
Ti ke qenë, je dhe do të mbetesh dhimbja
e të gjithë ne të gjallëve
Ti ke qenë, je dhe do mbetesh më e bukura fjalë
për mua dhe për çdo njeri.

Nënë, o më e bukura fjalë midis të gjitha fjalëve
të çdo fjalori
Nënë, o më e ëmbla fjalë në fjalorët e të gjitha gjuhëve
në të gjithë botën
Nënë, o e para fjalë që flet çdo njeri në jetë, e si të gjithë
të tjerët edhe Feksori
Nënë, o më e shtrenjta e më e madhja fjalë që mbulon
qiellin, oqeanet dhe tokën.

O’ nëna ime e shtrenjtë e xhanit dhe e shpirtit tim, 
që kurrë nuk do takohemi prapë, 
Po si na ike e na le kështu, kaq papritur e pakujtuar 
dhe me kaq nxitim 
Kur të vij tek shtëpia jonë e dashur, portën e saj
kush do të ma hap 
E kush do më presë me krahët hapur me atë të ëmblin
e të shtrenjtin përqafim ?

Jo, jo dhimbja e madhe e ndarjes nga Nëna e shtrenjtë
nuk paska të krahësuar,
Sa të jemë i gjallë ato momente thellësisht të dhimshme 
nuk do të mundem ti harroj
Me kujtimin Tënd, për nderin Tënd, për dashurinë Tënde
tash e tutje kam për të jetuar
Gjithë përkëdhelitë, mundimet e tua, fjalët e tua, duart e tua
dhe emrin Tënd do ti kujtoj.

Feksor SHKURTI
Tirane, me 05.07.3013


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Jul 05, 2013 5:51 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË Empty Serxho Hizmo:ZONJES SE NDERUAR LIRI ( GJONIKA ) SHKURTI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 05, 2013 5:46 pm

Ja dhe keto vargje te bukura per nenen tone te dashur te shkruara nga Serxho Hizmo i cili ndodhet ne emigracion ne Itali. Faleminderit shume i dashur Serxho...


Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË 1000706_540700499310823_1191113939_n

Serxho Hizmo:ZONJES SE NDERUAR LIRI ( GJONIKA ) SHKURTI
 

ALL-LLAHU punet i di
Si ti bej e si ti ndreqe
Ste beri te vuash ti 
Po te mori shpejt e shpejte

O moj Lirua - Liri
Me e mir se ti kush ka mbete
Se ishe per bukuri 
E nderuar e gjith lezet

Pese djem te gjith selvi
Te te rrojn ti kesh me jete
I ke si veten flori
Te mire siç ishe vete.

Si rahmetliu Avni 
Qe kurr sprishi fjale ne jete
Sot do ti shkosh pranë dhe ti 
Se te ka patur te shtrenjte

Te fala ti me dergove…
Dhe nje dit me pas mbarove
Te mori engjelli dhe ike 
Lulja e fundit e Gjonike

Per mua kishe respekt 
Ndofta me doje si djale
E nderuara per jete 
Te mi pranosh keto fjale

Te pese djemte te te rrojne
Te te rrojne e te te kujtojne
Dhe per jet te te nderojne 
Se ishe vertet nje ZONJE

Serxho Hizmo


 Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË 251017_532714460109427_84191639_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi